LIVE UPDATES
Bota

Kriza politike në Serbi po thellohet/ Zvicra i shet Serbisë teknologji për përgjime, Vuçiç e përdor kundër aktivistëve

Studentët dhe demonstruesit kërkojnë më shumë ata kërkojnë reforma të thella dhe shpresojnë ndryshimin e politikës në Serbi, e cila është e afërt me Rusinë, shkruan Fabian Eberhard, kryeredaktor i edicionit javor të gazetës zvicerane Blik.

3 Shkurt 2025, 10:47 Nga E. D
Kriza politike në Serbi po thellohet/ Zvicra i shet Serbisë teknologji
pamje nga protesta

SERBI- Kriza politike në Serbi po thellohet. Të martën e kaluar kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen. Ndërsa në fundjavë janë mbledhur dhjetëra mijëra demonstrues në Novi Sad, për të shënuar tremujorin e vdekjes së 15 personave nga shembja e një kulmi në një stacion të trenit në këtë qytet.

Kryeministri dha dorëheqje pas protestave të shumta, por kjo nuk ka gjasa të kënaqë lëvizjen e protestës, studentët dhe qindra mijëra njerëz të tjerë që po protestojnë prej tre muajsh. Studentët dhe demonstruesit kërkojnë më shumë ata kërkojnë reforma të thella dhe shpresojnë ndryshimin e politikës në Serbi, e cila është e afërt me Rusinë, shkruan Fabian Eberhard, kryeredaktor i edicionit javor të gazetës zvicerane Blik.

Përgjimet e regjimit të Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është kapur pas pushtetit dhe po përdor metoda jashtëzakonisht të diskutueshme në përpjekje për të ndalur protestat dhe evituar rënien e tij. Në fund të vitit 2024, organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe rrjeti investigativ BIRN njoftuan se qeveria e tij po monitoronte aktivistët dhe gazetarët. Sipas analizës së të dhënave, autoritetet serbe kanë instaluar ilegalisht spyware në dhjetëra telefona të kritikëve të regjimit, shkruan gazeta. Programet e vëzhgimit shkarkonin foto dhe mesazhe me tekst, dhe përgjonin mikrofonat e shikonin kamerat e kundërshtarëve të Vuçiqit.

Ministria e Brendshme e Serbisë dhe shërbimi inteligjent (BIA) i kanë hedhur poshtë akuzat si “të pakuptimta” dhe “të pasakta”. Por dyshimet kanë mbetur.

Teknologji spiunazhi me vlerë dy milionë franga

Hulumtimet e fundit tregojnë se qeveria serbe po mbështetet edhe tek teknologjitë zvicerane për operacionet e saj të spiunimit. Në vitin 2023, autoritetet zvicerane miratuan dërgimin në Serbi të të ashtuquajturave IMSI-catchers, me një vlerë prej gati dy milionë franga. Këto pajisje shumë të sofistikuara mundësojnë zbulimin e vendndodhjes, përgjimin dhe monitorimin e telefonave celularë. Këto janë pajisje që mund të përdoren për të lexuar Identitetin Ndërkombëtar të Pajtimtarit celular (IMSI) nga karta SIM e një telefoni celular dhe për të përcaktuar vendndodhjen e tij brenda një qelize specifike të rrjetit celular. Zakonisht përdoret në luftën kundër krimit.

Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike (Seco) konfirmoi dorëzimin e këtyre pajisjeve. Sipas zëdhënësit Fabian Mayenfisch, pajisjet e vëzhgimit u eksportuan në institucionet shtetërore në Serbi. Ai nuk ka specifikuar, por me siguri ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme apo shërbimi inteligjent BIA. Nuk dihet gjithashtu se cila kompani zvicerane e ka zbatuar kontratën.

Serbi, protestat e mëdha kundër Vuçiçit me drita celularësh dhe flamuj

Blik shkruan se shitja e teknologjisë zvicerane të vëzhgimit shtetit serb është e diskutueshme. Rregullorja për eksportin dhe ndërmjetësimin e mallrave për mbikëqyrje të internetit dhe celularëve ndalon shpërndarjen nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se teknologjia do të përdoret për shtypje në vendin e përdoruesit përfundimtar.

Sot eksportet ndoshta do të refuzoheshin

Për vendimin për eksportimin e IMSI, Seco u konsultua me Ministrinë e Punëve të Jashtme (EDA), Ministrinë e Mbrojtjes (VBS) dhe shërbimin e inteligjencës (NDB). Në fund qeveria dha dritën jeshile. Zëdhënësi i Seco, Mayenfish tha: “Gjatë shqyrtimit individual nuk kishte prova të mjaftueshme që përdoruesi do ta përdorte këtë teknologji për presione e shtypje.”

Sot ndoshta vendimi do të ishte ndryshe. Dëshmia se autoritetet në Serbi po përdorin spyware kundër kritikëve të regjimit tani janë shumë të qarta. Aktivistët dhe gazetarët u thirrën në polici për të ashtuquajturat “intervista informative”, një praktikë e kohës së komunizmit në të cilën personazhet e opozitës u morën në pyetje pa një arsye të qartë. Sipas një raporti të Amnesty International, nga policia u përdor edhe softueri izraelit Pegasus, si dhe softueri serb i vëzhgimit Novispy.

Tani ka mbetur vetëm Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po qeveris gjithnjë e më shumë duke përdorur metoda autoritare. Media, gjyqësori dhe administrata janë kryesisht nën kontrollin e besnikëve të tij. Por protestat e nisura tre muaj më parë tani po e kërcënojnë seriozisht edhe atë. Vendi është dëshmitar i demonstratave më të mëdha që nga kryengritja kundër Slobodan Millosheviqit në vitin 2000.

Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet në funksione të ndryshme që nga viti 2012, ka akuzuar protestuesit se janë nën kontrollin e shërbimeve të huaja inteligjente.

Me tërheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviç, qeveria serbe shpreson të qetësojë opozitën. A do të ndihmojë kjo sakrificë e kryeministrit? Pas dorëheqjes së tij, protestat kanë vazhduar. Lëvizja protestuese ka vetëm një fajtor për situatën në vend: Aleksandar Vuçiçin, përfundon Blik./DW

protesta ne serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj