28 Shkurt 2025, 13:43
Nga N.F
Starmer
ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ftuar dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të Bashkimit Evropian në samitin që do të organizojë më 2 mars në Londër, takim që synon të “çojë përpara” veprimet për Ukrainën dhe sigurinë, ka njoftuar zyra e tij.
Para samitit kryesor, Starmer do të jetë mikpritës i një bisede telefonike me shtetet e Baltikut dhe më pas ai do të presë në zyrën e tij presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, me të cilin do të bisedojë për luftën me Rusinë.
“Kryeministri do ta shfrytëzojë këtë samit për të çuar përpara veprimin evropian sa i përket Ukrainës – duke sinjalizuar mbështetjen tonë të palëkundur për një paqe të drejtë e të qëndrueshme, një marrëveshje afatgjatë, që siguron sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës në të ardhmen”, tha zyra e tij.
Udhëheqësit nga e mbarë Evropa, përfshirë nga Franca, Gjermania, Danimarka, Italia, por edhe nga Turqia, NATO-ja dhe BE-ja janë ftuar në samitin e Londrës që do të mbahet të dielën, shtoi zyra e Starmerit.
Starmer u takua të enjten me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe diskutoi për luftën në Ukrainë. Ai po ashtu ka ftuar në samit edhe udhëheqësit nga Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja, Finlanda, Suedia, Republika Çeke dhe Rumania.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, dhe ajo e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po ashtu pritet të marrin pjesë në samit. Starmer po ashtu pritet të mbajë takim të ndarë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, para nisjes së samitit.
Zyra e kryeministrit britanik tha se samiti në Londër do të vazhdojë punën e bisedimeve të organizuara nga presidenti francez, Emmanuel Macron, më herët gjatë këtij muaji, dhe do të përqendrohet në forcimin e “pozicionit të Ukrainës, përfshirë edhe vazhdimin e mbështetjes ushtarake dhe rritjes së presionit ekonomik ndaj Moskës”.
Kjo mbledhje po ashtu pritet të theksojë edhe njëherë nevojën për një “marrëveshje të fortë e të qëndrueshme që do të prodhonte paqe” dhe në samit po ashtu do të diskutohet “për hapat e ardhshëm lidhur me planifikimin e garancive të forta të sigurisë”.
Starmer, sipas zyrës së tij, po ashtu do të kërkojë që Evropa të luajë rolin e saj dhe të rrisë mbrojtjen kolektive. Gjatë takimit me Trumpin, Starmer ka kërkuar nga udhëheqësi amerikan siguri për një forcë paqeruajtëse evropiane, që do të dislokohej në Ukrainë.
Trump nuk dha ndonjë zotim të qartë për garancitë e sigurisë amerikane që Evropa po i kërkon. Trump, i cili ka alarmuar kryeqendrat evropiane pasi ka ndryshuar politikën ndaj Rusisë, ka deklaruar se është bërë përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë që ka nisur tre vjet më parë./REL
starmer
Bota
28 Shkurt 2025, 12:38
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
GREQI- Protestat e sotme në Greqi për aksidentin e rëndë hekurudhor në Tempi kanë agravuar du...
Bota
28 Shkurt 2025, 10:10
N.F
Kallas
UKRAINË- Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas është shprehur se NATO është garancia më e mir...
Bota
28 Shkurt 2025, 09:19
N.F
Trump
SHBA- Mediat po prodhojnë lajme me shpejtësi dhe çdo ditë sjellin informacione të reja për presidentin amerikan, Dona...
Bota
28 Shkurt 2025, 09:02
r.ll
kyriakos mitsotakis
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidhur me tragjedinë e Tempit, ku përplasja e dy trenave s...
Bota
28 Shkurt 2025, 08:37
N.F
Protesta në Athinë
ATHINË- Protesta në të gjithë Greqinë kanë nisur në lidhje me përvjetorin e dytë ...
Bota
28 Shkurt 2025, 08:16
N.F
Aksidenti në Tempti
GREQI- Dhjetëra mijëra njerëz pritet t'i bashkohen protestave dhe grevave ndërsa Greqia shënon ...
Bota
28 Shkurt 2025, 08:12
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Liria e shtypit është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi administrata Trump p&...
Bota
28 Shkurt 2025, 07:54
N.F
Depoja
AFRIKË- Më shumë se 100,000 farëra nga e gjithë Afrika janë depozituar në "Svalbard Global Seed Vault",...
Bota
28 Shkurt 2025, 07:41
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Nëse mendoni se marrëveshja e arritur mes Kievit dhe Uashingtonit për mineralet e rralla të Ukrainës ës...
Bota
28 Shkurt 2025, 07:43
r.ll
zelenskyy, trump
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përgatitet të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Uashington DC, ku...