LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri i Gjeorgjisë: Presidentja duhet ta lëshojë postin

Një ditë më herët, Zurabishvili e quajti Parlamentin e vendit si të jashtëligjshëm dhe u zotua se do vazhdojë të jetë presidente.

1 Dhjetor 2024, 16:20 Nga E. D
Kryeministri i Gjeorgjisë: Presidentja duhet ta lëshojë postin
foto ilustruese

GJEORGJI- Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka thënë se presidentja e vendit Salome Zurabishvili duhet ta lëshojë postin e saj sapo t’i mbarojë mandati në fund të këtij muaji, pavarësisht zotimit të saj se nuk do ta bëjë këtë. Një ditë më herët, Zurabishvili e quajti Parlamentin e vendit si të jashtëligjshëm dhe u zotua se do vazhdojë të jetë presidente.

Gjeorgjia është duke u përballur me trazira prej zgjedhjeve parlamentare në tetor të cilat i fitoi partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane por me opozitën dhe qeveritë perëndimore që argumentuan se votimi u përshkrua me shkelje dhe me ndikim rus. Mijëra demonstrues protestuan në rrugët e Tbilisit më 30 nëntor, për natën e tretë radhazi, kundër vendimit të Qeverisë për t’i pezulluar bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Në qendër të Tbilisit, policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji kundër demonstruesve, disa prej të cilëve thërrisnin "tradhtarë" dhe mbanin fotografi të gazetarëve që, sipas tyre, janë rrahur nga policia. Demonstruesit kanë ngritur barrikada në rrugën kryesore të Tbilisit. Më shumë se 100 persona janë arrestuar gjatë dy ditëve të fundit, thanë zyrtarët. Zurabishvili tha më 30 nëntor se Parlamenti “ilegal” nuk ka të drejtë ta zgjedhë pasardhësen e saj pas përfundimit të mandatit të saj në dhjetor dhe u zotua se do ta mbajë postin.

“Nuk ka Parlament legjitim, dhe për rrjedhojë, një Parlament jolegjitim nuk mund ta zgjedhë një president të ri. Prandaj, asnjë inaugurim nuk mund të ndodhë, dhe mandati im vazhdon deri sa të formohet një Parlament i zgjedhur në mënyrë legjitime”, tha Zurabishvili.

Më 1 dhjetor, Kobakhidze e kundërshtoi zotimin e saj, duke thënë se ajo duhet të largohet. Ai gjithashtu e kundërshtoi edhe njoftimin e Uashingtonit se Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar partneritetin strategjik me Gjeorgjinë. Duke e quajtur atë “ngjarje të përkohshme”, ai tha se Qeveria e tij do të bisedojë me administratën e re të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, kur ai të inaugurohet në janar.

Kobakhidze gjithashtu i akuzoi ata që e kundërshtuan pezullimin e bisedimeve me BE-në se po planifikonin revoltë, sipas modelit të protestave Euromaidan të Ukrainës në vitin 2014. Të nxitura nga vendimi i presidentit për t’i refuzuar lidhjet më të ngushta me BE-në, muaj protestash në Kiev kulmuan atë shkurt me përleshje të dhunshme në rrugë. Presidenti, Viktor Yanukovych, më pas u largua nga vendi.

“Disa njerëz duan të përsërisin atë skenar në Gjeorgji. Por nuk do të ketë Maidan në Gjeorgji,” tha ai. 

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, e kritikoi vendimin për pezullimin e bisedimeve me BE-në, duke thënë se kjo “e bën Gjeorgjinë më të cenueshme ndaj Kremlinit”.

Shtetet e Bashkuara dënojnë përdorimin e tepruar të forcës nga policia kundër gjeorgjianëve që kërkojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre për tubim dhe për t’u shprehur, përfshirë lirinë e tyre për të protestuar paqësisht”, tha Miller.

Autoritetet amerikane janë përpjekur të ushtrojnë trysni ndaj zyrtarëve gjeorgjianë, duke vendosur sanksione ndaj dhjetëra zyrtarëve të Qeverisë për të cilët Uashingtoni tha se e kanë “minuar” demokracinë dhe të drejtat e njeriut në vend. Shefja e re e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian i paralajmëroi autoritetet gjeorgjiane të mos ushtojnë dhunë ndaj demonstruesve.

“Është e qartë se përdorimi i dhunës kundër protestuesve paqësorë nuk është e pranueshme dhe Qeveria gjeorgjiane duhet ta respektojë vullnetin e popullit gjeorgjian”, tha Kaja Kallas për gazetarët gjatë një vizite në Ukrainë.

irakli kobakhidze

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj