LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE

Plenkoviç i bëri këto komente nëpërmjet një videomesazhi në hapje të Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, i cili po mbahet në Prishtinë.

26 Janar 2023, 15:50 Nga a.l
Kryeministri i Kroacisë: Ne mbështesim anëtarësimin e
Andrej Plenkoviç

KOSOVË- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar se Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do t’i shfrytëzojnë të gjitha përvojat dhe njohurit për ta mbështetur vendin tonë drejt integrimit në BE. Plenkoviç i bëri këto komente nëpërmjet një videomesazhi në hapje të Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, i cili po mbahet në Prishtinë. Ai tha se ky forum është mundësi e mirë për t’i përmirësuar raportet tregtare në mes dy vendeve.

Jam shumë i kënaqur që më shumë se 50 sipërmarrës po marrin pjesë në këtë forum dhe është një mundësi e shkëlqyer për të themeluar kontaktet me biznesmenët për të bërë shkëmbimet tregtare dhe për të përmirësuar raportet tona ekonomike. Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe jam i gëzuar që Kosova ka dorëzuar aplikacionin në Këshillin e Evropës dhe natyrisht ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha përvojat dhe njohurit për t’iu mbështetur për integrimet e ardhshme në Bashkimin Evropian“, tha ai.

Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se janë në rrugën e duhur për të forcuar lidhjet ekonomike Kosovë-Kroaci.

Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Ka ardhur koha që të forcojmë edhe lidhjet tona ekonomike. Ndjehem i sigurt që mund ta bëjmë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet nga Kroacisë janë dyfishuar. Për momentin janë më shumë se 160 kompani kroate që po punojnë në Kosovë me rreth 650 punëtorë. Jam i sigurt se këto shifra vetëm sa do të rriten në javët, muajt e vitet në vijim. Sot Kosova paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për investimet e huaja direkte si një destinacion serioz dhe i qëndrueshëm. Si shtet jemi dëshmuar se jemi ndër vendet më demokratike në rajon, jemi përmirësuar për 17 vende për lirinë e medias. Gjithashtu, jemi ndër vendet më të suksesshme në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Për vitin e dytë me radhë Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta në botë për nga përmirësimi në sundimin e ligjit. Kemi qëndrueshmëri në aspektin fiskal me një borxh publik për vetëm 23 përqind të bruto produktit vendor. Për ju është më rëndësi ta dini se barra e përgjithshme tatimore është ndër më konkurrueset në Evropë me normën tatimore korporatave vetëm 10 përqind e duke mos tatimuar edhe devidentët. Në vitin 2022 investimet e huaja direkte në vendin tonë janë rritur për 44 përqind, ndërsa eksportet janë rritur për 23 përqind e të hyrat tatimore janë rritur për 22 përqind “, tha ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ardhja e bizneseve të Kroacisë në këtë forum, konfirmon synimin për ngritjen tregtare në mes dy vendeve.

Kjo konfirmon synimin për rritjen tonë tregtare dhe krijimin e partneritetit biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe më shumë bashkëpunim ekonomik….unë sot iu dëshmoj shumë biznese që vinë nga Evropa për të eksploruar dhe mundësi të mira shohin në Kosovë dhe veç se janë zotuar në fushën e industrisë së metaleve, në fushën e industrisë së drurit, në fushën e industrisë së ushqimit dhe pijeve, në fushën e agro industrisë, në fushën e automobilistikës, veçse në këtë javë do të jetë biznesi i parë i regjistruar në Kosovë“, tha ajo, duke shtuar se gjatë viti të kaluar kanë punuar në politikat e mbështetjes së sektorit privat.

Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Kroacisë, Davor Filipoviç tha se këtë forum e sheh si mundësi e parë për përfitime të të dyja vendeve. Edhe ministri Filipoviq tha se Kroacia mbështet aplikimin e Kosovës në BE, KiE por edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Ne mirëpresim aplikimin tuaj për anëtarësim në Bashkimin Evropian po ashtu mirëpresim edhe vendimin pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave në mes Kosovës dhe BE-së dhe në këtë hap të rëndësishëm për lëvizjen e lirë të Kosovës… kjo paqe jetëgjate mund të bëhet përmes një dialogu të mirëfilltë dhe ne besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të qojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Vendi juaj dhe qytetarët tuaj kanë vuajtur shumë dhe gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë një të ardhme evropiane….ne jemi të kënaqur që gjatë 10 muajve të vitit 2022, shifrat e tregtisë janë rritur duke arritur 105 milionë euro dhe importet 10 milionë euro. Kemi intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën dhe shohim mundësi të ndryshme në sektorin e energjisë, ndërtimin e rrugëve, ndërtimtari, pajisje ushtarake dhe pajisje të inteligjencës, bashkëpunimi hekurudhor “, tha ai.

Ai shtoi se kompania INA është e interesuar të investojë edhe në Kosovë. Në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e turizmit./Kosova Press/

andrej plenkoviç

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje