Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tusk propozoi gjithashtu këtë javë që Polonia dhe vendet nordike dhe baltike të kryejnë patrullime të përbashkëta në Detin Baltik, që ka rëndësi strategjike, pas prerjes së kabllove nënujore të komunikimit, që dyshohet se ishte vepër sabotimi.

POLONI- Kryeministri i Polonisë Donald Tusk udhëtoi të shtunën në kufirin e vendit të tij me rajonin rus të Kaliningradit për të inspektuar përparimin në ndërtimin e fortifikimeve ushtarake përgjatë kufirit lindor, duke e quajtur atë "një investim në paqe".
Vizita e zotit Tusk vjen një muaj përpara se Polonia të marrë presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian. Zyrtarët polakë thonë se përparësi e tyre është nxitja e vendeve të tjera anëtare që të forcojnë mbrojtjen në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë dhe ndryshimeve që pritet të ndodhin së shpejti në Uashington. Disa udhëheqës evropianë janë të shqetësuar se administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mund të jetë më pak e përkushtuar për mbrojtjen e Evropës.
Zoti Tusk propozoi gjithashtu këtë javë që Polonia dhe vendet nordike dhe baltike të kryejnë patrullime të përbashkëta në Detin Baltik, që ka rëndësi strategjike, pas prerjes së kabllove nënujore të komunikimit, që dyshohet se ishte vepër sabotimi.
Qeveria dhe ushtria e Polonisë filluan këtë vit ndërtimin e një sistemi mbrojtës, të quajtur “Mburoja Lindore” . Ai do të përfshijë afërsisht 800 kilometra përgjatë kufirit të Polonisë me Rusinë dhe Bjellorusinë, në një kohë kur zyrtarët perëndimorë akuzojnë Rusinë për kryerjen e sulmeve hibride kundër Perëndimit, duke përfshirë përpjekje për sabotazh, përdorimin e emigracionit si armë, dezinformimin dhe masa të tjera armiqësore.
"Sa më mirë të ruhet kufiri polak, aq më e vështirë është qasja për ata që kanë qëllime të këqija", tha Kryeministri Tusk në një konferencë për shtypin pranë fshatit polak të Dabrovkës ndërsa qëndronte përpara barrierave mbrojtëse prej betoni.
Polonia ka qenë në mëshirën e fqinjëve agresivë gjatë shekujve të fundit dhe është bërë një nga mbështetëset kryesore të sigurisë evropiane në një kohë kur Franca dhe Gjermania janë dobësuar nga problemet e brendshme politike. Polonia synon të shpenzojë 4.7% të prodhimit të saj të brendshëm bruto për mbrojtjen vitin e ardhshëm, duke e bërë atë një nga vendet e NATO-s në shpenzimet më të larta në fushën e mbrojtjes.
Qeveria e Kryeministrit Tusk vlerëson se projekti strategjik i fortifikimit ushtarak të kufirit lindor do të kushtojë të paktën 2.5 miliardë dollarë. Kufijtë e Polonisë me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën janë kufijtë e jashtëm më lindorë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s./VOA
JERUZALEM– Grupi militant palestinez Hamas ka publikuar të shtunën videon e një pengu izraelito-amerikan, ku ai i bën thirrje Presid...
SHBA- Donald Trump ka zgjedhur babain e dhëndrit të tij Jared Kushner, Charles Kushner, për të shërbyer si ambasadori i ardhshëm...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe rastin e Fredi...
Ivana Stradner ANGLI- Specialistja britanike dhe vëzhguesja e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Ivana Stradner ka thënë...
KOSOVË- Uji i cili kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i papijshëm, si pasojë e një shpërthimi që...
Joe Biden ANGOLA- Vizita e Presidentit Joe Biden në Angola, e para nga një president amerikan në këtë vend jugperëndimor t&eu...
PALESTINË- Sipas mjekëve palestinezë, të paktën 32 persona humbën jetën në Gazë nga sulmet e bëra nga ushtri...
Trump dhe Tredau SHBA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau është takuar me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në ...
Foto ilustruese GAZA- Zyra e Qeverisë për Media në Gaza thotë se numri i gazetarëve të vrarë në Gaza tani &eum...
ofensiva ne Aleppo SIRI- Forcat rebele filluan të mërkurën ofensivën më të madhe kundër qeverisë siriane në vi...