LIVE UPDATES
Bota

Kryesindikalistja evropiane takohet me Kurtin, s'ka zgjidhje për ndaljen e grevës

Flocken, së bashku me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar për Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), u takua më 21 korrik me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por palët nuk arritën pajtim.

21 Shtator 2022, 20:32 Nga I.A
Kryesindikalistja evropiane takohet me Kurtin, s'ka zgjidhje për
Pamje nga takimi

KOSOVË- Drejtoresha e përgjithshme e Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsim, Susan Flocken, nuk ka arritur që të gjejë një zgjidhje për t’i dhënë fund grevës në sektorin e arsimit në Kosovë. Flocken, së bashku me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar për Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), u takua më 21 korrik me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por palët nuk arritën pajtim.

“Kam ardhur këtu nga Brukseli për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, teksa mësuesit janë në grevë, duke kërkuar shumë qartë rritje të rrogave. Por, ata po kërkojnë zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, edhe kanë kërkesë për reformën në skemën pensionale. Kemi pasur një takim të gjatë [me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti], por nuk ishim në gjendje të gjenim një zgjidhje”, tha Flocken gjatë një konference për media në Prishtinë.

Ajo tha se do ta informojë Komisionin Evropian për takimin me Kurtin, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe, qëkur sektori i arsimit në Kosovë hyri në grevë më 25 gusht.

“Ne e mbështesim SBASHK-un në kërkesat e tij dhe anëtarët e SBASHK-ut, mësuesit e Kosovës”, tha Flocken.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se ishte në takim, por takimi u përqendrua në bisedë midis Kurtit dhe Flocken. Ai akuzoi Qeverinë se nuk po jep “asnjë shenjë” se është e gatshme që të dialogojë me sindikalistët.

Që nga 25 gushti, punëtorët e arsimit në sektorin privat kanë hyrë në grevë, së bashku me punonjësit e administratës në nivelin qendror dhe lokal.

Sindikalistët po kërkojnë që të përfitojnë nga 100 euro në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat.

Qeveria e Kosovës tha se në takim u theksua nevoja që sindikatat të marrin pjesë në diskutimet publike për Ligjin e pagave, që sipas ekzekutivit “ka për qëllim të sigurojë barazi dhe trajtim të dinjitetshëm të sektorit publik në vend”.

“Në Projektligjin e ri për paga, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë, ndërsa mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë, u tha në takim”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

Qeveria e Kosovës, përmes një pakoje të miratuar së fundmi për të ndihmuar qytetarët për ta kaluar krizën e inflacionit, ka ndarë nga 50 euro në muaj për punonjësit e sektorit privat.

Sindikalistët kanë thënë se kjo shumë është e pamjaftueshme. Greva është thyer vetëm në disa shkolla nga mësimdhënës që në mënyrë individuale kanë nisur t’i mbajnë orët. Teksa greva në arsim po vazhdon, mbi 300.000 nxënës mbeten jashtë bankave shkollore.

Marrë nga REL

susan flocken albin kurti greva ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj