LIVE UPDATES
Bota

Kultura sërish në hijen e politikës/ "Mirëdita, dobar dan“, festivali i padëshiruar në Beograd!

Reaguan disa përfaqësues të lartë të qeverisë në Serbi, ndër të cilët Aleksandar Vulin, i cili tha se mbajtja e festivalit më 28 qershor është një "fyerje së cilës duhet t'i përgjigjet shteti i Serbisë”. Reagoi edhe kryetari i bashkisë së Beogradit Aleksandar Shapiq, i cili theksoi se qyteti e Beogradit nuk do të japë asnjë pëlqim për mbajtjen e këtij festivali.

29 Qershor 2024, 11:04 Nga N.F
Kultura sërish në hijen e politikës/ "Mirëdita, dobar
Foto ilustruese

SERBI- Në Beograd fillon festivali "Mirëdita, dobar dan". Pse janë rikthyer tensionet këtë vit? Autoritetet serbe nuk e duan këtë festival. Po pse? Ndonëse në vitin 2022, kur festivali "Mirëdita, dobar dan” kaloi i qetë në Beograd, tensionet që shpesh e shoqëronin këtë ngjarje dukeshin sikur u zhdukën në Serbi, vendimi i organizatorëve për përfshirjen e 28 qershorit në këtë festival, pra të ditës së "Vidovdanit", ka acaruar autoritetet serbe.

Reaguan disa përfaqësues të lartë të qeverisë në Serbi, ndër të cilët Aleksandar Vulin, i cili tha se mbajtja e festivalit më 28 qershor është një "fyerje së cilës duhet t'i përgjigjet shteti i Serbisë”. Reagoi edhe kryetari i bashkisë së Beogradit Aleksandar Shapiq, i cili theksoi se qyteti e Beogradit nuk do të japë asnjë pëlqim për mbajtjen e këtij festivali.

Për ministren në qeverinë e Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, është e papranueshme që të mbahet një tubim në Vidovdan, i cili, sipas saj, përfaqëson regjimin e Albin Kurtit.

"Vidovdani nuk ka lidhje me këtë festival. Çfarë do të thotë kjo - se kur është Vidovdan, asgjë tjetër nuk mund të organizohet? Sigurisht që mundet”, thotë historiani Milovan Pisari.

"Problemi për autoritetet në Beograd, por edhe për autoritetet në Prishtinë, është se po organizohet dialogu mes serbëve dhe shqiptarëve. Vidovdani përdoret për të riaktualizuar narrativën nacionaliste, që i ndan njerëzit." Deklaratat e politikanëve nuk kanë të bëjnë me festivalin dhe as me mesazhet që ai dërgon, të cilat janë mesazhe pajtimi dhe bashkëpunimi mes dy popujve”, thotë Pisari për DW.

Mos lejoni përvetësimin e "Vidovdanit"

Meqenëse ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq deklaroi, se do të ishte mirë që festivali të anulohej, organizatorët – Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, iniciativat qytetare dhe organizata Integra nga Kosova – vendosën që të shtyjnë të gjitha ngjarjet publike të festivalit, të planifikuara për datën 28 qershor, për një ditë.

Bashkëpunëtorja e Institutit për Historinë e Re të Serbisë në Beograd, Olga Manojloviq Pintar, thekson se "qarqet më shkatërruese të krahut të djathtë" nuk duhet të lejohen të përvetësojnë Vidovdanin.

"Është një ditë që shënon edhe ngjarje si ekstradimi i Sllobodan Millosheviqit në Hagë, që sigurisht është një nga vendimet më të guximshme dhe më të rëndësishme politike të marra në shekullin e 21-të. Pra, ky festival, në vetë Vidovdan, duhet të ketë një simbolikë të qartë se Vidovdani është i të gjithëve dhe se jeta e njerëzve në Kosovë duhet të harmonizohet dhe të udhëhiqet nga vlerësimi dhe respekti reciprok”, thotë Manojloviq Pintar.

Ajo beson se është mirë që festivali është caktuar për periudhën prej 27 deri më 29 qershor. "Shpjegimi i ministrit ishte i pritshëm dhe i koordinuar, pra i inskenuar së bashku me deklaratat e kryetarit të bashkisë së Beogradit dhe ministrit të Brendshëm”, beson Olga Manojloviq Pintar.

Sulmet vetëm manipulim

Që nga ekzistenca e tij, festivali "Mirëdita, dobar dan" është shoqëruar pothuajse çdo vit me protesta të lëvizjeve dhe partive të djathta dhe konservatore në Beograd. Dy vite më parë, kur u mbajt për herë të fundit, kaloi i qetë dhe dukej se tensionet më në fund po qetësoheshin në Serbi për shkak se në festival ishin të ftuar artistë shqiptarë nga Kosova. Pse tani janë rikthyer tensionet?

"E gjithë historia është një bombë tymi pas së cilës fshihet një proces i vazhdueshëm dhe i pandalshëm i dorëzimit të institucioneve dhe aktiviteteve publike në veri të Kosovës tek autoritetet në Prishtinë. Parullat nacionaliste, deklaratat nxitëse, valëvitja e flamujve në fakt falsifikojnë faktet dhe shtrembërojnë realitetin”, thotë Olga Manojloviq Pintar.

Ajo shton se fakti që festivali i vitit 2022 kaloi pa problem, "dëshmon qartë se trazirat dhe protestat e së djathtës në rrugë janë gjithmonë të nxitura nga autoritetet dhe jo shpërthime spontane pakënaqësie”.

"Përhapja e urrejtjes ndaj të tjerëve dhe krijimi i një ndjenje të cenueshmërisë kolektive, e cila filloi me interpretime të përgjumura të Rezolutës së OKB-së për Srebrenicën, tani vetëm po nxehet për të vluar në gusht gjatë përkujtimit të Stuhisë (Oluja e Kroacisë...)," shprehet Manojloviq Pintar.

Milovan Pisari tërheq vëmendjen se me 26 qershor në Bruksel, pas një pauze të gjatë, janë rinovuar negociatatnë nivelin më të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në të cilat kanë marrë pjesëAleksandar Vuçiqdhe kryeminisrtri i KosovësAlbin Kurti.

"Të gjithë e dimë se tani në nivel ndërkombëtar ka një situatë të tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës. Kohëve të fundit në Kosovë po ndodhin disa gjëra, si për shembull, në lidhje me dinarin, me targat, me kartat eidentitetit... Elita politike në Serbi ka dashur ta shfrytëzojë këtë moment për t'u treguar votuesve dhe atyre që janë në anën e tyre se ende e mbrojnë Kosovën”.

"Por ky është një keqkuptim i madh”, thotë Pisari. "Pra, ka tensione, por ne e dimë që ka negociata në prapavijë. Ne e dimë se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar. E shihni se cili është thelbi i këtij nacionalizmi - ngadalë po shkojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk mund ta pranojnë publikisht dhe pastaj t'ia kalojnë 'fajin' festivalit, pra punëtorëve të kulturës, njerëzve të thjeshtë që duan të bashkëpunojnë”, vlerëson historiani.

Kultura sërish në hijen e politikës

Pothuajse të gjithë ata që sulmuan organizatorët e "Mirëdita, dobar dan”, janë të bindur se ky event nuk ka asnjë lidhje me kulturën. Mirëpo, në festival vijnë dhjetëra artistë, shkrimtarë, aktorë, muzikantë, fotografë dhe regjisorë, ndër ta edhe Jeton Neziraj, me veprën e të cilit do të hapet festivali në Beograd. E ftuara e festivalit është edhe Ermina Murati, e cila do të ketë një ekspozitë në Beograd.

"Artistët dhe ngjarjet kulturore po bëhen gjithnjë e më shumë shënjestër e sulmeve nga shumica në pushtet në Serbi, e cila më tej homogjenizoi dhe "thithi” kundërshtarët nacionalistë të festivalit, si Partia Radikale Serbe dhe Zavetnici. Në fund të fundit, aktori dhe shkrimtari Fegj Shutkan, i cili duhej të merrte pjesë në festivalin letrar rajonal KROKODIL, u dëbua nga Serbia për shkak se mori pjesë në protestat "Serbia kundër dhunës", kujton për DW Marko Milosavljeviq nga Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut.

Ai shton se "në vizionin e botës serbe që ka për shembull Aleksandar Vulin”, nuk ka vend për kulturën e asnjë kombi që ai nuk e do, as të shqiptarëve të Kosovës dhe as për ndonjë zë kritik.

"Përkundër të gjitha sulmeve, në këtë festival presim një numër të madh të mysafirëve – sepse ai është krijuar dhe ekziston për shkak të kulturës”, thotë Milosavljeviq./ DW

serbi festival mirëdita dobar dan

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta