LIVE UPDATES
Bota

Kur një udhëheqës konsiderohet shumë i moshuar për të drejtuar vendin?

Në një takim të udhëheqësve amerikanë dhe afrikanë vitin e kaluar, ai u shfaq paksa i hutuar, ndërkohë që një ndihmës i thoshte se audienca po priste fjalimin e tij.

26 Gusht 2023, 23:00 Nga I.A
Kur një udhëheqës konsiderohet shumë i moshuar për
Foto ilustruese

SHBA- Në botën e sotme, njerëzit jetojnë më gjatë dhe vazhdojnë të jenë aktivë në moshë të shtyrë. Shumë politikanë vazhdojnë të qeverisin shumë vite pas moshës kur njerëzit dalin zakonisht në pension. Në prag të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024, votuesit në Shtetet e Bashkuara kanë përballë dy kandidatët presidencialë më të moshuar në historinë e vendit.

Udhëheqësi i Kamerunit, 90 vjeçari Paul Biya është udhëheqësi më i moshuar në botë. Në një takim të udhëheqësve amerikanë dhe afrikanë vitin e kaluar, ai u shfaq paksa i hutuar, ndërkohë që një ndihmës i thoshte se audienca po priste fjalimin e tij.

Zoti Biya ka shërbyer si president për 40 vjet - parlamenti fillimisht zgjati mandatin e tij dhe pastaj eliminoi tërësisht kufizimin e të shërbyerit në pozitën e presidentit. Zëri i Amerikës i intervistoi kamerunasit duke fshehur fytyrat e tyre për të mbrojtur identitetin e tyre për shkaqe sigurie.


“Na drejton një njeri i moshuar dhe kjo do të thotë që nuk i kupton problemet e të rinjve,” thotë një kamerunase.

“Pavarësisht nëse je 30 apo 50 vjeç, secili mund të mbarojë mandatin dhe të largohet, jo të qëndrojë në detyrë për dekada sikur të ishte mbret. Nuk është mirë,” thotë një kamerunas tjetër.

Në moshën 86 vjeçe, Papa Françesku nuk udhëheq një shtet, por qëndron në krye të katolikëve të botës.

A ka rëndësi mosha?


“Mendoj se ka rëndësi. Megjithatë, bëj përjashtim, sepse ai është udhëheqës fetar. Ndoshta do të isha më e shqetësuar sikur të bëhej fjalë për figura politike,” thotë Karen Arias nga Kosta Rika.


“Mendoj se mosha nënkupton përvojë që njerëzit mund ta shfrytëzojnë për t’iu shërbyer të tjerëve,” thotë Sara Molano nga Ekuadori.

“Jo vetëm që duhet kufizim i moshës së udhëheqësit, por duhet të kufizohet mosha e njerëzve që e këshillojnë atë,” thotë Melisa Galindo nga Kolumbia.

Udhëheqësi suprem i Iranit, 84 vjeçari Ali Khomenei, është udhëheqësi që ka shërbyer më gjatë në Lindje të Mesme, që nga viti 1989. Iraniano-amerikanët kanë këto mendime për të.

“Në regjimin e Republikës Islamike, nuk përbën problem mosha, por sistemi,” thotë Shirin Zand Vakili.

“Bota e shekullit 21 është botë e rinisë, dhe me dijen që ekziston sot, ata duhet të jenë në poste të rëndësishme,” thotë Jamshid Sedghi.

Në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara mund të zgjedhin presidentin më të moshuar në historinë e vendit. Në ditën e zgjedhjeve, Presidenti Joe Biden do të jetë 81 vjeç, dhe Donald Trump, kandidati kryesor republikan, do të jetë 78 vjeç. Të dy ata kanë shfaqur herë pas here shenjat e moshës në momente të caktuara. Zëri i Amerikës pyeti disa nga votuesit më të rinj amerikanë, në kampusin e Universitetit të Karolinës së Veriut.

“Kur fillon të plakesh, fillojnë rreziqet e shumta shëndetësore dhe nuk është mirë që një udhëheqës botëror papritmas të vdesë, si për shembull nga ndonjë goditje në zemër...” thotë Alex Blake.

“Varet se sa mendje-hapur është udhëheqësi në fjalë,” thotë Bek Salivich.

Një studim i botuar nga shtëpia botuese e Universitetit të Oxford thotë se udhëheqësit e moshuar, përforcojnë stereotipet negative rreth plakjes, por udhëheqësit e moshuar mund të befasojnë kur dëshmojnë se janë mendërisht dhe fizikisht të përgatitur për pozitat e tyre.

Marrë nga VOA

paul biya

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj