Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithatë, Abdixhiku përmend se kryeministri Kurti ka humbur momentin historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare siç kërkonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vetë kryeministri Albin Kurti e ka pranuar vetë se i ka ofruar palës serbe themelimin e asociacionit.
”Jo më larg se dy orë më parë, përtej marrëveshjes, Kurti pranoi se e ka ofruar një asociacion. Lëshimi historik prej këtij momentum politik që ka qenë Kosova. Kanë qenë tri elemente të procesit dialogues me të cilin jemi pajtuar të gjithë, i gjithë spektri politik në vend por edhe ai ndërkombëtar”, tha ai.
Një gjë të tillë, Abdixhiku e tha në Rubikon, referuar një Twitteri të lëshuar sonte nga kryeministri Albin Kurti, ku ankohet se vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk e nënshkroi aneksin e 18 Marsit. Megjithatë, Abdixhiku përmend se kryeministri Kurti ka humbur momentin historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare siç kërkonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Janë tri elemente: Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje në të. Çështja është sa prej këtyre elementeve i kemi në të? A është marrëveshje finale? – jo nuk është. Sepse kemi marrëveshje bazë, jo përfundimtare. Sot dua ta mbajë në përgjegjësi një njeri që ka nis procesin dialogues duke e refuzuar atë si prioritet nacional. E tani në vitin e tretë të qeverisjes, e vetmja gjë që është marrë ka qenë dialogu. Dhe kjo tregon se ka qenë i papërgatitur me kohë, dhe në të njëjtën kohë, ka lëshuar mundësi historike, sepse këto mundësi historike janë të momentumit. Nuk ka qenë e mundur marrëveshja normalizuese finale në 2008, as në 2015, as 2017 as në 2020, ka qenë një koncensus gjithë evropian dhe në ShBA: se tani është momentum për një marrëveshje përfundimtare dhe finale. Dy letrat e fundit të presidentëve amerikanë, flasin për marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me njohje në të. Ky ka qenë një momentum dhe mundësi e jashtëzakonshme”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.
Takimi në Ohër
Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.
Raketa KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka lëshuar sot disa raketa lundrimi në brigjet e saj lindore. Lajmin e ka bërë të di...
Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paraqiti zyrtarisht një kërkesë në Këshillin e Lartë Zgj...
Palazzo della Civiltà Italiana dhe meteori SHBA- Më 27 mars 2023, një asteroid i sapo zbuluar do të kalojë afër Tokës....
Sergei Shoigu UKRAINË- Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu paralajmëroi sot se municionet e uraniumit të varfëruar, të ci...
Femije KINË- Popullsia e Pekinit ka rënë për herë të parë në pothuajse dy dekada. Në vitin 2022 kishte më...
Pamje nga videoja FRANCË- Nuk është meme, është realitet! Pamjet e mëposhtme tregojnë qytetarët francezë q&eum...
Vdekja e Irvo Otieno SHBA- Prokurorët në shtetin amerikan të Virxhinias kanë publikuar një video ku tregon momentet e fundit ...
Foto ilustruese SHBA- Një raport i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një krizë globale të ujit dhe një rrez...
Uji SHBA- Një raporti i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, paralajmëron se uji është gjithnj&eum...
Xi Jinping dhe Vladimir Putin MOSKË- Presidenti i Kinës Xi Jinping i tha një buzëqeshjeje Vladimir Putinit tek...