LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Zgjedhjet në veri të vendit të mbahen pas shtensionimit të plotë të situatës

Kryeministri Kurti tha se shqetësim mbetet mundësia e përshkallëzimit të sigurisë për shkak të veprimeve të Beogradit.

26 Korrik 2023, 15:07 Nga f.i
Kurti: Zgjedhjet në veri të vendit të mbahen pas shtensionimit
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit nuk mund të mbahen pa u shtensionuar plotësisht situata ndonëse theksoi se institucionet po përgatiten për mbajtjen e tyre. Ai i bëri këto komente në një konference me gazetarë pas mbledhjes së qeverisë ku theksoi se nuk mund të mohohet që një lloj shtensionimi në veri tashmë ka ndodhur.

“Unë nuk besoj që ndokush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të kemi zgjedhje në veri, por natyrisht që ne e vazhdojmë punën edhe më tutje, ne jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Tensionet në veri u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuara të serbëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e parë të uljes së tensioneve, duke zvogëluar praninë e njësive të policisë me 25 për qind në ndërtesat komunale në veri, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.  Kryeministri Kurti tha se shqetësim mbetet mundësia e përshkallëzimit të sigurisë për shkak të veprimeve të Beogradit.

“Ajo çfarë na brengosë neve tash, më shumë sesa deeskalimi, është potenciali i rieskalimit. Veçse rieskalimi nuk varet prej neve. Ju e keni garant qeverinë e Republikës së Kosovës, organet tona shtetërore, mua si kryeministër që me asgjë, ama bash asgjë, asnjëherë, askund nuk kontribuojmë për eskalim. Nëse do të ketë ndonjë të tillë, atëherë adresa, siç dihet, është Beogradi zyrtar”, tha kryeministri Kurti.

Ai dënoi siç tha, fushatën kërcënuese ndaj policëve të rinj serbë të angazhuar në veri të Kosovës. Autoritetet thanë se në fillim të kësaj jave kanë filluar punën 46 pjesëtarë të rinj të policisë nga radhët e komunitetit serb. Emrat e disa prej tyre janë përmendur në rrjetet sociale në gjuhën serbe dhe janë sulmuar për përfshirje në radhët e policisë së Kosovës, prej nga në nëntor të vitit të kaluar janë larguar disa qindra policë serbë.

“Faktori ndërkombëtar duhet të dënojë zëshëm çfarëdo fushate të organizuar linçimi i kërcënimi ndaj policëve nga komuniteti joshumicë. Në të njëjtën kohë duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim kanë parandalimin e integrimit të plotë të tyre në jetën institucionale të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Edhe diplomatët perëndimroë në Prishtinë dënuan kërcënimet ndaj pjesëtarëve të rinj të policisë së Kosovës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, duke shpërndarë sot një postim të shefit të EULEX-it lidhur me kërcënimet e policëve serbë, tha se “kërcënimet dhe frikësimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme. Siç e kam thënë edhe më parë, Policia e Kosovës ekziston për t'u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet të pasqyrojë larminë e Kosovës”, shkroi ambasadori Hovenier.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Johnn Rohde shkroi në rrjetet sociale se “kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet boshnjake, rome, serbe dhe turke të Kosovës meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të vendosur”, shkroi ai.

Qeveria e Kosovës është kritikuar nga diplomacia perëndimore dhe është vënë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri të filluara dy muaj më parë. Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, tha sot gjatë një takimi me Komisionin për Punë të Jashtme në parlamentin e Kosovës se masat ndëshkuese ende mbeten në fuqi.

“Deklarata e 3 qershorit është shumë e qartë, janë disa kushte të caktuara dhe kërkesa dhe po ashtu edhe në deklaratë theksohet se do të ketë masa ndëshkuese nëse ato kushte dhe kërkesa nuk zbatohen. Pra ne ende qëndrojmë te deklarata e tre qershorit”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti tha sot se pret që masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian kundruall Kosovës të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo do të ndodhë para zgjedhjeve në veri.

Marrë nga VOA

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj