LIVE UPDATES
Bota

Kush do ta monitorojë zbatimin e rregullores që ndalon dinarin në Kosovë?

Vetë rregullorja nuk e specifikon, por thotë se autoritete kompetente janë autoritetet vendore të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

31 Janar 2024, 22:09 Nga Nadije Ahmeti
Kush do ta monitorojë zbatimin e rregullores që ndalon dinarin në
Arkë në një dyqan në Graçanicë e mbushur me dinarë serbë.

KOSOVA- Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore, Inspektorati i Tregut... Të gjitha përmenden si përgjegjëse të mundshme për monitorimin e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton euron si valutë të vetme për pagesë. Vetë rregullorja nuk e specifikon, por thotë se autoritete kompetente janë autoritetet vendore të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, tha se “zbatimin e bëjnë institucionet e drejtësisë, nuk e bën BQK-ja” dhe përmendi Doganën e Kosovës në mënyrë të veçantë. REL-i dërgoi pyetje edhe në institucionin e BQK-së për më shumë sqarime, por nuk mori përgjigje. Me rregulloren, që u publikua më 17 janar dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt, komunitetit serb në Kosovë do t’i ndalohet përdorimi i dinarit të Serbisë për pagesa me para të gatshme. Nga paslufta, më 1999, banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe, të inkurajuar nga Beogradi, e kanë shfrytëzuar dinarin për gjithçka - nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.

Rregullorja e re mundëson që dinarët të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, konfirmoi të mërkurën se rregullorja e BQK-së do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, përkundër thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për ta pezulluar zbatimin e saj. Bislimi tha se “brenga” e partnerëve ndërkombëtarë për qytetarët që pranojnë transfere nga Republika e Serbisë, do të adresohet me një periudhë tranzicioni të lehtësuar. Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që kjo periudhë të sigurojë që qytetarët “të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa dëmtime”.

“Mekanizmat e Qeverisë që kanë për obligim zbatimin në praktikë të kësaj rregulloreje, do të fokusohen plotësisht që në këtë fazë transitore, të investojnë më shumë në informim dhe edukim të bizneseve dhe qytetarëve, e jo në masa ndëshkuese nga dita e nesërme”, tha Bislimi.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, i cili ka qenë edhe anëtar i Bordit të BQK-së, tha se, krahas rregullores, BQK-ja është dashur të nxjerrë edhe një udhëzim administrativ, i cili do të sqaronte se cilët mekanizma duhet ta zbatojnë rregulloren.

“Kjo do të thotë se nuk janë bërë përgatitje paraprake, adekuate... që të përgatiten edhe bankat, por edhe qytetarët serbë, të cilët marrin ndihma dhe paga nga Serbia”, tha Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, “është dashur së paku një vit që shitësit dhe konsumatorët të përgatiten për ndryshime”.

Ai shtoi se, në bazë të praktikës së kontrollit të tregut, zbatimin e rregullores duhet ta monitorojnë: Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore dhe Inspektorati i Tregut. Radio Evropa e Lirë iu drejtua të tria institucioneve të lartpërmendura për komente dhe, deri më tash, mori përgjigje nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut. Për Doganën, zbatimi në praktikë i rregullores së BQK-së “nuk paraqet ndonjë ndryshim të theksuar nga administrimi i tanishëm”.

Ky institucion, pa ofruar shumë detaje, tha se “zbaton një gamë të madhe të regjimeve kufizuese në emër të institucioneve tjera” dhe se “ka ndërtuar një mori procesesh për këtë qëllim”. Zëvendësi i kryeinspektorit të Tregut, Naim Hajra, tha se ky organ, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, është i gatshëm me të gjitha kapacitetet që “të reagojë menjëherë” pas hyrjes në fuqi të rregullores. Ai theksoi se, nga 1 shkurti, të gjitha çmimet e produkteve në vitrinat e dyqaneve duhet të jenë të ekspozuara me valutën euro dhe, pa precizuar, tha se Inspektorati i Tregut ka numër të mjaftueshëm inspektorësh për ta inspektuar gjendjen. Për këtë qëllim tha se ka shërbyer edhe një vizitë e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - më 25 janar.

“Jemi pajtuar për të ndërtuar kapacitete të Inspektoratit të Tregut, përmes të cilave synojmë ta zbatojmë këtë udhëzim [të BQK-së]”, tha Hajra.

Ai po ashtu shpjegoi se, në rast se inspektorët hasin në çmime të vendosura në dinarë, bizneset mund të ndëshkohen në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Ky ligj parasheh gjoba nga 1.000 deri në 20.000 euro, varësisht nga shkelja ligjore. Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton “një monedhë të vetme” si mjet të vlefshëm pagese në Kosovë. Por, për vite me radhë, dinarët arritën në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës. Ato para, pastaj, i transportonte kompania për transport të parave “Henderson”.

I pyetur nga REL-i se përse është dashur të nxirret tani një rregullore për zbatimin e ligjeve që ekzistojnë, kryetari i Bordit të BQK-së, Nurboja, tha:

“Nëse nuk është fuqizuar ligji, atëherë nuk e fuqizon as rregullorja. Por, kjo rregullore vetëm i përcakton instrumentet dhe aktorët përkatës që kanë përgjegjësi për zbatimin e ligjit. Deri dje ka qenë ligji që e ka specifikuar, por aktorë përkatës nuk ka pasur. Tash, pasi ka qenë në domenin tonë dhe një ligj - Ligji i BQK-së - e përcakton se institucionet tjera duhet ta ndihmojnë BQK-në në zbatimin e rregulloreve dhe ligjeve, atëherë ne veç i kemi precizuar gjërat. Nuk ka diçka shtesë”.

Bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga Kosova që ta pezullojë zbatimin e rregullores së BQK-së, duke shprehur shqetësim për ndikimin e saj “sidomos në shkolla dhe spitale”, që paguhen me dinarë, e për të cilat, siç tha, “nuk duket i zbatueshëm asnjë proces alternativ, për momentin”. Sipas grupit QUINT, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kjo çështje duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. BE-ja, në anën tjetër, kërkoi marrëveshje në dialogpër vendimin e BQK-së./ REL

kosova dinari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj