LIVE UPDATES
Bota

PROFIL/ Kush ishte Ajatollah Ali Khamenei, lideri suprem që drejtoi Iranin me dorë të hekurt për gati 40 vite

I lavdëruar nga mbështetësit si një udhëheqës i urtë ndërsa nga kritikët si diktator, Khamenei do të mbahet mend si një figurë monumentale e Revolucionit Islamik, i cili e ndërtoi ngritjen e tij në pozitën e liderit suprem mbi reputacionin për devotshmëri dhe përkushtim të ashpër ndaj kauzës.

1 Mars 2026, 08:20 Nga E.d
PROFIL/ Kush ishte Ajatollah Ali Khamenei, lideri suprem që drejtoi Iranin
Foto ilustruse

IRAN- Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, lideri shpirtëror i Iranit dhe autoriteti më i lartë i vendit, i cili e drejtoi Republikën Islamike për pothuajse katër dekada, u vra gjatë sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit më 28 shkurt, në moshën 86-vjeçare.

I lavdëruar nga mbështetësit si një udhëheqës i urtë ndërsa nga kritikët si diktator, Khamenei do të mbahet mend si një figurë monumentale e Revolucionit Islamik, i cili e ndërtoi ngritjen e tij në pozitën e liderit suprem mbi reputacionin për devotshmëri dhe përkushtim të ashpër ndaj kauzës.

Përdorimi i forcës kundër popullit të tij, burgosja e figurave opozitare brenda vetë udhëheqësisë, si dhe rezistenca e madhe ndaj ndikimit të jashtëm – veçanërisht atij të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit – formësuan trashëgiminë e tij si një figurë e ashpër dhe e pakompromis, që e çoi vendin drejt izolimit ndërkombëtar.

“Historia do të tregojë se sundimi i Khameneit ishte thellësisht traumatik për popullin iranian, i cili e pa vendin e tij të izoluar dhe të dobësuar deri në pikën kur shumica e shihnin emigrimin si shpresën e vetme”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin për Lindje të Mesme, me seli në Uashington.

Vitet e fundit të sundimit të Khameneit u shënuan nga protesta të shpeshta mbarëkombëtare kundër udhëheqësisë dhe nga shtypje vdekjeprurëse shtetërore që lanë mijëra demonstrues të vrarë. Protestat për koston e lartë të jetesës në vitin 2017, çmimet e karburantit në 2019, mungesat e ujit në 2021 dhe vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, një gruaje të re që dyshohej se kishte shkelur ligjin për hixhabin në vitin 2022, pasqyruan rritjen e sentimentit kundër regjimit në Iran.

Por, protestat më vdekjeprurëse kundër Republikës Islamike shpërthyen në fund të dhjetorit 2025 dhe vazhduan në fillim të janarit 2026. Trazirat u shtypën brutalisht, me organizatat për të drejtat e njeriut që konfirmuan mbi 7.000 të vrarë, por paralajmëruan se numri real ka gjasa të jetë shumë më i lartë. Disa vlerësime flasin për katërfishin e shifrës së konfirmuar.

Khamenei kurrë nuk mori përgjegjësi për rritjen e pakënaqësisë kundër sundimit të tij dhe, në vend të kësaj, fajësoi aktorë të huaj për protestat kundër udhëheqësisë, duke pretenduar se ata synonin dobësimin e Republikës Islamike.

Gjatë gjithë jetës së tij, Khamenei tregoi një aftësi të veçantë për të luajtur në dy anë. Ata që e takuan në rini e kujtojnë si një klerik të gjatë dhe të dobët, që dashuronte poezinë dhe letërsinë, dhe ishte i interesuar të bisedonte me të rinjtë. Kjo bie në kontrast të madh me figurën e mëvonshme, me mjekër dhe qasjen antiamerikane që tërhoqi vëmendjen e botës.

Nga aktivist në lider të përbuzur

Khamenei fitoi reputacion si dijetar fetar i përulur dhe i devotshëm dhe, në vitin 1962, iu bashkua lëvizjes revolucionare të Khomeinit, e cila kundërshtonte shahun dhe politikat proamerikane të Teheranit. Aktivizmi i tij revolucionar tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, duke çuar në arrestimin dhe burgosjen e parë nga shumë të tjera.

Në vitin 1964, 25-vjeçari Khamenei vendosi të largohej nga Komi për t’u kujdesur për të atin – një “vepër e mirë” që më vonë tha se ishte bekuar nga Zoti dhe që ia atribuoi suksesit të tij të mëvonshëm.

Në Mashad, Khamenei dha mësime mbi Kuranin dhe ideologjinë islame, çka çoi në burgime, tortura dhe përfundimisht në internim të brendshëm. Kur ndodhi revolucioni në vitin 1979, ai u emërua në Këshillin Revolucionar Islamik nga ish-mësuesi i tij, Khomeini.

Ai do të mbante disa poste të rëndësishme brenda regjimit klerikal – përfshirë dy mandate si president – dhe i mbijetoi një atentati në vitin 1981 që ia paralizoi dorën e djathtë.

Kur Khomeini vdiq në vitin 1989 pa një pasardhës të qartë, Khamenei u zgjodh si lideri i dytë suprem i Iranit nga Asambleja e Ekspertëve, një organ klerikal me 88 anëtarë.

Zgjedhja habiti shumëkënd – duket se edhe vetë Khamenein.

“Duhet të derdhim lot gjaku për shoqërinë islamike që është detyruar madje të më propozojë mua [si lider suprem]”, kishte thënë Khamenei para emërimit të tij.

“Ndryshe nga paraardhësi i tij, i cili nuk i përkiste asnjë fraksioni të caktuar politik, Ajatollah Khamenei ishte lideri de facto i kampit konservator. Kështu ai humbi aftësinë për të qëndruar mbi përplasjet dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive rivalitetet fraksionare”, tha Vaez.

Gjatë sundimit të tij, ai u shpreh hapur kundër Shteteve të Bashkuara, për të cilat pretendonte se synonin rrëzimin e Republikës Islamike dhe rivendosjen e një marrëdhënieje patron-klient me Teheranin.

Nën mbikëqyrjen e tij, Irani zgjeroi ndikimin në rajon përmes të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës” – një rrjet i lirshëm përfaqësuesish, grupeve militante të mbështetura nga Teherani dhe aktorëve shtetërorë aleatë që luajnë rol të rëndësishëm në strategjinë e Iranit për t’iu kundërvënë Perëndimit, kundërshtarëve arabë dhe rivalit të tij kryesor, Izraelit.

Por ky rrjet u shpërbë pas rënies së Qeverisë së Bashar al-Assadit në Siri në vitin 2024 dhe një fushate izraelite për të shkatërruar udhëheqjen e Hezbollahut në Liban, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja, për të dobësuar kapacitetet e Huthve në Jemen dhe për të goditur rëndë Hamasin në Rripin e Gazës.

Edhe Hamasi është i shpallur grup terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera.

Khamenei u zhduk dukshëm nga sytë e publikut gjatë luftës 12-ditore të Izraelit kundër Iranit në qershor 2025, gjë që ngriti pikëpyetje për udhëheqjen e tij në qarqet politike të vendit.

Khamenei pati përplasje me shumë prej presidentëve të Iranit, të cilët më pas u margjinalizuan nga udhëheqësia.

Përjashtimi kryesor ishte Ebrahim Raisi, një klerik i linjës së ashpër që shumëkush besonte se po përgatitej për ta pasuar Khamenein si lider suprem. Raisi vdiq në një aksident me helikopter në maj 2024, duke ndërlikuar planet e pasardhjes së Khameneit.

Asambleja e Ekspertëve me 88 anëtarë, e dominuar nga klerikë konservatorë, tani do të duhet të emërojë një pasardhës të Khameneit.

“Ai do të mbahet mend si një njeri që pati shumë mundësi për të dëgjuar popullin e tij dhe për të ndryshuar qasjen. Por, si lider suprem ishte aq i vendosur në qëndrimet e tij të ngurta, aq i vendosur të triumfonte ndaj rivalëve të brendshëm dhe të jashtëm, dhe thellë brenda vetes aq i pasigurt, sa kurrë nuk zgjodhi vërtet një reflektim serioz”, tha Vatanka.

Khamenei la pas katër djem, një vajzë dhe bashkëshorten e tij. Vajza e dytë raportohet se vdiq në të njëjtat sulme të SHBA-së dhe Izraelit që vranë Khamenein./REL

ajatollah ali khamenei iran shba

Sondazh

Poll
Bota 1 Mars 2026, 07:48 E.d

Festë në Iran pas vdekjes së Khameneit

Ajatollah Ali Khamenei  IRAN- Në orët e hershme të mëngjesit u bë e ditur se lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei&n...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj