LIVE UPDATES
Bota

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk miraton ligjin për amnisti

Kundër propozimit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë kanë votuar 66 deputetë, ndërsa 17 ishin për nisjen e debatit dhe miratimin e ligjit.

2 Nëntor 2023, 13:51 Nga a.l
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk miraton ligjin për amnisti
Krenar Lloga

MAQEDONI E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të enjten ka hedhur poshtë propozim-ligjin për amnisti të propozuar nga Qeveria, që parashikonte lirimin nga burgu të personave të dënuar deri gjashtë muaj burgim, ndërsa të dënuarit me mbi gjashtë muaj burgim, do të përfitonin ulje të dënimit prej 30 për qind.

Kundër propozimit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë kanë votuar 66 deputetë, ndërsa 17 ishin për nisjen e debatit dhe miratimin e ligjit. Para nisjes së seancës, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, u shpërndau deputetëve fotografi me pamje të rënda të burgjeve. Ai tha se qëllimi i amnistisë ishte shpopullimi i burgjeve dhe krijimi i kushteve më të mira për të burgosurit.

“Dënimi është diçka që është kryer ndërsa amnistia është diçka që do të mundësojë socializimin dhe do të ketë efekt social. Synimi themelor është gjendja alarmante në burgje, andaj janë dhënë rekomandime dhe konstatime nga shumë institucione përkatëse. Ligji për amnisti është nevojë e menjëhershme…Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore, nuk mund të quhet shtet”, tha Lloga gjatë prezantimit të propozim-ligjit për amnisti. Në rast të miratimit të ligjit, nga 2.114 të dënuar, do të liroheshin 286, ndërsa do të amnistoheshin pjesërisht 996 të tjerë.

Amnistia që ai kishte propozuar nuk do të vlente për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit për vrasje, përdhunim dhe disa kategori tjera të burgosurish.

Lidhja Social Demokrate në pushtet edhe më herët pati bërë të ditur se do të kundërshtonte këtë propozim me amendamente, në veçanti pjesën që mundësonte amnistinë e personave të dënuar për rastin “Monstra”, të pesë maqedonasve në vitin 2012”.

“Nuk është mirë që këta të burgosur të dalin jashtë pasi bëhet fjalë për raste që janë në interes të publikut më të gjerë. Për të pamundësuar këtë do të ndërhyjnë me amendamente”, tha zëvendësministrja e drejtësisë, Viktorija Avramovska Mandiç.

Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, kishte paralajmëruar mbi një mijë amendamente për të kundërshtuar miratimin e ligjit me arsyetimin se “propozimi do të lirojë nga burgjet kriminel dhe njerëz të afërt me pushtetin”. Partitë opozitare shqiptare kanë thënë se “propozim-ligji paraqet propagandë të partitë në pushtet për përfitim të pikëve politike para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”.

Propozim-ligji është kritikuar edhe nga drejtuesit e institucioneve gjyqësore, të cilët e kanë vlerësuar si ndërhyrje në punën e tyre.

“Me këtë propozim bëhet ndërhyrjen në gjyqësor. Ne ndodhemi në një situatë aspak të volitshme pasi gjyqësori ndodhet përballë kritikave të shumta, ndërsa në anën tjetër kemi ndërhyrje të pushtetit ligjvënës në punën e gjyqësorit. Ne po anashkalohemi nga vendimi të mëdha, siç është rasti me ndryshimet në Kodin Penal që çuan në vjetërsimin e shumë lëndëve gjyqësore”, tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev. Lidhur me këtë propozim më herët kishte reaguar edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, e cila i ka bërë thirrje për një proces transparent dhe të ligjshëm pasi sipas saj, qytetarët duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se cila është nevoja për miratimin e një ligji të tillë./REL/

krenar lloga

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj