LIVE UPDATES
Bota

La pas një viktimë, rebelët Huthi marrin përgjegjësinë për shpërthimin në Tel Aviv

Shpërthimi, i cili nuk ka aktivizuar alarmet e mbrojtjes ajrore, ka ndodhur disa orë pasi ushtria izraelite e ka konfirmuar se e ka vrarë një komandant të lartë të milicisë së Hezbollahut, në jug të Libanit.

19 Korrik 2024, 08:44 Nga M.B
La pas një viktimë, rebelët Huthi marrin
Foto nga vendi i ngjarjes

LINDJE E MESME- Rebelët e Huthëve të Jemenit e kanë marrë përgjegjësinë për atë që duket se ka qenë sulm me dronë në qendër të Tel Avivit në orët e para të së premtes, duke lënë të vrarë një burrë dhe duke plagosur disa të tjerë, ka thënë ushtria izraelite.

Shpërthimi, i cili nuk ka aktivizuar alarmet e mbrojtjes ajrore, ka ndodhur disa orë pasi ushtria izraelite e ka konfirmuar se e ka vrarë një komandant të lartë të milicisë së Hezbollahut, në jug të Libanit. Si Hezbollahu, ashtu edhe rebelët e Huthëve, përkrahen prej Iranit.

“Një hetim fillestar tregon se shpërthimi në Tel Aviv është shkaktuar nga rënia e një objektivi ajror dhe nuk janë aktivizuar sirenat. Incidenti është nën hetim të detajuar”, ka thënë ushtria përmes një deklarate.

Sulmi në Tel Aviv pritet të rrisë shqetësimet për mundësinë e përhapjes së luftës në Gazë, pasi Huthët dhe rrjetëzime tjera iraniane janë me Hamasin, grupin palestinez që udhëheq Gazën. Hamasi është shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Ushtria ka thënë se nuk e ka rritur mbrojtjen ajrore izraelite mbi Tel Aviv, ndonëse kryetari i këtij qyteti – qendrës ekonomike të Izraelit – e ka rritur alarmin në nivelin më të lartë. Një zëdhënës i Huthëve të Jemenit, ka thënë se grupi e ka sulmuar Tel Avivin me dronë dhe do të vazhdojë të shënjestrojë Izraelin, në shenjë solidarizimi me palestinezët, për shkak të luftës në Gazë.

Shërbimet izraelite të emergjencës, kanë thënë se trupi i një 50-vjeçari është gjetur i vdekur në një apartament afër vendit të shpërthimit. Izraeli ka shkëmbyer raketa me Hezbollahun në Liban pothuajse në baza ditore, prej nisjes së luftës në Gazë. Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze./ REL

rebelet houthi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj