6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, teksa ka folur para gazetarëve ka thënë se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
KOSOVË- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se vizita e sotme në Kosovë ishte konstruktive dhe shumë e dobishme. Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, teksa ka folur para gazetarëve ka thënë se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Me kryeminstrin Kurtin patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është të marrë informatat e nevojshme se si Kosova e sheh zbatimin e marrëveshjes dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë drejtim”, ka theksuar Lajçak.
Ai tutje ka thënë se të hënën dhe të martën do të qëndrojë në Beograd me të njëjtin qëllim, për të parë se si ata e shohin zbatimin e kësaj marrëveshje.
“Shpresoj të jemi të gatshëm të nxjerrim një dokument në takimin e Ohrit, por në këtë moment nuk mund të them më shumë për shkak se takimet po vazhdojnë. Me kryeministrin Kurti kemi diskutuar saktësisht për atë çfarë kam ardhur dhe tash di shumë më shumë për sa i përket pritshmërive nga ana e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes”, ka shtuar Lajçak.
Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes në Ohër dhe nëse ajo duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, Lajçak ka thënë se tash për tash “ne po fokusohemi tek finalizimi e pastaj vijmë tek formalizimi”.
“Do të arrijmë edhe tek ajo, por hapi i dytë është njëherë finalizimi. Siç thuhet e kalojmë atë urë kur të arrijmë atje dhe shpresojmë që të arrijmë të nënshkruajmë në Ohër. Sa i përket parlamentit ai është pjesë e kësaj sepse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Të dyja palët i kanë procedurat e brendshme që duhet ndjekur”, ka nënvizuar Lajçak.
Evdokia Tsagli GREQI- Evdokia Tsagli po udhëtonte në vagonin e tretë të trenit IC62 me miqtë e saj dhe ishte nj&eum...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump do të botojë një libër të ri në prill me 150 letra private që personazhe ...
Rishi Sunak BRITANI E MADHE- Kërkesa e Francës për të marrë më shumë para nga Britania e Madhe për monitorimin e pl...
Rishi Sunak, emigrantët dhe Emmanuel Macron BRITANI E MADHE- Emmanual Macron po kërkon pagesa vjetore nga Britania e Madhe për t&...
Ned Price SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit e sheh Asociacionin e komunave me shumicë serbe si kyç për ndërtimin e së ardhme...
Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka pritur në takim përfaqësuesin special t&...
Ushtaret ruse RUSI- Një rebelim i ri nga trupat e Vladimir Putinit ka ndodhur pasi burra të mobilizuar pretendojnë se po dërg...
Lloyd Austin dhe ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant IZRAEL- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin adresoi shqetësimet për përpar...
Suella Braverman dhe bashkëshorti dhe Gary Lineker BRITANI E MADHE- Një përplasje e fortë virutale ka nisur në Britaninë e Ma...
Momenti i goditjes ANGLI- Videoja e mëposhtme tregon momentin e tmerrshëm kur një emigrant irakian që mbërriti në Britani me ...