18 Janar 2023, 08:37
Nga DOSJA
Hipoteka Durrës
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kthimi”.
I morën 5000 m² tokë një shtetasi, duke e përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.
Vihen në pranga ish-juristi i hipotekës së Durrësit dhe 2 shtetasit që përfituan nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, tokën e një shtetasi tjetër.
Ndaj këtyre 3 shtetasve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve me qëllim përfitimin, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kthimi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit;
Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës.
Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 15.01.2023, ka caktuar për këta shtetas masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Bota
18 Janar 2023, 08:26
I.A
Banesa e shkaterruar
UKRAINË- Familja, miqtë dhe kolegët e varrosën një trajner boksi ukrainas të vrarë në një...
Bota
18 Janar 2023, 08:18
I.A
Shkaku i zhurmave
ANGLI- BBC ka kërkuar falje pasi zhurmat seksuale ndërprenë transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të FA C...
Bota
18 Janar 2023, 07:51
F.M
Pier Antonio Panzeri
BELGJIKË- Ish-deputeti Pier Antonio Panzeri, i akuzuar si i përfshirë në skandalin e korrupsionit të BE-s&eum...
Bota
17 Janar 2023, 23:49
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ecurinë dhe punën e bë...
Bota
17 Janar 2023, 23:16
k.m.
Matteo Messina Denaro
ITALI- Bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro u arrestua në një klinikë private ku kurohej nga kanceri në zorr...
Bota
17 Janar 2023, 23:20
k.m.
Mark Rutte
HOLANDË- Kryeministri holandez, Mark Rutte, sinjalizoi për “qëllimin” e tij që të dërgojë në...
Bota
17 Janar 2023, 23:09
k.m.
Henry Kissinger
SHBA- Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, tha më 17 janar se pushtimi rus tregon se nuk ka më arsye që Ukrain...
Bota
17 Janar 2023, 22:44
k.m.
Luiz Inacio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka pushuar nga puna 40 ushtarë që ruanin rezidencë...
Bota
17 Janar 2023, 22:00
k.m.
Pamje nga lufta
BAKHMUT- Një ekskavator nxjerr copa të mëdha dheu kafe buzë rrugës, duke depozituar papastërtitë në...
Bota
17 Janar 2023, 21:35
k.m.
Joe Biden
UASHINGTON- Presidenti Joe Biden do të udhëtojë të enjten në bregdetin qendror të Kalifornisë për të...