27 Maj 2024, 11:11
Nga M.B
Asambleja Parlamentare e NATO-s.
SOFJE- Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Shumica e vendeve kanë votuar pro, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.
Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s?
Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.
Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.
Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj. Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar./ REL
nato kosova
Bota
27 Maj 2024, 10:44
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Rreth 1.6 milion banorë të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të...
Bota
27 Maj 2024, 10:31
B.Z
Foto ilustruese
SERBI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Serbi. Dy persona kanë dhunuar për vdekje...
Bota
27 Maj 2024, 10:14
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL-Nëse sondazhet dalin të sakta, zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të tregojnë rritje të mb&eu...
Bota
27 Maj 2024, 10:04
B.Z
Pamje nga sulmi
IZRAEL - Gjatë një sulmi izraelit nga ajri, sipas të dhënave të organizartës palestineze, Gjysmëhën...
Bota
27 Maj 2024, 09:52
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Është rritur numri i izraelitëve me prejardhje gjermane që janë duke aplikuar për natyralizim, ka ...
Bota
27 Maj 2024, 09:41
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e st...
Bota
27 Maj 2024, 09:15
M.B
Republikani Michael McCaul.
SHBA- Zyrtari i lartë amerikan, Michael McCaul, ka thënë të hënën se porositë e Tajvanit jan...
Bota
27 Maj 2024, 08:39
M.B
Foto ilustrues
KINA- Shifrat thyejnë edhe një herë rekorde: në qershor, pothuajse dymbëdhjetë milionë të rinj ...
Bota
27 Maj 2024, 08:26
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në fillim të vitit, zhurma e traktorëve dhe vajtimi i sirenave shoqëruan rregullisht takimet e liderëve p...
Bota
27 Maj 2024, 08:06
M.B
Zjarri i përhapur në Rafah të Gazës – zonë ku janë zhvendosur mijëra palestinezë - si pasojë e sulmeve ajro...