LIVE UPDATES
Bota

Lamtumirë viza, qytetarët e Kosovës nga nesër lëvizin lirshëm në zonën Shengen

Qytetarët e Kosovës janë shprehur entuziast që pas shumë vitesh përpjekjesh dhe shpenzimesh të shumta për tu pajisur me një vizë, tashmë do të mund të lëvizin lirshëm.

31 Dhjetor 2023, 08:26 Nga r.ll

Lamtumirë viza, qytetarët e Kosovës nga nesër lëvizin

KOSOVË- Pas më shumë se dy dekadave izolim, qytetarët e Kosovës do të gëzojnë lirinë e lëvizjes dhe do të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.

Liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi nga nesër, 1 janar 2024. Qytetarët e Kosovës janë shprehur entuziast që pas shumë vitesh përpjekjesh dhe shpenzimesh të shumta për tu pajisur me një vizë, tashmë do të mund të lëvizin lirshëm.

Nga Aeroporti i Kosovës para disa ditësh kanë njoftuar se gjatë muajit janar janë planifikuar numër i madh i fluturimeve.

“Në çdo vit kemi një trend të rritje së numrit të fluturimeve, prandaj nëse e krahasojmë janarin e vitit 2023 me atë të 2022 kemi pasur 21.43% më shumë udhëtarë në vitin 2023. Po ashtu edhe numri i fluturimeve ka qenë në rritje. Sa i përket parashikimeve për muajin janar, do të kemi rritje si në numër fluturimesh, po ashtu edhe në numër udhëtarësh, sepse jemi në kohën e festave dhe po ashtu do të mund të udhëtojmë pa viza”, ka njoftuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.

Qytetarët e Kosovës mund të qëndrojnë 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtojnë disa herë, duhet të llogarisin me kujdes ditët e qëndrimit, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të kalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore.

Gjatë zbatimit të këtij rregulli, duhet të merren parasysh aspektet e mëposhtme:

Data e hyrjes konsiderohet si dita e parë e qëndrimit në territorin Shengen;

Data e daljes konsiderohet si dita e fundit e qëndrimit në territorin Shengen;

Periudha e referencës 180-ditore nuk është fikse. Është një dritare lëvizëse, e bazuar në qasjen e shikimit në çdo ditë të qëndrimit (qoftë në momentin e hyrjes ose në ditën e një kontrolli aktual, si kontrolli i policisë në brendësi ose kontrolli kufitar pas nisjes). Mungesa, mos udhëtimi drejt zonës Shengen për një periudhë të pandërprerë prej 90 ditësh, lejon një qëndrim të ri deri në 90 ditë në një periudhë 180-ditore.

Cilat dokumente udhëtimi nevojiten për të shfrytëzuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen?

√ Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen);

√ Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen;

√ Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni;

√ Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;

√ Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës;

√ Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Çfarë pasoja mund të keni në rast të shkeljeve eventuale?

Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare, shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes së zonën Shengen deri në 5 vite.

Kush nuk mund të udhëtoj në zonën Shengen?

Persona që figurojnë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme. Persona ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet e zonës Shengen, apo kanë qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen për raste të qëndrimit të paligjshëm.

Sa para duhet të kem me vete për të udhëtuar në zonën Shengen?

Duke marr parasysh që #paviza mund të udhëtoni nga 1 janar, 2024 vetëm për vizita afatshkurta turistike ose familjare e atë më së shumti deri në 90 ditë qëndrim në vijim po i japim disa informata praktike.

Si udhëtar/e, me të arritur në pikën e parë kufitare të Shengenit, nga policia kufitare juve mund të ju kërkohet nëse keni dëshmi të mjaftueshme financiare për udhëtimin tuaj. Sasia e këtyre mjeteve varet nga dy grupe faktorësh: 1) nga numri i ditëve që do të qëndroni dhe shteti të cilin e vizitoni dhe 2) nga ajo nëse do të qëndroni në akomodim me pagesë si hotel/apartament apo tek të afërmit tuaj.

Nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve është rreth 30 – 50 EUR në ditë për person. Nëse deklaroni se do të qëndroni në një hotel apo apartament apo çfarëdo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve që duhet të ofroni si dëshmi financiare është rreth 50 – 100 EUR në ditë për person.

Të gjitha detajet për udhëtim pa viza, qytetarët mund t’i gjejnë KËTU./Telegrafi

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj