LIVE UPDATES
Bota

Lanë Gjermaninë e Finlandën, dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë: Kam dëgjuar zemrën!

Por, historitë e ikjes nga vendlindja i shoqërojnë edhe rrëfime të të rinjve që provuan jetesën jashtë Kosovës dhe nuk duruan gjatë deri në blerjen e biletës së kthimit për në shtëpi.

17 Shkurt 2024, 16:36 Nga N.F
Lanë Gjermaninë e Finlandën, dy të rinj rrëfejnë
Foto ilustruese

KOSOVË- Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës... Ikja e të rinjve nga Kosova drejt Perëndimit ka ngritur shqetësim se “kriza e punëtorëve” në vend do të përkeqësohet. Por, historitë e ikjes nga vendlindja i shoqërojnë edhe rrëfime të të rinjve që provuan jetesën jashtë Kosovës dhe nuk duruan gjatë deri në blerjen e biletës së kthimit për në shtëpi.

Numri i saktë i personave që janë kthyer në Kosovë nga vendet e Perëndimit, nuk dihet. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, në pikat kufitare të Kosovës u ripranuan 90 persona nga shtete të ndryshme. Ndërkohë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se në mesin e mbi dhjetë mijë imigrantëve në Kosovë gjatë vitit 2022, përfshihen edhe të kthyerit apo të riatdhesuarit.

Por, edhe pse numri i saktë i tyre nuk dihet, rrëfimet e të kthyerve në Kosovë mbartin disa ngjashmëri: mallin për të afërmit, jetën e ngarkuar nga puna dhe ankesat për çmimet e taksat e shtrenjta. Dy ndërhyrje të njëpasnjëshme kirurgjike e detyruan Neki Hotin nga fshati Ratkoc i Rahovecit të mendonte për një jetë që s’e kishte dashur kurrë.

“Operacioni i dytë më ka kushtuar shumë. Për fat të mirë, shpëtova. Kurrë nuk kam pasur dëshirë të shkoj të jetoj në kurbet. Por, pastaj aplikova për vizë pune katër herë”, kujton 36-vjeçari.

Aplikimi i katërt i Nekiut pati sukses. Më 10 tetor të vitit 2022, ai udhëtoi për në Shtutgart të Gjermanisë, me një kontratë pune. Ai do ta bënte të njëjtën punë sikurse në Kosovë: do të punonte në fasada të ndërtesave. Por, ajo ditë, pavarësisht të gjitha përgatitjeve, ia ka lënë një shije të hidhur në mendje.

“Më la përshtypje jo të mira dita e parë, se këtu i lashë prindërit dhe gruan me tre fëmijët, pa ndihmën e askujt. Ata mua më kishin krah të djathtë për gjithçka”, rrëfen ai për Radion Evropa e Lirë.

Edhe pse kishte rreth vetes familjarë të tjerë në Gjermani, si dhe shokë të tjerë nga fëmijëria në Rahovec, ai nisi të fillonte të mendonte për kthimin në Kosovë qysh pesë muaj më vonë.

“Në mars nisa të mendoj për t’u kthyer dhe i thashë shefit atje, në Gjermani, që po kthehem në Kosovë. Ta them të drejtën, e lajmërova edhe ish-shefin në Kosovë që po kthehem”, kujton ai.

Në atë periudhë, të afërmit e bindën që të vazhdonte të qëndronte në Gjermani. Por, ai nuk duroi edhe shumë gjatë dhe në fund të gushtit mori përfundimisht biletën e kthimit për në vendlindje.

“Nuk jam penduar që jam kthyer. Kam ardhur në vendin tim, te fëmijët e mi, te familja ime. Unë, thjesht, e kam dëgjuar zemrën time ku po fle”, thotë Nekiu.

Ai tregon se është i kënaqur me kushtet e punës që bën në Kosovë, pasi thotë se merr pagë të mirë, shkaku i përvojës së tij 17-vjeçare në këtë profesion.

“Por, në fakt, nuk ia vlen me këtë profesionin tim që e kam... nuk ia vlen të shkosh [jashtë] ta maltretosh veten, ta ndërtosh jetën prej zeros”, thotë ai.

Pesë vjet më parë, një i ri nga Mitrovica e Jugut dhe bashkëshortja e tij blenë bileta njëdrejtimëshe nga Kosova për në Finlandë. Si vetëm 21-vjeçar, ai filloi të punonte në instalimin e ventilatorëve, ndërsa bashkëshortja e tij qëndronte në shtëpi. Me kalimin e kohës, të dy u dorëzuan nga jetesa jashtë Kosovës. Bashkëshortja e tij u kthye rreth dy vjet pas shpërnguljes në Finlandë, ndërsa 26-vjeçari ka rreth gjashtë muaj që është kthyer në vendlindjen e tij.

“[Jashtë orarit të punës] flija. Punoja rreth 12-13 orë në ditë. E kam provuar [se si është] të rrish pa ngrënë e gjithqysh. I di të gjitha hallet. Sikur të më thonë që dhjetë mijë euro e ke rrogën, nuk shkoj më”, thotë mitrovicasi, që tani punon si taksist.

Ai thotë se vendimin për t’u kthyer, e mori shkaku i punës së vështirë dhe çmimeve e taksave të larta në Finlandë, që e linin pa kursime në fund të muajit, e kështu edhe pa mundësinë për të blerë biletë për ta vizituar Kosovën.

“A e di se sa njerëz janë kthyer në Mitrovicë? Krejt janë taksistë ose punojnë në ndërtimtari. Këtu s’e dinë se si është atje. Ti u tregon, ata thonë ‘këqyre, për inat po flet’”, thotë ai.

Ndër arsyet kryesore që kanë nxitur kosovarët drejt emigrimit, është punësimi, sipas ASK-së, që në Kosovë arrin deri në 12 për qind. Paga mesatare në vend, sipas të dhënave të fundit nga viti 2022, është 521 euro në muaj, dukshëm më e ulët sesa në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, në vitet e fundit - shkaku i pandemisë COVID-19 dhe nisjes së luftës ruse në Ukrainë - çmimet për shumë produkte dhe shërbime janë rritur dukshëm. I nxitur nga këto kushte, mitrovicasi e kishte provuar të jetonte edhe në Gjermani, por sërish u zhgënjye: nuk arrinte të fitonte aq sa kishte menduar.

“Me Kosovën nuk e ndërroj asnjë vend në botë. Asnjë vend s’është më i mirë se Kosova”, thotë ai.

Marrë nga REL

kosove emigrante

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj