5 Gusht 2022, 12:32
Nga d.a.
Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 5 gusht se Moska është e gatshme të diskutojë për shkëmbimin e të burgosurve me Uashingtonin përmes një kanali ekzistues diplomatik.
Kjo deklaratë e Lavrovit u bë një ditë pasi një gjykatë ruse dënoi me nëntë vjet burgim basketbollisten amerikane, Brittney Griner, nën akuzat për kontrabandë droge.
Sipas ligjeve ruse, dënimi maksimal për akuzat që rëndojnë ndaj basketbollistes Griner është dhjetë vjet burgim.
"Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për këtë temë, por brenda kornizës së kanalit për të cilin u ra dakord nga presidentët [Vladimir] Putin dhe [Joe] Biden", tha Lavrov në një konferencë për media në margjinat takimit në Samitin e Azisë Lindore më 5 gusht.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, lëshoi një deklaratë menjëherë pas shpalljes së dënimit, duke thënë se ky rast "është një përkujtues i radhës për atë që bota tashmë e di: Rusia pa të drejtë po e mban Brittneyn".
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, më 29 korrik zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën ai i kërkoi Moskës të pranonte ofertën e SHBA-së për lirimin e basketbollistes amerikane, Brittney Griner, dhe amerikanit tjetër të burgosur, Paul Whelan.
Qeveria amerikane i ka propozuar Rusisë këmbimin e Whelanit dhe Grinerit, me rusin e dënuar për tregti armësh, Viktor Bout./REL/
brittney griner sergei lavrov viktor bout
Bota
5 Gusht 2022, 12:15
d.a.
foto ilustruese
GJERMANI- Numri i njerëzve në rrezik të varfërisë në Gjermani ra vetëm pak në vitin 2021. Siç...
Bota
5 Gusht 2022, 11:53
d.a.
Qin Gang
SHBA- Ambasadori i Kinës Qin Gang në SHBA u thirr dje në Shtëpinë e Bardhë pas stërvitjeve ushtarake t&eum...
Bota
5 Gusht 2022, 11:50
d.a.
Pelosi
KINË- Kina ka njoftuar se po sanksionon kryetaren e SHBA-së, Nancy Pelosi dhe familjen e saj të ngushtë për vizitën e ...
Bota
5 Gusht 2022, 11:28
d.a.
avion kinez
KINË- Kemi pak më shumë detaje mbi raketat kineze që thuhet se fluturuan mbi Tajvan gjatë stërvitjeve m...
Bota
5 Gusht 2022, 11:12
d.a.
policia italiane
ITALI- Agjentët e Policisë së Shtetit të Komisariatit të Città di Castello kanë ekzekutuar një u...
Bota
5 Gusht 2022, 11:04
d.a.
Maksim Dimitrievski
MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski tha se propozimi francez për heqjen e vetos b...
Bota
5 Gusht 2022, 10:58
d.a.
Daut Haradinaj
KROACI- Ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar në Kroaci vendin ku 27 vjet më parë filloi opera...
Bota
5 Gusht 2022, 10:47
d.a.
Droga e kapur ne Itali
ITALI- Në letër ai duhej të mbante një ngarkesë bukë por në realitet, megjithatë, ai kishte ...
Bota
5 Gusht 2022, 10:29
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Çmimet e naftës mbetën në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në Ukra...
Bota
5 Gusht 2022, 10:05
d.a.
Monika Komusanac
Demografja e njohur kroate Monika Komusanac shpjegon për portalin “Faktor” se Ballkani do të vazhdojë të z...