LIVE UPDATES
Bota

Libertarianët kundërshtojnë Trumpin, VOA: Biden takon ushtarakët e rinj

Ndryshe nga turmat me mbështetës konservatorë, që ai has rregullisht në tubimet e fushatës, ish Presidenti Donald Trump u përball me kundërshti në Konventën Kombëtare të Partisë Libertariane që u mbajt të shtunën. Thirrjet kundështuese u dëgjuan kur kandidati republikan për president përmendi një artikull të shkruar nga komentatori politik Deroy Murdock.

27 Maj 2024, 16:03 Nga N.F
Libertarianët kundërshtojnë Trumpin, VOA: Biden takon
Biden dhe Trump

SHBA- Fushata zgjedhore presidenciale është ndalur përkohësisht ndërsa kandidatët kryesorë për president shënojnë Ditën e të Rënëve e cila përkujtohet sot në Shtetet e Bashkuara. Gjatë fundjavës, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias ish Presidenti Donald Trump u përball me kundërshti të forta ndërsa iu drejtua libertarianëve amerikanë. Ndërkohë Presidenti Joe Biden mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të ushtarakëve të rinj. Ai u bëri thirrje atyre të shërbejnë si “mbrojtës të demokracisë amerikane”.


Ndryshe nga turmat me mbështetës konservatorë, që ai has rregullisht në tubimet e fushatës, ish Presidenti Donald Trump u përball me kundërshti në Konventën Kombëtare të Partisë Libertariane që u mbajt të shtunën. Thirrjet kundështuese u dëgjuan kur kandidati republikan për president përmendi një artikull të shkruar nga komentatori politik Deroy Murdock.

“Deroy shkruan 'Donald Trump do t'i drejtohet Partisë Libertariane të shtunën. Kjo parti, shkroi ai, duhet ta emërojë Trump-in si kandidat të saj për president. Kjo është ide e mirë, nëse doni të fitoni”

Por ndërsa thirrjet kundër zotit Trump vazhdonin, ai iu drejtua të pranishmëve duke u thënë se mbase ata nuk donin që të fitonin. Pjesëmarrësit megjithatë duartrokitën kur zoti Trump përmendi disa nga prioritetet e tij, nëse ai do t’i fitonte zgjedhjet.

“Ne do të shkurtojmë fondet për çdo shkollë që lejon teoritë marksiste dhe komuniste mbi racën dhe çështjet gjinore. Nuk do t'i lejojmë burrat të marrin pjesë në sportet e grave. Unë nuk do t'i jap asnjë qindarkë, asnjë shkolle, që detyron njerëzit të vendosin maska apo që të bëjnë vaksinat”, tha ish Presidenti Trump.

Nga ana tjetër Presidenti Joe Biden, i cili është në garë për t'u rizgjedhur, foli përpara të sapodiplomuarve të Akademisë Ushtarake amerikane në West Point të Nju Jorkut.

“Nuk ka patur ndonjëherë një periudhë në histori, kur i kemi kërkuar ushtrisë sonë të angazhohet në kaq shumë gjëra të ndryshme, e në kaq shumë vende të ndryshme në mbarë botën, në të njëjtën kohë”, tha Presidenti Biden.

Ndërsa theksoi se ushtarët amerikanë nuk do të përfshihen në fushëbeteja, zoti Biden ripërsëriti mbështetjen amerikane për Ukrainën. Ai foli edhe mbi rolin e ushtrisë amerikane në mbrojtje të Izraelit nga sulmet e fundit me dronë iranianë dhe punën që po bëhet për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në Gazë. Studentët e sapo-diplomuar u inkurajuan t’i përmbahen vlerave që parashtron slogani i betimit të Akademisë Ushtarake në ‘West Point’.

“Idetë kanë nevojë për mbrojtës. Dhe këta jeni ju, gjenerata e këtij viti. Ju jeni kampionët e lirisë dhe mbrojtësit e demokracisë amerikane”, tha Presidenti Biden.

Ndërsa sot Shtetet e Bashkuara përkujtojnë Ditën e të Rënëve zoti Biden merr pjesë në ceremoninë e planifikuar tek Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Virxhinia. Fushata e zotit Trump lëshoi një deklaratë duke nderuar anëtarët e rënë të ushtrisë dhe njoftuan se kandidati republikan ka siguruar mbështetjen e 175 familjeve të veteranëve dhe pjesëtarëve të ushtrisë.

Kjo javë do të jetë e ngarkuar për avokatët e ish-presidentit, pasi ata do të paraqesin të martën argumentet përfundimtare përpara një jurie prej 12 anëtarësh në gjyqin penal ndaj zotit Trump në Nju Jork. Çështja lidhet me pagesat bërë ish aktores së filmave pornografik, Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj mbi një marrëdhënie të dyshuar seksuale me zotin Trump.

Marrë nga VOA

biden trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj