Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.
LONDËR- Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Londër për të marrë pjesë në Procesin e Berlinit, së bashku edhe me udhëheqës të disa vendeve të Bashkimit Evropian, për të biseduar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.
Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do t’i mirëpresë udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së.
Kosovën e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Shqipërinë kryeministri Edi Rama, Serbinë, kryeministri Gjuro Macut, Malin e Zi kryeministri Millojko Spajiq, Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa Bosnjën kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.
Në këtë samit do të marrë pjesë edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz. Një ditë para samitit, të martën, Mbreti britanik Charles III e organizoi një pritje për pjesëmarrësit.
Ministria e Jashtme e Britanisë tha në një komunikatë se udhëheqësit do të bisedojnë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, ku lufta kundër migracionit të paligjshëm, veçanërisht në rrugët kryesore të kontrabandës, do të theksohet si temë kyç.
Britania pret që samiti ta forcojë bashkëpunimin e saj me partnerët evropianë për të zbatuar strategjinë e Qeverisë për t’i forcuar kufijtë, për t’i goditur bandat dhe për t’i kthyer ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e tyre të origjinës.
Gjithashtu, ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar po kërkon të rindërtojë marrëdhënien e saj me BE-në. Deri më tani, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së janë takuar 11 herë: katër herë në Berlin dhe nga një herë në Londër, Vjenë, Paris, Trieste, Poznan, Sofje dhe Tiranë.
foto ilustruese SHBA- Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë të martën vonë se nuk ka pla...
Foto ilustruese SIRI- Ekipet e mbrojtjes civile siriane nxorën të martën mbetjet e 20 personave nga një varr masiv në lindje t&eum...
Foto ilustruese PARIS- Policia franceze po intensifikon kërkimet për hajdutët që vodhën bizhuteri mbretërore të pa&ccedi...
Trump-Erdogan SHBA- Ndërhyrja vendimtare e Donald Trump ishte e mjaftueshme për të kapërcyer kundërshtimet e Izrael...
Foto ilustruese PARIS- Vjedhja e së dielës në Luvër u vlerësua nga muzeu të martën në 88 milion...
Foto ilustruese FRANCË- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po mbahet në një qeli prej 9 metrash katrorë në të a...
Foto ilustruse KOLUMBI- Një gjykatë kolumbiane ka rrëzuar dënimin e ish-presidentit Alvaro Uribe, i cili është shpallur ...
Foto ilustruese SHBA- Pamjet televizive të transmetuara drejtpërdrejt gjatë një ndjekjeje nga policia në Kaliforni përfunduan...
Foto ilustruese UKRAINA- Vendet evropiane po punojnë me Ukrainën mbi një propozim prej 12 pikash për t'i dhënë fund...
Mark Carney IZRAEL- Qeveria izraelite i ka kërkuar kryeministrit kanadez Mark Carney të tërhiqet nga deklarata e tij se Kanadaja do të ...