LIVE UPDATES
Bota

Lideri i Koresë së Veriut i 'reklamon' raketat e ndaluara ministrit rus

Ministri rus, Shoigu, dhe një delegacion kinez, përfshirë një anëtar të Byrosë Politike, mbërritën në Korenë e Veriut këtë javë për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë, të festuar në Korenë e Veriut si “Dita e Fitores”.

27 Korrik 2023, 11:37 Nga a.l
Lideri i Koresë së Veriut i 'reklamon' raketat e ndaluara
Kim Jong Un

KOREJA E VERIUT- Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e shoqëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një ekspozitë ku u paraqitën raketat balistike të ndaluara të Koresë së Veriut. Dy përfaqësuesit e Rusisë dhe Koresë së Veriut u zotuan të rrisin lidhjet mes dy vendeve, raportoi të enjten media shtetërore e Koresë së Veriut.

Ministri rus, Shoigu, dhe një delegacion kinez, përfshirë një anëtar të Byrosë Politike, mbërritën në Korenë e Veriut këtë javë për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë, të festuar në Korenë e Veriut si “Dita e Fitores”.

Raketat e shfaqura në ekspozitë ishin ndaluar me rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dhe ishin miratuar edhe nga Rusia dhe Kina. Por, këtë javë ato u panë në sfond gjatë shfaqjes së solidaritetit mes tre vendeve të bashkuara shkaku i rivalitetit të tyre me SHBA-në, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Fotot e medias shtetërore tregonin liderin e Koresë së Veriut dhe të ftuarit e tij në një ekspozitë të disa prej raketave balistike të Veriut. Një tjetër imazh tregoi atë që analistët thanë se dukej të ishte një dron i ri.

Një analist tha se inspektimi i Shoigut në vizitën e raketave të Koresë së Veriut sugjeroi pranimin nga Rusia të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Udhëtimi personal i Shoigut dhe gatishmëria e Shoigut për t’u fotografuar me Kimin gjatë këtij turneu është dëshmi se Moska është e kënaqur me modernizimin e vazhdueshëm bërthamor të Koresë së Veriut”, tha Ankit Panda nga Fondacioni Carnegie me seli në SHBA.

Kjo vizitë e Shoigut përbën vizitën e parë të një ministri rus të mbrojtjes në Korenë e Veriut që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Për Korenë e Veriut, ardhja e delegacioneve ruse dhe kineze shënon hapjen e parë të madhe ndaj botës që nga pandemia e koronavirusit. Shoigu i dha liderit korean një letër nga presidenti rus Vladimir Putin, raportuan mediat koreano-veriore.

Kim Jong-Un falënderoi Putinin për dërgimin e delegacionit ushtarak të udhëhequr nga Shoigu, duke thënë se vizita kishte thelluar marrëdhëniet “strategjike dhe tradicionale” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Ai shprehu vazhdimisht besimin se ushtria dhe populli rus do të arrinin suksese të mëdha në luftën për ndërtimin e një vendi të fuqishëm”, thuhet në deklaratën e Kim Jong-Un të publikuar nga mediat shtetërore (KCNA).

KCNA nuk iu referua luftës në Ukrainë, por ministri i mbrojtjes i Koresë së Veriut, Kang Sun Nam, u raportua të ketë thënë se Koreja e Veriut mbështet plotësisht “betejën” e Rusisë për drejtësi dhe për mbrojtjen e sovranitetit të saj./REL

kim jong un

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj