15 Dhjetor 2023, 13:30
Nga a.l
Behgjet Pacolli
KOSOVË- Ish-Presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me lajmet që qarkullojnë për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i implikuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli, ish-këshilltari i tij. Këtë herë Pacolli i është drejtuar analistit, Arjan Curri i cili ishte ndër të parët që pretendoi publikisht se pas vrasjes së Liridona Ademajt fshihej një devijim seksual i Naim Murselit.
“Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore i shoqi me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Prirem ta besoj kriminologjinë. Një burrë që vret një grua është grua. Nuk është burrë”, tha Curri në emisionin Top Story.
“Pse kumbari i fëmijëve të Liridonës, Behgjet Pacolli mungon në varrimin e saj. Nuk ka qenë as tek i pari, as tek i dyti. Kemi dëgjuar që ai thotë kemi marrëdhënie familjare. Mundet që edhe vilën t’ia ketë dhuruar ai”, tha Curri duke hedhur në publik një pistë të re për vrasjen e Liridonës.
Pas deklaratave të analistit që bënë bujë të madhe në media, Pacolli thotë se familja e tij po i përjeton shumë, por më shumë djali i tij, i cili siç pretendon ai, po bullizohet nga shokët në shkollë. Ndër të tjera ai e paralajmëron Currin, se do të marrë masa ligjore ndaj tij.
“Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime. Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese. Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për t’ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, shkruan Pacolli.
behgjet pacolli arjan curri liridona ademaj naim murseli
Bota
15 Dhjetor 2023, 13:27
a.l
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka bërë thirrje faktorit politik në Lugin&...
Bota
15 Dhjetor 2023, 13:03
r.ll
haxhi shala
HAGË- Ish-komandanti i UÇK-s, Haxhi Shala është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës...
Bota
15 Dhjetor 2023, 12:43
r.ll
jake sullivan
SHBA- Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, po mban një konferencë pë...
Bota
15 Dhjetor 2023, 12:31
r.ll
foto ilustruese
BRITANI -Një person ka vdekur dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital pasi një varkë me emig...
Bota
15 Dhjetor 2023, 12:26
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaron se vendimi i Bashkimit Europian për të hapur negociatat e an&eum...
Bota
15 Dhjetor 2023, 12:03
r.ll
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po mban fjalimin e saj vjetor para deputetëve në Kuvendin e Kosovës. ...
Bota
15 Dhjetor 2023, 11:48
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj ditën e sotme në kuvend ka thënë se viti...
Bota
15 Dhjetor 2023, 11:42
r.ll
BOSNJË-HERCEGOVINË- Oficerët e policisë së Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në Bosnje e Hercego...
Bota
15 Dhjetor 2023, 11:21
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Një dokument i hartuar nga Serbia, përmes së cilit ajo është shprehur se nuk e ka ndërmend t&eu...
Bota
15 Dhjetor 2023, 10:37
r.ll
KINË- Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Pekin, ku dy vagonë të një treni u shkëputën dhe dolën nga shinat, duke...