LIVE UPDATES
Bota

Ligji i ri gjerman që prek dhe shqiptarët, Suka: Rritja e pagave në kujdesin shëndetësor ishte e domosdoshme

Në një intervistë me DW Afërdita Suka, deputete në parlamentin Landit të Berlinit shpjegon se çfarë do të thotë kjo për sektorin e kujdesit shëndetësor.

9 Shtator 2022, 10:51 Nga d.a.
Ligji i ri gjerman që prek dhe shqiptarët, Suka: Rritja e pagave
foto ilustruese

GJERMANI- Më 1 shtator 2022 në Gjermani hyri në fuqi një ligj i ri, sipas të cilit personeli në kujdesin për të moshuarit paguhet sipas tarifave. Kjo prek mbi 5000 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që punojnë në këtë sektor. Në një intervistë me DW Afërdita Suka, deputete në parlamentin Landit të Berlinit shpjegon se çfarë do të thotë kjo për sektorin e kujdesit shëndetësor.

Deutsche Welle: Më 1 shtator 2022 Gjermania i ka rritur pagat në sektorin e kujdesit shëndetësor. Çfarë do të thotë kjo konkretisht për të prekurit.

Afërdita Suka: Për të punësuarit do të thotë një rritje rroge me mesatarisht 20 përqind. Kjo pasi 80 për qind e të punësuarve nëpër strehimore të moshuarish ose dhe në pikat ambulante paguhen nën tarifë. Me këtë hap tejet të nevojshëm politika synon ta bëjë më atraktiv profesionin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit.

Por kjo do të thotë edhe rritje e kostove nëpër azile. Sa pritet të rriten këto kosto dhe kush i merr përsipër?

Për kujdesin geriatrik në një qendër të moshuarish, sipas përllogaritjeve të bëra këtu në Berlin, pritet një rritje mesatare prej 300 euro/muaj. Në varësi nga kohëzgjatja e qëndrimit, një pjesë të kostove, ose të gjitha, i merr përsipër sigurimi geriatrik. Në kujdesin ambulant pritet një rritje kostosh me së paku 40 për qind, në varësi të shërbimeve. Nëse të moshuarit nuk kanë mundësi t'i paguajnë vetë, atëherë ekziston mundësia që të marrin ndihma nga shteti. Fëmijët paguajnë për prindërit që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, vetëm nëse kanë të ardhura mbi 100 mijë euro bruto në vit.

Sipas një parashikimi të institutit të sigurimeve shëndetësore Barmer, deri në vitin 2030 Gjermanisë do t'i nevojiten 500 mijë infermierë. Sa i prekur është Landi i Berlinit nga kjo mangësi dhe çfarë po bën për ta përballuar këtë?

Berlini që tani ka mangësi të mëdha personeli në kujdesin shëndetësor dhe geriatrik. Deri në vitin 2030 Berlinit do t'i nevojiten 10 000 fuqi punëtore të specializuara në kujdesin geriatrik. Ka shumë përpjekje për ta bërë sa më tërheqës këtë profesion, për shembull, janë hequr tarifat për shkollat e infermierisë. Në dy klinikat kryesore Charitè dhe Vivantes janë bërë marrëveshje për lehtësimin kushteve të punës së infermierëve. Koha e punës dhe ngarkesa janë bërë më të parashikueshme. Këto marrëveshje janë adaptuar edhe në spitale të tjera. Landi i Berlinit po angazhohet në nivel federal që të arrihet edhe një kombinim më i mirë i profesionit me jetën familjare.

Në shumë vende të botës ka mungesa të fuqisë punëtore në kujdesin për të moshuarit. A ka ndonjë vend që e ka zgjidhur këtë problem dhe që mund të shërbejë si model për ju? 

Është mirë të shihen rrethanat dhe kushtet në secilin vend. Shumë sisteme shëndetësore brenda dhe jashtë Evropës nuk mund të krahasohen me njëra tjetrën, sepse kanë tradita të ndryshme. Në shoqëritë, ku kujdesi geriatrik është i profesionalizuar dhe i shkolluar, këto profesione trajtohen në nivel të barabartë me profesione të tjera. Dhe ky së paku është një parakusht që përbën një bazë të mirë për ta bërë atraktiv këtë profesion./DW/

aferdita suka ligji i ri gjerman per punetoret

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj