LIVE UPDATES
Bota

Ligji për pagat: Kë e prek vendimi i Kushtetueses?

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se, sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, personave të cilëve iu zvogëlua paga me hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat, do të vazhdojnë pafundësisht të marrin pagën që e kanë pasur para hyrjes në fuqi të Ligjit për paga. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar paragrafin 2 të nenit 41 të Ligjit të pagave.

27 Dhjetor 2023, 16:00 Nga I.A
Ligji për pagat: Kë e prek vendimi i Kushtetueses?
Foto Ilustruese

KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli të pavlefshme disa nene të Ligjit për pagat në sektorin publik, të miratuar në shkurt të këtij viti. Kjo Gjykatë veproi pas kërkesës së Avokatit të Popullit për kushtetutshmërinë e këtij ligji. Kushtetuesja vendosi se, “paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 41, për shtesat transitore, dhe paragrafi 2 i nenit 45 (shfuqizimi Ligjit për presidentin e Republikës së Kosovës) të ligjit të kontestuar, shpallen të pavlefshëm me hyrjen në fuqi të aktgjykimit”.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se, sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, personave të cilëve iu zvogëlua paga me hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat, do të vazhdojnë pafundësisht të marrin pagën që e kanë pasur para hyrjes në fuqi të Ligjit për paga. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar paragrafin 2 të nenit 41 të Ligjit të pagave.

Ata do të vazhdojnë ta marrin shtesën transitore pafundësisht, deri në momentin kur rritja e koeficientit bën që të arrihet apo tejkalohet vlera e pagës paraprake. Miftaraj shtoi se shërbimi i jashtëm i Kosovës, që ka qenë i përjashtuar edhe nga shtesa transitore, do të trajtohet njëjtë sikurse para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Dispozita që i përjashton ata nga shtesa transitore anulohet. Ata nuk kompensohen retroaktivisht për dëmet që u janë shkaktuar nga hyrja në fuqi e Ligjit e deri më tani. Me ligj të ri, pagat, sikurse ato të ambasadorëve, janë zvogëluar.

Pagat janë zvogëluar edhe për presidentin e vendit, për gjyqtarët e prokurorët. Sipas Miftarajt, personat që janë punësuar pas hyrjes në fuqi të Ligjit, do të marrin pagën e njëjtë sikurse kolegët e tyre dhe ata nuk do të kompensohen retroaktivisht për dëmet që u janë shkaktuar nga hyrja në fuqi e Ligjit e deri më tani.

“Dispozita që e ul shpërblimin për përvojën e punës nga 0.5% në 0.25% për 15 vjetët e parë, është në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo dispozitë nuk anulohet, porse Kuvendi obligohet që brenda 6 muajve ta adresojë këtë çështje. Ndërsa, efekti i aktgjykimit për këtë pjesë shtrihet nga data e publikimit të aktgjykimit”, thotë tutje Miftaraj.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese “e ruajti pavarësinë funksionale të sistemit të drejtësisë, në atë mënyrë që anuloi dispozitat që i obligonin institucionet e sistemit të drejtësisë të kërkonin miratim nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e krijimit të funksioneve apo pozitave të reja”.

Megjithatë, Miftaraj thotë se disa nga çështjet që u anashkaluan nga Gjykata, është ajo e shtesave pa orar të paracaktuar për zyrtarët, të cilët nuk e kanë të njohur saktë orarin e tyre të punës.

“Sipas Ligjit të pagave, kjo shtesë nuk i jepet secilit zyrtar publik që punon në këto rrethana, por vetëm zyrtarëve politikë të kabineteve që punojnë në këto rrethana. Kjo çështje nuk trajtohet fare në njoftim, pra as nuk konfirmohet as nuk anulohet. Ka pak gjasë që aktgjykimi të përmbajë dispozita, të cilat e mbulojnë këtë çështje”, sqaron Miftaraj.

Ai thotë se nuk adresohet në mënyrë adekuate çështja e retroaktivitetit në raport me personat e punësuar në shërbimin e jashtëm pas hyrjes në fuqi të ligjit.

“Kjo pasi dëmtimi pasuror që u është krijuar atyre, për shkak të shkeljes së Kushtetutës të konstatuar nga Gjykata, nuk do të kompensohet retroaktivisht, por efekti i aktgjykimit për këtë pjesë shtrihet nga momenti i publikimit të aktgjykimit”.

Miftaraj thotë se për shkak të zbatimit të shtesës transitore, deri më tani askush nuk është dëmtuar nga Ligji për pagat:

“Në këtë situatë, mënyra e veprimit tutje në raport me ekzekutimin e pagave është e thjeshtë: Pagat duhet të vazhdojnë të ekzekutohet sikurse deri më tani, porse pagesa e shtesës transitore duhet të vazhdojë pafundësisht të paguhet deri në nivelin e pagës më të lartë që ka ekzistuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të pagave. Pra, në vitin e dytë, tashmë kjo shtesë nuk duhet të reduktohet”.

“Nga data e publikimit të aktgjykimit, pagat e shërbimit të jashtëm duhet të jenë ato që kanë qenë para hyrjes në fuqi të Ligjit, në rastet kur paga në atë kohë ka qenë më e lartë, apo të vazhdojë të paguhet sipas Ligjit të pagave, nëse ka raste kur pjesëtarët e shërbimit të jashtëm nuk janë ndikuar negativisht nga hyrja në fuqi e Ligjit për pagat”.

Sipas Miftarajt, brenda 6 muajve, Kuvendi duhet t’i miratojë ndryshimet që kanë të bëjnë me përvojën e punës. Sa u përket shtesave, institucionet e pavarura sipas nenit 2.3 të Ligjit për pagat, nuk kufizohen nga tavanet buxhetore të vendosura në Ligjin për pagat. Me rastin e krijimit të funksioneve apo pozitave të reja, institucionet e pavarura nuk duhet të kërkojnë miratim nga MPB-ja.

Marrë nga REL

ehat miftaraj gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll
Bota 27 Dhjetor 2023, 15:34 I.A

KQZ pezullon dy parti politike në Kosovë

KQZ KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, pa...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj