LIVE UPDATES
Bota

Për herë të parë në 100 vjet! Ligjvënësit nuk zgjedhin dot kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, pas tre raundesh votimi

57-vjeçari McCarthy, që është vetë një konservator i vendosur, është përpjekur prej vitesh të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Gjatë javëve të fundit, ai u takua në mënyrë të përsëritur me kundërshtarët e tij republikanë, për të siguruar mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij për kryetar.

4 Janar 2023, 07:44 Nga DOSJA
Për herë të parë në 100 vjet! Ligjvënësit nuk
Kevin McCarthy

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve nuk arriti të zgjedhë Kryetarin e saj, ndërsa një grup ligjvënësish konservatorë vazhduan të votojnë kundër kandidaturës së kolegut të tyre republikan Kevin McCarthy për të marrë drejtimin e sesionit të 118-të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte hera e parë në 100 vjet, që asnjë kandidat republikan apo demokrat nuk u zgjodh që në raundin e parë të votimit në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka 435 anëtarë.

Zoti McCarthy nuk arriti të zgjidhet kryetar pas tre raundesh votimi. 20 kolegë republikanë e kundërshtuan kandidaturën e tij në raundin e fundit. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të vazhdojë mesditën e së mërkurës me një raund të katërt votimi, por nuk ishte e qartë nëse do të ndryshonin qëndrim disa nga kundërshtarët e zotit McCarthy, apo nëse mund të shfaqeshin edhe kandidatë të rinj.

Republikanët do të kenë një shumicë të ngushtë 222-212 në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa një vend është momentalisht vakant. Për rrjedhojë, zotit McCarthy, i cili shërben prej 16 vitesh si ligjvënës nga Kalifornia, do t’i duhet të sigurojë të paktën 218 vota për t’u bërë kryetar. Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, ai do të bëhej edhe zyrtari i dytë në radhën e hierarkisë për marrjen e detyrës së presidentit amerikan.

Megjithatë, 19 republikanë, shumë prej të cilëve patën shprehur gjatë javëve të fundit pikëpamjen se zoti McCarthy nuk ishte mjaftueshëm konservator për të udhëhequr ligjvënësit republikanë, votuan për ligjvënës të tjerë republikanë gjatë raundit të parë të votimit, si për ligjëvënësit Andy Biggs nga Arizona dhe Jim Jordan nga Ohajo, dy kundërshtarë të zëshëm të Presidentit demokrat Joe Biden.

Në raundin e tretë të votimit, 20 disidentë republikanë votuan për zotin Jordan, megjithëse ai vetë propozoi kandidaturën e zotit McCarthy për drejtues të shumicës republikane gjatë sesionit të ri dyvjeçar të Dhomës së Përfaqësuesve. Ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries nga Nju Jorku, mori votat e të gjithë 212 ligjvënësve demokratë, dhe kryesoi kështu në votime, megjithëse ai nuk ka ndonjë shans për të fituar, pasi asnjë ligjvënës republikan nuk ka në plan të votojë për të. Në votimin më të fundit, 202 republikanë votuan për zotin McCarthy, pra 16 më pak nga 218 votat që i nevojiten.

57-vjeçari McCarthy, që është vetë një konservator i vendosur, është përpjekur prej vitesh të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Gjatë javëve të fundit, ai u takua në mënyrë të përsëritur me kundërshtarët e tij republikanë, për të siguruar mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij për kryetar.

Zoti McCarthy ofroi që të ndryshojë rregullat qeverisëse të Dhomës së Përfaqësuesve, si p.sh. lejimin e një votimi të befasishëm për të shpallur vakant postin e kryetarit dhe përzgjedhjen kështu të një personi tjetër, në rast se nuk kishte dakortësi për qëndrimet e tij politike apo për mënyrën se si grupi i ligjvënësve të partisë së tij do të bënte hetimet e premtuara ndaj Presidentit Biden dhe administratës së tij. Por, ndërsa vazhdonte procesi i gjatë i thirrjes së emrave të ligjvënësve për të votuar, u bë e qartë se zoti McCarthy nuk kishte votat e mjaftueshme për të fituar shumicën.

Kushdo qoftë ligjvënësi që republikanët do të zgjedhin për kryetar, qoftë zotin McCarthy apo dikë tjetër, ai do të zëvendësojë Kryetaren demokrate në largim, Nancy Pelosi, e cila vazhdon të jetë ligjvënëse dhe votoi në favor të zotit Jeffries. Demokratët, të cilët ruajtën 50 me 50 balancën e përfaqësimit në Senat gjatë dy viteve të fundit, fituan avantazhin në zgjedhjet mbarëkombëtare për Kongresin dy muaj më parë, duke siguruar një shumicë 50 me 49 në Senat, megjithëse ish-Senatorja demokrate Kyrsten Sinema njoftoi se do të ishte tashmë e pavarur, por se nuk do të ndryshonte filozofinë e saj të votimit. Ajo ka votuar zakonisht sipas mënyrës së votimit të ligjvënësve demokratë dhe në mbështetje të Presidentit Biden.

Zoti McCarthy fitoi 188 vota në grupin e ligjvënësve republikanë në muajin nëntor, dhe që nga ajo kohë ka siguruar më shumë mbështetje për përpjekjen e tij për të arritur shumicën prej 218 votash për t’u bërë kryetar, siç u tregua edhe me rezultatin prej 203 votash që mori në favor të tij gjatë dy raundeve të së martës.

Por, një grup më i djathtë në radhët e ligjvënësve republikanë kundërshton kandidaturën e zotit McCarthy për kryetar, pasi thonë se ai nuk i është përkushtuar sa ç’duhet kauzës konservatore dhe pasi përfaqëson atë që e konsiderojnë si drejtim të dështuar republikan, me një president demokrat në Shtëpinë e Bardhë që nxit miratimin e politikave progresiste sociale dhe planeve për shpenzime buxhetore që kundërshtohen nga shumica e republikanëve.

Përzgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve ndodh përpara se ligjvënësit të kenë bërë betimin për mandatin e tyre dyvjeçar. Gjatë procesit, ligjvënësit thërrasin nga salla ku janë mbledhur për plenaren, emrin e preferuar për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve. E njëjta pamje pritet të paraqitet edhe gjatë raundit të katërt të votimit, madje ndoshta edhe më pas.

Marrë nga VOA

kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj