Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mediat holandeze nuk e përjashtojnë mundësinë që Tito të ketë paguar një garanci të madhe, apo të dorëzojë pasaportën në këmbim të pritjes së një vendimi për lirinë e tij.
SERBI- Edin Gaçani, nga Bosnje Hercegovina, i quajtur ‘Eskobari evropian’, i njohur si Tito dhe Dino, i cili u arrestua në Dubai në nëntor të vitit të kaluar në një operacion të madh nga Europol dhe policia holandeze, është liruar. 'Kurir' shkruan se Gaçani njihet si një nga bosët më të mëdhenj të drogës në botë, i cili ishte në kërkim prej vitesh.
Në një operacion të madh ndërkombëtar për të shkatërruar rrjetin më të madh të shpërndarësve të kokainës në shtator të vitit të kaluar, ku u sekuestruan rreth 2.6 ton lëndë narkotike dhe u arrestuan 61 persona, DEA amerikane identifikoi Titon, lider i këtij karteli. Sipas informacioneve të deritanishme, ai jeton në Dubai, por është i lidhur me Kolumbinë, Perunë dhe Bolivinë, nga ku merr kokainë. Një nga bashkëpunëtorët e tij të supozuar është Zoran Jakshiq, lideri i grupit Amerika.
Mediat holandeze thonë se ai u lirua nga paraburgimi më 29 dhjetor të vitit të kaluar dhe se rrethanat në të cilat dyshohet se u lirua një nga bosët më të mëdhenj të drogës janë një mister për drejtësinë e vendit. Karteli i Gaçaninit u mbiquajt edhe “superkarteli” i cili, siç pretendojnë disa media, e ka tejkaluar El Chapon, me akuzat se ai është kreu i një grupi që furnizon një të tretën e Evropës me kokainë.
Kërkesa për ndihmë juridike dhe ekstradim të Titos është dorëzuar me kohë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në afatin ligjor prej 40 ditësh.
'Ne dimë histori për dokumentet që janë dorëzuar shumë vonë. Kjo nuk eshte e vertete. Po punojmë për të zbuluar se çfarë e ka bërë saktësisht që ai të mos ekstradohet, por të lirohet – tha Wim de Bruin, zëdhënësi i prokurorisë.
'Ka spekulime se kërkesa për ekstradim është refuzuar dhe se Tito dhe një i dyshuar tjetër janë liruar. Nuk e dimë ku është për momentin'- tha De Bruin dhe shtoi se mund të jetë ende në Dubai.
Avokatja e Gaçaninit, Leona van Klef, pretendon se ai nuk është zhdukur pa lënë gjurmë: Klienti im është liruar në përputhje me ligjin dhe është në pritje të procedurës së ekstradimit'
Mediat holandeze nuk e përjashtojnë mundësinë që Tito të ketë paguar një garanci të madhe, apo të dorëzojë pasaportën në këmbim të pritjes së një vendimi për lirinë e tij.
Gaçanin është me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai u cilësua nga DEA amerikane si një nga 50 trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë.
Hetuesit dyshohet se "superkarteli" i Gaçanin importonte drogë direkt nga Amerika e Jugut në portet evropiane dhe se ai bashkëpunonte ngushtë me grupin kriminal të arrestuar së fundmi dhe mediat raportuan se ai ishte gjithashtu i lidhur me klanin kavak. Gaçanin ishte në krye të piramidës së këtij karteli, i cili bashkëpunonte me grupe më të vogla kriminale nga Ballkani.
Josep Borrell UKRAINË- Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell deklaroi sot se disa vende evropiane janë të përgatitura të d&eum...
Ivo Sanader KROACI- Ish-kryeministri Ivo Sanader mund të qëndrojë pas hekurave deri në moshën 80 vjeçare në bazë ...
Kanabisi GREQI- 64 kilogram kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në Greqi, pranë kufirit me Shqipërinë. Mësohet se ope...
Wagner SERBI- Një video e lajmeve ruse që pretendon se tregon vullnetarë serbë që stërviten për të luftuar pë...
Miroslav Lajcak KOSOVË- Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për ...
Reed Hastings Reed Hastings ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si bashkudhëheqës i Netflixit, kompani në të cilin ka kont...
Olivér Várhelyi BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit për Zgje...
Andrew Tate dhe Tristian Tate RUMANI- Influenceri Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë në paraburgim deri më ...
protesta ne Iran IRAN- Vendasit e Iranit Perëndimor kanë protestuar sot sërish, teksa shënohen 40 ditë nga vrasja e Shadman Ahmadi...
Aleksandër Vuçiç ZVICËR- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se është ulur qëllimisht i...