4 Gusht 2023, 19:26
Nga I.A
Kufiri
LITUANI- Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë, për shkak të shqetësimeve lidhur me praninë e mercenarëve të Wagner-it, njoftoi të premten zëvendësministri i Brendshëm.
“Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikëaklimeve kufitare”, tha Arnoldas Abramavicius për AFP-në.
Sipas tij, pikëkalimi kufitar i Sumskos dhe ai i Tvereciausit do të mbyllen. Lituania, shtet anëtar i NATO-s në krahun lindor të aleancës, pritet që të zyrtarizojë këtë vendim javën e ardhshme. Bjellorusia – aleatja e Moskës – është nikoqire e luftëtarëve të Wagner-it, të cilët u zhvendosën në këtë shtet pas rebelimit ndaj ushtrisë së Rusisë.
Liderët e Lituanisë dhe Polonisë më herët gjatë kësaj jave thanë se afër 4.000 mercenarë veçse janë stacionuar në Bjellorusi. Të dyja shtetet po e shqyrtojnë marrjen e një vendimi të përbashkët për mbylljen e tërësishme të kufijve me Bjellorusinë, pas shqetësimeve se luftëtarët e Wagner-it mund të tentojnë të kalojnë kufijtë të kamufluar si migrantë dhe të kryejnë akte provokuese brenda këtyre dy shteteve.
Abramavicius tha se përveç mbylljes së dy pikëkalimeve kufitare, Lituania duhet të bëhet gati “që të mbyllë plotësisht kufirin në çdo moment”.
Si Polonia ashtu edhe Lituania kanë ngritur gardhe në kufijtë e tyre me Bjellorusinë dhe Rusinë, duke e akuzuar Minskun dhe Moskën se po orkestrojnë fluks të migrantëve për në Bashkimin Evropian, me qëllim që të destabizojnë 27 shtetet e bllokut.
Marrë nga REL
lituani lufta ukraine-rusi
Bota
4 Gusht 2023, 19:11
I.A
Luiz Inacio Lula da Silva
BRAZIL- Policia braziliane tha sot se arrestoi një burrë që kishte thënë publikisht se kishte për q...
Bota
4 Gusht 2023, 18:54
I.A
MTS
KOSOVË- “Telekom Serbia” njoftoi se ka pranuar vendimin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) të Qeverisë...
Bota
4 Gusht 2023, 18:30
I.A
foto ilustruese
SHBA- Roli që luajtën elektorët e rremë në përpjekjet e ish presidentit Donald Trump për të m...
Bota
4 Gusht 2023, 17:43
I.A
Aleksei Navalny
RUSI- Një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar, Aleksei Navalny, duke e dënuar me 19 vjet burgim...
Bota
4 Gusht 2023, 16:29
I.A
Valon Syla
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore n&e...
Bota
4 Gusht 2023, 16:15
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit nuk ka të bë...
Bota
4 Gusht 2023, 16:00
I.A
Hunter Biden
SHBA- Ligjvënësit republikanë po intensifikojnë hetimet ndaj Hunter Bidenit dhe po përpiqen të baraspeshojnë...
Bota
4 Gusht 2023, 15:24
I.A
Lituani
LITUANI- Lituania i ka shpallur më shumë se 1.000 shtetas të Rusisë dhe Bjellorusisë, që jetojnë në kë...
Bota
4 Gusht 2023, 14:56
f.i
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se mbajtja e zgjedhjeve të reja në ko...
Bota
4 Gusht 2023, 14:15
f.i
pamje nga vendngjarja
RUSI- Dronët ukrainas kanë sulmuar portin më të madh rus Novorossiysk, pranë Detit të Zi.
V...