LIVE UPDATES
Bota

Lituania rrit gatishmërinë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, vendet anëtare të NATO-s Polonia, Lituania dhe Letonia, fqinje me Bjellorusinë, kanë rritur aftësitë mbrojtëse në kufi.

20 Gusht 2023, 18:55 Nga I.A
Lituania rrit gatishmërinë ushtarake në kufirin me
Lituani

LITUANI- Lituania, vend anëtar i NATO-s me një popullsi prej afro 3 milionë banorësh, po forcon sigurinë e saj në kufi mes rritjes së shqetësimeve të sigurisë të shkaktuara nga prania e mercenarëve të Grupit Wagner në Bjellurusi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Evropën Lindore, Myroslava Gongadze, ishte në zonën kufitare mes Lituanisë dhe Bjellorusisë dhe bisedoi me rojën kufitare që mbronin kufirin e aleancës perëndimore.

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, vendet anëtare të NATO-s Polonia, Lituania dhe Letonia, fqinje me Bjellorusinë, kanë rritur aftësitë mbrojtëse në kufi.

Ruslanas, i cili nuk e tregon mbiemrin për arsye sigurie, është me njësinë e rojeve kufitare lituaneze dhe ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. Ai po bëhet gati për të patrulluar kufirin. I pajisur mirë për të mbrojtur kufirin e NATO-s, ai thotë se detyra është e vështirë.

“Nuk është detyrë e lehtë dhe nuk është për të gjithë. Nuk kërkon vetëm anën fizike, por edhe atë mendore. Është mjaft e vështirë”.

Gjatë dy viteve të fundit, ai dhe kolegët e tij janë përballur me provokime nga Bjellorusia, përfshirë shkeljet kufitare, siç ishte vendimi i Bjellorusisë për të dërguar migrantë të paligjshëm në Lituani.

“Ishim dëshmitarë, i pamë sesi i shtynë ata. Migrantët thanë të njëjtat gjëra. Ata nuk i lejuan migrantët të ktheheshin mbrapsht”, thotë për Zërin e Amerikës roja kufitare Ruslanas.

Pas mbërritjes së mercenarëve të Grupit Wagner në Bjellorusi, Lituania e përforcoi edhe më tej praninë e saj ushtarake në kufi. Ky gardh kufitar, me kamera vëzhgimi dhe sistem zbulimi gjatë natës, u ndërtua dy vjet më parë.

Autoritetet po përgatiten për kërcënime të tilla si infiltrimi i migrantëve armiqësorë, shkëmbime zjarri në kufi, ose përsëritja e incidentit të helikopterëve bjellorusë që shkelën hapësirën ajrore polake.

Zëri i Amerikës bisedoi me Komandantin e Gardës Kufitare të Lituanisë, Rustamas Liubajevas.

“Mund të them se situata është e qëndrueshme, megjithatë, shumë e tensionuar, sepse Bjellorusia po merr pjesë aktive në agresionin kundër Ukrainës. Situata e sigurisë në rajonin tonë është shumë e tensionuar edhe për shkak të pranisë së mercenarëve të Grupit Wagner në Bjellorusi”.

Ai thotë për Zërin e Amerikës se lufta në Ukrainë ka ndikuar tek qasja e vendit të tij ndaj sigurisë kombëtare.

“Ka ndryshuar në mënyrë drastike. Publiku dhe organet ligjzbatuese po i kushtojnë më shumë vëmendje situatës së sigurisë. Nga këndvështrimi ynë, si roje të kufirit, ne filluam t'i kushtojmë shumë më tepër vëmendje çështjeve të sigurisë kombëtare. Roja kufitare u bë pjesë e forcave të mbrojtjes në rast konflikti ushtarak, në rast agresioni”.

Ai thotë se Lituania dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s në kufi me Bjellorusinë dhe Rusinë po bashkëpunojnë ngushtë në rast të provokimeve të mëtejshme.

Autoritetet po vëzhgojnë nga afër zonën Suwalki - një rrip toke që kalon 100 kilometra përgjatë kufirit polako-lituanez midis enklavës ruse të Kaliningradit dhe Bjellorusisë.

Polonia dhe tre shtete baltike kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë së lartë në këtë zonë. Në ditët në vijim, Lituania ka në plan të mbyllë dy nga pikat e saj të kalimit kufitar me Bjellorusinë.

Kreu i rrojes kufitare të Lituanisë i tha Zërit të Amerikës se nuk mendon se Bjellorusia, në koordinim me Kremlinin, është gati të nisë një luftë me NATO-n në të ardhmen. Megjithatë, lituanezët besojnë se duhet të jenë të gatshëm të përballen me çdo provokim të mundshëm.

Marrë nga VOA

lituania lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj