8 Tetor 2023, 16:40
Nga r.ll
anthony blinken
SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë raporte për disa amerikanë të vrarë nga sulmet në Izrael.
“Jemi duke punuar jashtë orarit për t’i verifikuar ato”, tha Blinken për rrjetin televiziv CNN.
“Në të njëjtën kohë, ka raporte për amerikanë të zhdukur. Po punojmë për t’i verifikuar edhe ato”, shtoi ai.
Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor - gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore. Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, shprehu më herët “mbështetje të palëkundur” për Izraelin. Hamasin, SHBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste. Blinken tha SHBA-ja “ka gjasa” që të dalë gjatë ditës me ndihmë të re ushtarake për Izraelin.
“Fokusi ynë i parë është të sigurohemi që Izraeli ka atë që i nevojitet”, tha ai.
Më herët, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se, gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë për të siguruar që Izraeli ka atë që i nevojitet për ta mbrojtur veten dhe për t’i mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi.
Marrë nga REL
anthony blinken konflikti izrael-palestine
Bota
8 Tetor 2023, 16:32
a.l
Gili Yoskovich
IZRAEL- Gili Yoskovich, një grua izraelite, ishte mes qindra të rinjve në një festival muzikor në Izraelin jug...
Bota
8 Tetor 2023, 16:23
a.l
Festivali
IZRAEL- Pamje tw tmerrshme nga Izraeli, pas sulmit të grupit islamik palestinez Hamas, më i madhi në vitet e fundit. Sipas in...
Bota
8 Tetor 2023, 16:10
r.ll
jeff hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka deklaruar se SHBA-ja i dënon sulmet e tmerrshme të terrorist...
Bota
8 Tetor 2023, 15:39
a.l
Joe Biden dhe Donald Trump
SHBA- Zhvillime të reja nga konflikti palestino-izraelit. Shpërthimi i papritur i tensioneve mes dy vendeve që du...
Bota
8 Tetor 2023, 16:01
r.ll
Tammy Ziv
KOSOVË- Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj miqve në Kosovë p&eu...
Bota
8 Tetor 2023, 15:45
r.ll
Ebrahim Raisi
IRAN- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka komunikuar me liderët e grupeve militante palestineze Hamas dhe Xhihadit Islamik (PIJ) pas zh...
Bota
8 Tetor 2023, 15:27
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Kabineti i sigurisë së Izraelit ka shpallur zyrtarisht gjendjen e luftës, raporton CNN. Shpallja e luftës nga I...
Bota
8 Tetor 2023, 15:19
a.l
Bbabi
IZRAEL- Pamje dhe histori rrëqethëse nga Izraeli, ku një numër i madh të rinj gra, vajza e djem janë rrëmbyer e ma...
Bota
8 Tetor 2023, 15:09
foto ilustruese
IZRAEL- Ministri i Arsimit në Izrael, Yoav Kish thotë se shkollat në të gjithë vendin do të qëndrojn&e...
Bota
8 Tetor 2023, 14:35
r.ll
IZRAEL- Që nga nisja e sulmeve ndaj Izraelit nga Gaza të shtunën, më shumë se 500 izraelitë kanë humbur jetën, raporto...