LIVE UPDATES
Bota

LUFTA civile në Sudan/ 200 mijë qytetarë braktisin vendin, forcat paramilitare rinisin bisedimet për paqe

Konflikti nisi muajin e kaluar dhe që atëherë janë vrarë qindra persona, mbi 200.000 të tjerë janë larguar në shtetet fqinje dhe 700.000 persona janë zhvendosur brenda vendit.

13 Maj 2023, 16:19 Nga a.l
LUFTA civile në Sudan/ 200 mijë qytetarë braktisin vendin, forcat
Lufta në Sudan

SUDAN- Ushtria e Sudanit dhe Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë do të rinisin bisedimet të dielën, tha një diplomat i lartë saudit, teksa sulmet ajrore dhe luftimet e ashpra kanë vazhduar gjatë natës në Kartum, pavarësisht një marrëveshjeje për të mbrojtur civilët. Arabia Saudite ka qenë nikoqire e bisedimeve që synojnë arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit. Ky shtet ka ftuar shefin e ushtrisë saudite, Abdel Fattah al-Burhan, në takimin e Ligës Arabe që do të mbahet në Xheda, tha diplomati saudit.

Konflikti nisi muajin e kaluar dhe që atëherë janë vrarë qindra persona, mbi 200.000 të tjerë janë larguar në shtetet fqinje dhe 700.000 persona janë zhvendosur brenda vendit. Pavarësisht ftesës për Burhanin që të marrë pjesë në samitin në Xheda, ai nuk pritet që të largohet nga shteti për shkaqe sigurie, thanë dy diplomatë të tjerë.

Burhan u ftua që të marrë pjesë pasi ai është kryetar i këshillit të gjeneralëve, këshill që kishte për synim të mbikëqyrte tranzicionin në sundim civil, para se konflikti të niste. Rivali i tij, komandanti i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, Mohamed Hamdan Dagalo, është nënkryetar i këtij këshilli.

Ende nuk kemi pranuar emrat e anëtarëve të delegacionit, por ne presim që Sudani të përfaqësohet në samit”, tha diplomati saudit.

Më herët gjatë javës, dy palët u pajtuan për “deklaratën e parimeve” për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar qasje të ndihmës humanitare, por në terren nuk ka pasur ndalje të luftimeve dhe është raportuar për sulme ajrore dhe përleshje të armatosura në kryeqytetin sudanez, Kartum, dhe zonave përreth.

Me rinisjen e bisedimeve në Xheda, të dyja palët do të nisin diskutimin për mekanizmin e zbatimit të marrëveshjes të arritur të enjten, përfshirë edhe për planet për dërgimin e ndihmës humanitare, korridoreve të sigurta dhe largimin e forcave nga zonat civile.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil. Mosmarrëveshjet kryesore në planin për trazicion kanë të bëjnë me përfshirjen e 100.000 anëtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtrinë e rregullt, dhe se kush do të udhëheqë ushtrinë e re./ REL 

lufta ne sudan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj