LIVE UPDATES
Bota

Lufta kundër korrupsionit, prioritet i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorja: Viti 2023 do të jetë intensiv

Ajo i ka bërë këto deklarata pak para vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet në rajonin e Ballkanit.

9 Janar 2023, 16:11 Nga I.A
Lufta kundër korrupsionit, prioritet i SHBA-së në Maqedoninë
Angela Aggeler

SHKUP- Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bërë të ditur se për Uashingtonin, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë prioritet në Maqedoninë e Veriut, krahas çështjeve që lidhen me energjetikën dhe ekonominë. Ajo i ka bërë këto deklarata pak para vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet në rajonin e Ballkanit.

“Me Chollet do të diskutohen prioritetet e përbashkëta, ndërkohë që çështja e korrupsionit mbetet primare për Uashingtonin. Ai do të ngre më shumë çështje gjatë vizitës brenda kësaj jave. Viti 2023 do të jetë shumë intensiv për ju dhe ai do të konfirmojë angazhimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë Aggeler në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Osmani ka thënë se çdo ndihmë që vjen nga Uashingtoni paraqet një shtytje të rëndësishme sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Çdo mbështetje nga Shetet e Bashkuara është e mirëseardhur, mbetet që ato të vendosin se në çfarë mënyre do ta ofrojnë atë bashkëpunim”, ka theksuar Osmani, duke kujtuar se në periudhën e kaluar vendi ka marrë ndihmë financiare dhe ekspertizë për reformat në drejtësi.

Ndryshe, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut ka qëndruar një ekip për sanksione nga Uashingtoni për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Siç pati njoftuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ky ekip ka pasur për detyrë “të ketë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si për ata në të kaluarën, ashtu dhe ata aktualë”.

I pyetur nëse është diskutuar për rezultatet e hulumtimit që ka realizuar ekipi amerikan për korrupsionin dhe krim të organizuar, Osmani ka thënë se “korniza që përcakton marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut është dialogu strategjik dhe plani aksional”.

Në bazë të anketës së fundit që ka realizuar Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), në dhjetor të vitit të kaluar, qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë humbur besimin në sistemin gjyqësor.

Sipas rezultateve të aneketës, vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit.

Ambasadorja amerikane Aggeler ka përsëritur të hënën edhe një herë qëndrimin e SHBA-së në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimet e kushtetutës u imponuan pas miratimit të “propozimit francez” nga Shkupi dhe Sofja zyrtare, në bazë të të cilit pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues. Për ndërhyrjen në kushtetutë nevojiten dy të tretat e votave, përkatësisht 80 prej 120 votave të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Zyrtarët e lartë të Maqedonisë së Veriut nuk japin ndonjë datë të saktë se kur mund të nisë procesi për ndryshimet kushtetuese, por kujtojnë se procesi i skriningut duhet të përfundojë deri në nëntor të këtij viti.

“Kjo është çështje e rëndësishme. Në radhë të parë është e rëndësishme për udhëheqësinë e Maqedonisë së Veriut. SHBA mbështet lëvizjen e vendit drejt integrimit euroatlantik. Ne besojmë se anëtarësimi në BE është i një rëndësie vendimtare dhe do të ketë përfitime të mëdha për vendin. E inkurajojmë udhëheqësinë dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave aderuese drejt BE-së”, ka theksuar Aggeler.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2005. Por, procesi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim është bllokuar për 17 vjet për shkak të kontestit për çështjen e emrit me Greqinë dhe së fundmi në kontekstin me Bullgarinë, për shkak të çështjeve që lidhen me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Marrë nga REL

angela aggeler bujar osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj