All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Lufta me Hamasin/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ofron mbështetje Izraelit

Austin është zyrtari i dytë më i lartë amerikanë që ka vizituar Izraelin në dy ditët e fundit. Një ditë më herët në Izrael qëndroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po vazhdon vizitat e tij në rajon.

13 Tetor 2023, 15:10 Nga r.ll
Lufta me Hamasin/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ofron mbështetje
Lloyd Austin
All - Paragraf - 1

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u takua me kryeministrin izraelit, Banjamin Netanyahu, dhe zyrtarë të lartë qeveritarë më 13 tetor për të riafirmuar mbështetjen amerikane dhe për të parë nga afër armët dhe asistencën e sigurisë që Uashingtoni me shpejtësi ia dërgoi Izraelit, në javën e parë të luftës së Izraelit me grupin militant palestinez, Hamas.

Austin është zyrtari i dytë më i lartë amerikanë që ka vizituar Izraelin në dy ditët e fundit. Një ditë më herët në Izrael qëndroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po vazhdon vizitat e tij në rajon.

Të premten, ushtria izraelite u bëri thirrja qindra mijëra banorëve të Qytetit të Gazës të evakuohen “për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre”, teksa është rritur frika se Izraeli do të kryejë sulm tokësor. Militantët e Hamasit, që udhëheqin Gazën, u përgjigjën duke iu bërë thirrje palestinezëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

I pyetur për gjasat që të ketë viktima në mesin e civilëve në Gazë, Austin tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe shtoi se ai ka punuar për vite të tëra me forcat izraelite, kur kishte shërbyer në ushtri.

“Ata janë profesionistë, janë të disiplinuar dhe janë të përqendruar në gjërat e duhura”, tha ai për gazetarët pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe kabinetin e luftës të Izraelit.

Gallant nuk iu përgjigj pyetjes nëse forcat e tij do t’iu japin vetëm 24 orë kohë civilëve në Gazë që të largohen. Por, ai tha se ata që duan të shpëtojnë jetën e tyre “duhet të shkojnë në jug”.

“Izraeli kurrë nuk do të shtie me qëllim drejt civilëve. Kurrë”, tha Gallant. Ai shtoi se militantët e Hamasit do ta kamuflojnë veten në mesin e popullatës dhe Izraeli duhet t’i ndajë ata nga civilët.

Para kësaj konference për media, Austin u takua me Netanyahun të cilin e sigurojë se “siç ka thënë edhe presidenti [i SHBA-së, Joe Biden] ju keni mbështetjen tonë. Ne qëndrojmë me ju”.

SHBA-ja çon luftanije dhe avionë luftarakë afër Izraelit, pas sulmit nga Hamasi
Zyrtarët e mbrojtjes që ishin në udhëtim me Austinin thanë se kjo vizitë u bë për të shfaqur mbështetjen e palëkundur të Amerikës për popullin e Izraelit dhe për t’u siguruar që këtij shteti t’i ofrohen mjete për mbrojtur veten.

Dërgesa e dytë me armë në Izrael arriti më 13 tetor, tha SHBA-ja dhe Gallant. Më 7 tetor, Hamasi nisi një sulm të befasishëm, duke sulmuar Izraeli nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me bombardime në Rripin e Gazës, që është shtëpi e 2.2 milionë palestinezëve. Si pasojë e dhunës, mbi 1.500 persona janë vrarë në Izrael dhe 1.400 të tjerë në Rripin e Gazës./REL

konflikti izrael-palestine lloyd austin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj