LIVE UPDATES
Politike

Porti i ri në Durrës, Balluku: Nuk mund të ndërtohet me PPP, është aset kombëtar i një rëndësie të veçantë

Balluku tha se në Durrës do të ketë dy porte, një turistik dhe ai i Porto Romanos i profilkit tregtar dhe militar.

21 Mars 2024, 17:52 Nga I.A
Porti i ri në Durrës,  Balluku: Nuk mund të ndërtohet me
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku tha në fjalën e mbajtur këtë të enjte në seancën plenare se projekti i ri i Portit të Durrësit nuk mund të ndërtohet me PPP (Partneritetin Publik Privat), pasi është aset kombëtar i një rëndësie të veçantë. Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se ndihet e shqetësuar që opozita përdor këtë projekt me strategji rajonale për ta kthyer në një kalë beteje pasi me të vërtetë këtu preket interesi kombëtar. Balluku tha se në Durrës do të ketë dy porte, një turistik dhe ai i Porto Romanos i profilkit tregtar dhe militar.

'Sigurisht që Porti i Durrësit është një nga projektet më të mëdha, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin, pasi jeni në dijeni që porti i ri i Durrësit në Porto Romano nuk do ti shërbejë vetëm Shqipërisë, por është i lidhur me dy porte të thata, me portin që do të ndërtohet në Strugë për ti shërbyer Maqedonisë së Veriut dhe portin që do të ndërtohet në Prishtinë për ti shërbyer Kosovës. Megjithatë për ti dhënë përgjigje të gjithë akuzave të këtyre ditëve përsa i përket këtij projekti strategjik.

E para e punës, zanafilla e krijimit të Porto Romanos si zonë industriale e dedikuar fillon në vitin 2009 nga qeveria juaj. Në vitin 2009 me vendim të kryeministrit Berisha në atë kohë u vendos që të krijohej një pjesë e re portuale për transportin e likuideve, ashtu siç dhe sot kemi në Porto Romano dy koncesione të mallrave likuide të cilat operojnë aty prej vitesh. Madje e gjithë zona është shpallur me destinacion për përpunimin e këtyre mallrave në rrugë detare dhe plani i parë zhvillimor i zonës daton në vitin 2009-2010. Ndaj kjo tematikë duhet të përbënte konsensus mes palëve dhe duhet të ishit të gjithë dakord pasi ju e keni dizenjuar zonën e Porto Romanos si një zonë industriale detare.

Megjithatë akuzat vazhdojnë. Sot pyesni pse po bëhet me paratë e buxhetit të shtetit dhe unë nuk besoj që ju e keni më të vërtetë këtë pyetje, është thjesht një demagogji momentale, të cilën po përdorni pasi ju keni dëgjuar shumë mirë prej dy vjetësh që ajo zonë nuk do të jetë vetëm një zonë detare tregtare, por do të jetë edhe një zonë militare e cila është dizenjuar tashmë dhe ka një koordinimin dhe ne e kemi njoftuar këtë publikisht pasi kemi bërë prezantimin në selinë qendrore të NATO-s para një viti. Është prezantuar si një zonë e domosdoshme për ushtrinë shqiptare dhe për të gjithë partnerët dhe aleatët e NATO-s dhe ka nisur nga puna dhe ju këtë duhet ta dini që në këtë paketën prej 390 milionë eurosh e cila do të shërbejë për ngritjen e strukturës bazike, 175 milionë janë të dedikuara për punime në infrastrukturë detarë parësore ku ka të bëjë me kanalin hyrës, ka të bëjë me basenin, sigurisht edhe me dallgëthyesin, që nuk do ti shërbejnë vetëm portit tregtar, por do ti shërbejnë edhe portit militar që do të ngrihet në zonë.

Ky investim është pjesë e angazhimit tonë si anëtar të aleancës dhe është përgjegjësi e Republikës së Shqipërisë për të rritur përqindjen e investimeve në mbrojtje në raport me PBB e vendit. Në këtë këndvështrim kemi të bëjmë me aset publik i cili nuk mund të ndërtohet me PPP apo nuk mund të jepet me koncesion palëve të tjera, pasi është një aset kombëtar i një rëndësie të veçantë, ashtu siç ka ndodhur edhe me asetet e tjera të infrastrukturës kritike. Nga ana tjetër me të vërtetë jemi të keq ardhur, ndjehemi të shqetësuar që opozita përdor këtë projekt me strategji rajonale për ta kthyer në një kalë beteje pasi me të vërtetë këtu preket interesi kombëtar, preket interesi i të gjithë shqiptarëve dhe kjo nuk është një çështje për ta kthyer në një lojë politike,' tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj