LIVE UPDATES
Bota

"Lufta po afrohet", familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

Këtë verë autoritetet në rajonin e Dnjipropetrovskut kanë urdhëruar evakuime të detyrueshme në disa zona kufitare. Grave dhe fëmijëve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

1 Korrik 2025, 10:12 Nga r.ll
"Lufta po afrohet", familjet ukrainase sërish me valixhe
foto ilustruese

UKRAINË- Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që të lëvizin sërish. Evakuimet janë në proces e sipër dhe linja e frontit sa shkon e zgjerohet, prandaj banorët e fshatrave që gjenden në kufi me rajonin e Donjeckut nuk e dinë nëse do të kthehen ndonjëherë nëpër shtëpitë e tyre.

Damiri, gjashtëvjeçar, nga rajoni i Pokrovskut, zonë e shkatërruar nga lufta, nuk mund t’i mbajë lotët teksa familja e tij largohet prej shtëpisë së gjyshërve në Dnjipropetrovsk.

“Pse po qan?”, e pyet Mykola, gjyshi i Damirit.

“Nëna jote është me ty, edhe motrat edhe vëllai, do t’i mbash të gjithë në këmbë”, i thotë ai, duke shpresuar se do të shohë të buzëqeshur nipin. Familja e Damirit është larguar nga Pokrovsku një vit më parë, ku e kishin ndërtuar një shtëpi, para se të niste lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë.

Tani, duke ikur për të dytën herë, familja ka pak shpresa që do të kthehet ndonjëherë aty.

“Nuk e di nëse apartamenti im është ende i paprekur. E di që tjerat në afërsi janë krejtësisht të djegura”, ka thënë Valentyna, gjyshja e Damirit për Current Time – kanalin televiziv në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës.

“Lagjja ku jetonin fëmijët e mi tani është rrafshuar me tokë”, ka shtuar ajo.

Këtë verë autoritetet në rajonin e Dnjipropetrovskut kanë urdhëruar evakuime të detyrueshme në disa zona kufitare. Grave dhe fëmijëve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre. Në muajt e fundit, ky rajon – së bashku me qendrën e vullnetarëve dhe refugjatëve në qytetin e Dnjipros – është kthyer në shënjestër të shpeshtë të sulmeve ruse me dronë dhe raketa.

Serhiy Lysak, udhëheqës i administratës ushtarake lokale, ka thënë se rajoni goditet nga sulmet ruse “pothuajse çdo ditë” dhe që infrastruktura civile dhe zonat e banimit janë në rrezik të vazhdueshëm. Në tentim e sipër për të kapur gjithë rajonin e Donjeckut, forcat ushtarake ruse janë duke çuar përpara ofensivën e tyre, duke sulmuar disa zona që janë në kufi të Dnjipropetrovskut.

“Lufta sa vjen e afrohet”, ka thënë motra adoleshente e Damirit, Amelia.

“Mund t’i dëgjosh të shtënat dhe shpërthimet. Duam të jemi sa më larg prej gjithë kësaj”. Teksa gratë dhe fëmijët largohen, burrat qëndrojnë aty, me shpresën që situata do të stabilizohet dikur dhe familjet do të kthehen.

“Më vjen keq për nipat, mbesat dhe fëmijët, jo për veten”, shprehet Mykola.

“Do ta ruaj këtë vend me grabujën time”, shton ai teksa buzëqeshet./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj