LIVE UPDATES
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë/ Trump thotë se bisedoi me Putin: Ai dëshiron të mos shohë më njerëz duke vdekur! Duhet t'i japim fund kësaj lufte të mallkuar!

9 Shkurt 2025, 20:43 Nga B.Z
Lufta Rusi-Ukrainë/ Trump thotë se bisedoi me Putin: Ai dëshiron
Donald Trump

SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për, siç raportohet, mënyrat për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

Në një intervistë të publikuar më 8 shkurt nga gazeta The New York Post, Trump nuk tregoi se kur u zhvillua biseda, e as nuk dha detaje për përmbajtjen e saj. The Post tha se intervista u realizua më 7 shkurt derisa Trump po udhëtonte me avionin presidencial, Air Force One.

“Ai dëshiron të mos shohë më njerëz duke vdekur”, citohet të ketë thënë Trump. “Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është aq e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”, tha ai.

Kur u pyet se sa herë kishin folur dy udhëheqësit, ai u përgjigj: “Më mirë të mos e them”.

“Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Putinin”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë dërgoi një email në Shtëpinë e Bardhë, duke kërkuar konfirmimin e raportit, por nuk mori përgjigje të menjëhershme. Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është e mundur që dy liderët të kenë folur.

“Ndërsa administrata në Uashington është duke kryer punët e saj, janë duke u shfaqur edhe shumë lloje të ndryshme komunikimesh dhe këto komunikime bëhen përmes kanaleve të ndryshme”, u tha Peskov gazetarëve më 9 shkurt.

“Sigurisht, në sfondin e këtyre komunikimeve të shumta, unë, personalisht, mund të mos di diçka ose të mos jem në dijeni për diçka. Prandaj, në këtë rast nuk mund ta konfirmoj e as ta mohoj”, shtoi Peskov.

Edhe përpara se ta merrte detyrën më 20 janar, Trump u zotua se do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë, ku, sipas vlerësimeve të Perëndimit, janë vrarë ose plagosur më shumë se 1 milion ushtarë nga të dyja palët.

Ndihmësit kryesorë të Trumpit për sigurinë kombëtare kanë thënë publikisht se zyrtarët amerikanë do të përpiqen ta nxisin Moskën dhe Kievin që të bisedojnë për armëpushim.

I dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, pritet të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila hap punimet më 14 shkurt.

Më 7 shkurt, Trump tha se ka të ngjarë të takohet me Zelenskyn javën e ardhshme. Ai nuk dha detaje të tjera, por tha se takimi mund të mbahet në Uashington, pasi “unë nuk do të shkoj në Kiev”.

Trump dhe anëtarët e administratës së tij kanë dhënë pak detaje në lidhje me ndonjë propozim specifik për përfundimin e luftës, por Kellogg tha së voni se të dyja palët do të duhet “të japin pak”, që do të thotë të bëjnë kompromise.

Ndërkohë, në Kiev, zyrtarët ukrainas janë duke vëzhguar me kujdes rritjen e presionit për bisedime me Moskën, që, me shumë gjasa, do të mbikëqyreshin nga SHBA-ja.

Deri vonë, Putin ka thënë se e konsideron Zelenskyn si president të paligjshëm dhe se nuk do të negociojë me të, por, ndërkohë, e ka zbutur atë qëndrim.

Raporti për intervistën vjen përpara takimit që pritet të zhvillojë zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, me Zelenskyn, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Zelensky ka shprehur besimin se Trump mund të bëjë presion mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës, e cila ka nisur më 24 shkurt 2022.

Në një pjesë të intervistës me New York Post, Trump, po ashtu, tha se ai “do të donte të bëhej një marrëveshje me Iranin” për programin e tij bërthamor, me qëllim shmangien e përshkallëzimit të tensioneve me Teheranin.

Trump refuzoi të jepte ndonjë detaj se si do të dukej marrëveshja me Iranin.

Më 7 shkurt, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve për çështje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke këmbëngulur se negociatat nuk do t’i trajtonin problemet e Iranit.

Trump nënshkroi më 4 shkurt një urdhër për të rikthyer politikën e tij të “presionit maksimal ekonomik” ndaj Iranit, që synon t’i dëmtojë eksportet e tij të naftës dhe ta ngadalësojë programin e tij bërthamor, për të cilin Teherani pretendon se është për qëllime civile./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj