LIVE UPDATES
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia shkëmbejnë raketa, armëpushimi i Trump rrezikon të "anulohet"

Me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për rinisjen e përleshjeve të reja një ditë më parë, mbetet e paqartë nëse mund të shpëtohet armëpushimi i brishtë i ndërmjetësuar në korrik nga presidenti amerikan, Donald Trump.

9 Dhjetor 2025, 08:38 Nga M.L
Tajlanda dhe Kamboxhia shkëmbejnë raketa, armëpushimi i Trump
Foto ilustruese

TAJLANDA- Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias janë përshkallëzuar përgjatë kufirit të tyre të kontestuar, teksa dy shtetet e Azisë Juglindore thonë se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e sovranitetit të tyre. Me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për rinisjen e përleshjeve të reja një ditë më parë, mbetet e paqartë nëse mund të shpëtohet armëpushimi i brishtë i ndërmjetësuar në korrik nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ish-udhëheqësi me ndikim i Kamboxhias, Hun Sen, tha se shteti i tij kishte pritur 24 orë për të respektuar armëpushimin dhe për të lejuar evakuimet, para se të niste kundërsulmet natën kundër forcave tajlandeze.

“Kamboxhia ka nevojë për paqe, por Kamboxhia është e detyruar të kundërsulmojë për të mbrojtur territorin tonë”, tha ai përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se bunkerët e fortë dhe armët u jepnin forcave kamboxhiane avantazh në mbrojtjen kundër një “armiku pushtues”.

Në Tajlandë, zyrtarë ushtarakë thanë se kishte përleshje në pesë provinca kufitare dhe se një operacion i udhëhequr nga Marina në provincën Trat për dëbimin e ushtarëve kamboxhianë pritej të përfundonte së shpejti. Ata thanë se Kamboxhia po përdorte artileri, raketahedhës dhe dronë që lëshojnë bomba për të sulmuar forcat tajlandeze.

“Tajlanda është e vendosur që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe për këtë arsye masat ushtarake duhet të merren sipas nevojës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Surasant Kongsiri, në një konferencë për media ku folën edhe zyrtarë të tjerë ushtarakë.

Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias e akuzoi Tajlandën për “veprime brutale dhe të paligjshme”, duke thënë se që nga e hëna janë vrarë nëntë civilë dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë. Zyrtarët tajlandezë thanë se tre ushtarë janë vrarë në luftime dhe 29 persona janë plagosur.

Kryeministri kamboxhian, Hun Manet, djali i Hun Senit, tha mbrëmjen e së hënës se Tajlanda “nuk duhet të përdorë forcë ushtarake për të sulmuar fshatra civile nën pretekstin e rikthimit të sovranitetit të saj”.

Të dy shtetet thanë se kishin evakuuar qindra mijëra njerëz nga zonat kufitare.

Tensionet janë rritur që nga muaji i kaluar, kur Tajlanda pezulloi masat e uljes së tensioneve për të cilat palët ishin pajtuar gjatë një samiti të thirrur nga Trumpi, pasi një ushtar tajlandez u plagos nga një minë tokësore që Bangkoku thotë se ishte vendosur së voni nga Kamboxhia.

Përplasjet e së hënës ishin më të ashprat që nga shkëmbimi pesëditor i raketave dhe artilerisë së rëndë në korrik, kur të paktën 48 persona u vranë dhe 300.000 u zhvendosën, para se Trump të ndërhynte për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Në maj, tensionet u rritën pas vrasjes së një ushtari kamboxhian gjatë një përleshjeje, gjë që çoi në një grumbullim të madh trupash në kufi dhe situata u përshkallëzua në përplasje diplomatike dhe përleshje të armatosura.

Tajlanda ka superioritet sa i përket kapacitetit ushtarak krahasuar me Kamboxhian, pasi ka numër më të madh të personelit, buxhet dhe armatim, si dhe avionë luftarakë që kanë kryer sulme ajrore për të mbështetur trupat tokësore.

Tajlanda dhe Kamboxhia për më shumë se një shekull kanë kontestuar sovranitetin në pika të pademarkuara përgjatë kufirit të tyre tokësor të gjatë prej 817 kilometrash. Të dy vendet kanë mospajtime sa u përket tempujve antikë përgjatë kufirit, që kanë nxitur ndjenja nacionaliste dhe shpërthime të herëpashershme të përleshjeve, përfshirë një këmbim vdekjeprurës njëjavor me raketa më 2011./ REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj