LIVE UPDATES
Bota

Luftime të ashpra në qytetin e dytë më të madh në Gaza

Izraeli ka urdhëruar banorët që të largohen nga qendra e Han Junisit, ku gjendet edhe spitali Nasser dhe dy ndërtesa më të vogla shëndetësore, përderisa Izraeli po shtyn përpara ofensivën tremujore kundër Hamasit.

24 Janar 2024, 14:44 Nga M.B
Luftime të ashpra në qytetin e dytë më të madh në
Foto ilustruese

GAZA- Forcat izraelite kanë zhvilluar beteja me luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, afër spitalit kryesor në qytetin e dytë më të madh në Gazë. Mjekët thanë se qindra pacientë dhe mijëra të zhvendosur janë bllokuar si pasojë e luftimeve më 24 janar. Izraeli ka urdhëruar banorët që të largohen nga qendra e Han Junisit, ku gjendet edhe spitali Nasser dhe dy ndërtesa më të vogla shëndetësore, përderisa Izraeli po shtyn përpara ofensivën tremujore kundër Hamasit. Zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se kjo zonë, ku po zhvillohen luftimet, është shtëpi e 88.000 palestinezëve dhe aty gjenden edhe 425.000 persona të tjerë të zhvendosur nga luftimet gjetkë në Gazë.

Por, Mjekët pa Kufij, thanë se largimi i banorëve më nuk është opsion. Ky grup i ndihmës tha se stafi i tij është bllokuar brenda spitalit Nasser së bashku me afër 850 pacientë dhe mijëra të zhvendosur sepse rrugët përreth janë të paqasshme, apo shumë të rrezikshme. Ky spital është një prej dy spitaleve në jug të Gazës që ende po trajtojnë pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore, thanë Mjekët pa Kufij. Ministria e Shëndetësisë në Gazë po ashtu tha se ndërtesa e spitalit është izoluar. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të vazhdojë ofensivën deri në “fitoren e plotë” ndaj Hamasit, grupit që nisi luftën pas sulmeve të kryera më 7 tetor në jug të Izraelit, kur vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Ushtria izraelite tha se forcat e saj po luftojnë me radikalët palestinezë brenda qytetit pasi një ditë më parë e rrethuan atë. Ushtria tha se sulmet ajrore janë pjesë e operacioneve dhe po ashtu o shënjestrojnë luftëtarët e dyshuar në Gazën qendrore dhe veriore.

Mijëra persona janë larguar në jug nga Han Junisi të martën dhe janë nisur drejt qytetit Rafah. OKB-ja tha se afër 1.5 milion persona – rreth dy e treta e popullsisë së Gazës, tani gjenden në strehimore dhe në kampe me tenda në dhe përreth Rafahut, qytet që gjendet në kufi me Egjipin. Që kur ka nisur lufta, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, afër 1.7 milion persona janë zhvendosur brenda Gazës. shumica prej tyre janë larguar nga veriu, zonë që ka pësuar dëme të mëdha nga ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit. Të paktën 210 palestinezë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i të vrarëve të arrijë në 25.700, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë./REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj