Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë.
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua të martën për mandatin e tij të shtatë si president, por organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si "antikushtetues". Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë.
"Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve", thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë organizatave bjelloruse për të drejtat e njeriut të martën.
Lukashenko u betua gjatë një ceremonie në kryeqytetin Minsk. Po atë ditë, qindra mbështetës të opozitës demokratike bjelloruse organizuan protesta në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë në Lituani, Poloni dhe Republikën Çeke, për të shënuar Ditën e Lirisë së Bjellorusisë.
Më 25 marsi shënohet përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Bjellorusisë në vitin 1918 dhe tradicionalisht festohet nga opozita bjelloruse, shumë prej anëtarëve të së cilës janë detyruar të ikin jashtë vendit, ose janë burgosur nga regjimi i Lukashenkos.
Në zgjedhjet presidenciale të janarit, në të cilat nuk u lejua prania e mediave ndërkombëtare dhe vëzhguesve perëndimorë, Lukashenko garoi kundër katër kandidatëve të tjerë, të cilët të gjithë mbështetën qeverinë dhe politikat e tij.
Lukashenko, që ka mbi tre dekada në pushtet, hodhi poshtë çdo kritikë ndaj zgjedhjeve, ashtu si edhe Rusia, aleati më i ngushtë i Minskut. Në vitin 2020, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale që i dhanë Lukashenkos një mandat tjetër, shpërthyen protesta masive, të cilat u shtypën me dhunë nga regjimi.
Zgjedhjet u dënuan gjerësisht si të manipuluara nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë. Protestuesit, të cilat kërkonin dorëheqjen e Lukashenkos, u përballën me arrestime masive, tortura të pretenduara dhe shtypje të dhunshme, që shkaktoi vdekjen e disa personave./ REL
anetaret e administratës Trump SHBA- Bota mësoi pak para orës 14:00 sipas kohës lindore më 15 mars se Shtetet e Bashkuara po bomba...
mike waltz SHBA- Zbulimi se zyrtarët e lartë të administratës përfshinin aksidentalisht një gazetar në një grup bis...
pette hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth mohoi keqpërdorimin e informacionit të klasifikuar dhe këmbën...
hillary clinton SHBA- Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton ka reguar pas rrjedhjes së planit të su...
jd vance SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpërthyer polemikat dhe kritikat pasi planet e zyrtarëve amerikan&eum...
Pamje nga vendi i ngjarjes SEUL- Një burrë ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në një gropë të madhe e cila u hap paprit...
pamje e "spirales" BRITANI- Një spirale e madhe me ngjyra të ndezura e dukshme në qiell mbrëmjen e së hënës besohet se &...
Foto ilustruese SHBA- Një avion Boeing 787 i United Airlines që fluturonte nga Los Angelos në Shanghai u detyrua të kthehej g...
foto ilustruese SHBA- "Sinjal" është aplikacioni nga ku rrodhën e planet e zyrtarëve amerikanë për sulmet e planifikuara n&eu...
foto ilustruese IZRAEL- Institucioni i ri do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, konfirm...