LIVE UPDATES
Bota

Lukashenko nënshkruan dekret për amnisti masive, ja çfarë parashikohet

Amnistia do të vlejë për 7.850 të dënuar me burgim, prej të cilëve 2.090 do të lirohen nga burgu. Tetëqind të dënuar me kusht do të falen, ndërsa 40 të arrestuar do të lirohen.

3 Korrik 2024, 15:30 Nga M.B
Lukashenko nënshkruan dekret për amnisti masive, ja çfarë
Alyaksandr Lukashenko

BJELLORUSIA- Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, e ka nënshkruar një dekret për amnisti masive me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Bjellorusisë nga Gjermania naziste, raportuan mediat shtetërore të mërkurën. Amnistia do të vlejë për 7.850 të dënuar me burgim, prej të cilëve 2.090 do të lirohen nga burgu. Tetëqind të dënuar me kusht do të falen, ndërsa 40 të arrestuar do të lirohen. Dënimet me burgim të 260 njerëzve do të zëvendësohen me aktvendime si, lirimi me kusht, derisa 4.550 të dënuarve do t’iu shkurtohen dënimet për nga një vit.

Më 2 korrik, Lukashenko publikisht tha se mund të lirohen nga burgu disa prej atyre që po vuajnë dënime për shkak se morën pjesë në protestat masive të vitit 2020 kundër rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, i cili i dhuroi fitoren atij. Por, Lukashenko theksoi se kryesisht do të lirohen “ata të cilët janë të sëmurë rëndë, kryesisht njerëzit me kancer”.

Deri më 3 korrik, në Bjellorusi janë 1.409 të dënuar politikë, sipas grupeve për të drejtat e njeriut. Por, numri i saktë i të dënuarve për motive politike mund të jetë më i lartë. Grupi për të drejtat e njeriut, Vyasna tha më herët se deri më 1 maj, në Bjellorusi ishin së paku 254 të dënuar politikë në gjendje të rëndë shëndetësore, apo me aftësi të kufizuara. Dekreti i Lukashenkos thekson se “amnistia nuk do të vlejë për njerëzit e përfshirë në veprimtari terroriste apo ekstremiste”.

Prej protestave masive të vitit 2020 kundër rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, i cili sipas shumë njerëzve në Bjellorusi dhe jashtë saj ishte i kurdisur, autoritetet bjelloruse i shtuan më shumë se 4.000 njerëz në regjistrin e ekstremistëve. Shërbimi sekret i Bjellorusisë i ka shtuar më shumë se 400 njerëz në listën e “terroristëve” prej atëherë.

Lukashenko, 69 vjeç, është në pushtet në Bjellorusi prej vitit 1994. Ai e ka shtrënguar kapjen e vendit prej zgjedhjeve të gushtit 2020, duke arrestuar – nganjëherë dhunshëm – më shumë se 35.000 njerëz. Shumica e pjesëtarëve të opozitës bjelloruse ka ikur nga vendi nga frika për sigurinë e vet. Perëndimi nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk e pranon Lukashenkon si liderin e ligjshëm të vendit. Shumë vende kanë vendosur sanksione kundër regjimit të Lukashenkos si përgjigje për shtypjen e kundërshtarëve në vend./ REL

bjellorusia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj