LIVE UPDATES
Bota

Macron dhe Tusk këmbëngulin se Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe

Presidenti Macron këmbënguli gjithashtu se evropianët duhet të përfshihen në diskutimin e çështjeve të sigurisë në koordinim “shumë të ngushtë” me Shtetet e Bashkuara për t’u siguruar që interesat e Evropës të merren parasysh.

12 Dhjetor 2024, 18:36 Nga E. D
Macron dhe Tusk këmbëngulin se Ukraina duhet të jetë në
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Polonisë Donald Tusk thanë se Ukraina duhet të ketë rol kyç në çdo negociatë të mundshme mbi agresionin rus, pas një takimi të enjten në Varshavë.

Presidenti Macron këmbënguli gjithashtu se evropianët duhet të përfshihen në diskutimin e çështjeve të sigurisë në koordinim “shumë të ngushtë” me Shtetet e Bashkuara për t’u siguruar që interesat e Evropës të merren parasysh.

Takimi vjen pasi Presidenti Macron zhvilloi bisedime me Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të shtunën në Paris. Ndërkaq, Polonia do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në janar, pak javë përpara se zoti Trump të marrë detyrën.

“Ne folëm për punën tonë të përbashkët për një paqe të drejtë në Ukrainë”, tha Kryeministri Tusk në një deklaratë të përbashkët me Presidentin francez.

“Ne kemi një qëndrim të qartë ... Ukraina duhet të jetë e pranishme në çdo (raund) bisedimesh dhe çdo propozim duhet të pranohet gjithashtu nga miqtë tanë në Kiev”, tha ai.

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës kundër agresionit rus, i cili filloi më 24 shkurt të vitit 2022.

Kryeministri Tusk e hodhi poshtë si “spekulim” dërgimin e trupave në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshje paqeje të mundshme.

“Vendimet në lidhje me veprimet polake do të merren në Varshavë dhe vetëm në Varshavë”, tha ai. “Momentalisht ne nuk po planifikojmë veprime të tilla”.

Presidenti francez Macron tha se “administrata e Presidentit Trump ka treguar gatishmërinë e saj për të bërë përpjekje të ndryshojë rrjedhën e këtij konflikti”.

Një ditë pas takimit me zotin Zelensky, Presidenti i zgjedhur Trump i kërkoi udhëheqësit rus Vladimir Putin të marrë masa për të arritur një armëpushim të menjëhershëm me Ukrainën. Ai e karakterizoi kërkesën si pjesë të përpjekjeve të tij aktive si president i zgjedhur për t'i dhënë fund luftës, pavarësisht se ai merr detyrën pas disa javësh.

“Ne duhet të punojmë shumë ngushtë me amerikanët, sigurisht me Ukrainën, për të gjetur një rrugë të mundshme që merr parasysh sovranitetin dhe interesat e Ukrainës dhe sigurinë dhe interesat e evropianëve”, tha Presidenti Macron./VOP

emmanuel macron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj