19 Dhjetor 2024, 18:55
Nga E. D
Marine Le Pen
FRANCË- Liderja e krahut të djathtë Marine Le Pen ka parashikuar se presidenti francez Emmanuel Macron ka të ngjarë të largohet herët nga posti i tij pasi “i ka zemëruar të gjithë”. Gjithashtu Le pen tha se tashmë është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme “për masa paraprake”.
Duke folur për Le Parisien liderja për një kohë të gjatë e partisë populiste të krahut të djathtë Rally National (RN), tha se Macron kishte humbur të gjithë autoritetin si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
“Ai i ka zemëruar të gjithë. Ai nuk ka më ndikim në Bashkimin Evropian”, tha Le Pen.
Macron ka të ngjarë të largohet herët nga posti i tij, pohoi Le Pen, duke deklaruar se ajo tashmë është duke u përgatitur për të kandiduar për postin. Ajo ka kandiduar për postin më të lartë më parë, duke u përballur me Macron në 2017 dhe 2020, kur arriti të tregojë rezultate më të mira, por megjithatë humbi nga presidenti aktual.
“Emmanuel Macron ka mbaruar ose pothuajse ka përfunduar. Po përgatitem për zgjedhje të parakohshme presidenciale, për masa paraprake, duke marrë parasysh brishtësinë e Emmanuel Macron dhe ato pak leva institucionale që i kanë mbetur," tha Le Pen.
Vlerësimi i Le Pen është në kontrast me premtimet që Macron ka bërë vazhdimisht për të qëndruar në detyrë deri në vitin 2027. Ai ka përjashtuar çdo mundësi për t’u larguar para kohe pavarësisht thirrjeve nga opozita për dorëheqjen e tij.
marine le pen
Bota
19 Dhjetor 2024, 18:20
E. D
foto ilustruese
GJEORGJI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në parlamentin e Abkhazi, një rajon i shkëputur nga...
Bota
19 Dhjetor 2024, 18:31
M.B
Vladimir Putin
RUSIA- Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia nuk ka parakushte për të filluar bisedimet me Kievin për nj&...
Bota
19 Dhjetor 2024, 17:56
E. D
foto ilustruese
GJEORGJI- Një deputet i rajonit separatist të Gjeorgjisë është vrarë me armë zjarri. ...
Bota
19 Dhjetor 2024, 17:16
Roberta Metsola
BRUKSEL- Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke folur në Këshillin Evropian, u kujtoi lider&eum...
Bota
19 Dhjetor 2024, 16:24
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Vladimir Putin q&eum...
Bota
19 Dhjetor 2024, 15:42
ZH.LL
Trump-Putin
SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ai nuk kishte folur me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump ...
Bota
19 Dhjetor 2024, 14:56
N.F
Takimi
BRUKSEL- Gjatë takimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot në Bruksel, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i b&eu...
Bota
19 Dhjetor 2024, 13:49
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka thënë të enjten se Izraeli i ka vrarë ...
Bota
19 Dhjetor 2024, 13:34
N.F
Mikroplastika
SHBA- Mikroplastikat janë "fajtorë" për shkaktimin e problemeve serioze shëndetësore, duke përfshirë kance...
Bota
19 Dhjetor 2024, 13:17
N.F
Pelicot
FRANCË- Dominique Pelicot u shpall fajtor ditën e sotme për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me dhjet&e...