LIVE UPDATES
Bota

Macron me 'shpatulla pas murit', inflacioni godet rëndë ekonominë franceze

Miliona familje franceze po goditen rëndë nga kriza e tmerrshme dhe rritjet e kostos së jetesës, situatë kjo që po përfshin gjithë Evropën dhe duke shkaktuar vështirësi në disa nga ekonomitë më të mëdha të kontinentit.

30 Korrik 2022, 15:39 Nga e.k
Macron me 'shpatulla pas murit', inflacioni godet rëndë
Emannuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron është duke u përballur me një situatë makthi ekonomik, ndërkohë që inflacioni në vend është rritur edhe një herë, ndërsa pritshmëritë janë që çmimet e produkteve të rriten sërish, shkruajnë mediat e huaja. 

Miliona familje franceze po goditen rëndë nga kriza e tmerrshme dhe rritjet e kostos së jetesës, situatë kjo që po përfshin gjithë Evropën dhe duke shkaktuar vështirësi në disa nga ekonomitë më të mëdha të kontinentit. Por situata u përkeqësua në Francë me një rritje të inflacionit përsëri në korrik, në 6.1 për qind nga 5.8 për qind që ishte norma e regjistruar në qershor, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Studimeve Ekonomike me qendër në Paris (INSEE).

Zyra kombëtare franceze e statistikave ia atribuoi këtë rritje një përshpejtimi të çmimeve të shërbimeve në lidhje me periudhën e verës. Në bazë vjetore, çmimet e ushqimeve u rritën me 6.7 për qind krahasuar me 5.8 për qind një muaj më parë. Çmimet e mallrave të përpunuara janë në rritje me 2.7 për qind gjatë një viti, kundrejt 2.5 për qind që ishin më parë, ndërsa çmimet e shërbimeve u rritën nga 3.3 për qind në 3.9 për qind nga viti i kaluar. Por në një shenjë pozitive, çmimi i energjisë ra në korrik, duke qenë tani vetëm 28.7 përqind më i lartë se një vit më parë krahasuar me 33.1 përqind që ishte në qershor.

Kjo rënie i është atribuar çmimeve të derivateve të naftës, të cilat kanë rënë gradualisht në Francë gjatë gjithë këtij muaji. Pavarësisht kësaj, ekspertët kanë paralajmëruar se çmimet e përgjithshme të produkteve të konsumit të përditshëm ka të ngjarë të vazhdojnë të rriten, të paktën për dy muajt e ardhshëm. INSEE deklaroi në raportin më të fundit ekonomik se çmimet pritet të vazhdojnë të rriten deri në shtatë për qind në shtator, krahasuar me një vit më parë.

Inflacioni më pas pritet të stabilizohet, duke rënë paksa në 5.5 këtë vit krahasuar me vetëm 1.6 për qind në vitin 2021, sipas ekspertëve. Duket se ky është edhe vlerësimi i Banque de France, e cila ofroi së fundmi një projeksion të ngjashëm, duke parashikuar që inflacionin të jetë 5.6 për qind këtë vit. Qeveria e Emmanuel Macron-it po përpiqet dëshpërimisht të shikojë të ardhmen me njëfarë optimizmi me përpjekje për të siguruar që vendi tani po sheh më të keqen e inflacionit.

“Ne jemi në kulmin e inflacionit dhe ai do të fillojë të bjerë në 2023”, tha zëdhënësi Olivier Veran tha javën e kaluar:
Asambleja Kombëtare po analizon marrjen e një sërë masash që synojnë mbrojtjen e miliona francezëve nga çmimet në rritje të artikujve të përditshëm dhe njëra prej tyre është edhe rritja e pagës minimale.

Megjithatë, inflacioni në Francë është ende shumë më i ulët se disa nga vendet fqinje të Bashkimit Evropian, sipas shifrave të fundit nga Eurostat. Belgjika ka parë rritje të inflacionit në 10.5 për qind në bazë vjetore të ngjashme, me 10 për qind në Spanjë, 8.7 për qind në Austri, 8.5 për qind në Itali dhe 8.2 për qind në Gjermani. Tani ka gjithashtu shqetësim të veçantë për Gjermaninë ekonomia më e madhe e BE-së, e cila po përgatitet për një mungesë kronike të gazit në muajt e dimrit mes frikës se Rusia do të ndërpresë plotësisht furnizimin përmes gazsjellësit Nord Stream 1.

Në përgjithësi, ekonomia e Eurozonës u rrit shumë më shpejt se sa pritej në tremujorin e dytë të këtij viti, por ekonomistët vazhduan të paralajmërojnë për mundësinë e një recesioni të butë të shkaktuar nga inflacioni gjithnjë e më i lartë dhe problemet e zinxhirit të furnizimit në gjysmën e dytë të këtij viti.

emannuel macron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj