LIVE UPDATES
Bota

Macron në Varshavë për të bindur Poloninë, Tusk refuzon pjesëmarrjen në krijimin e një force mbrojtëse për Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë midis Evropës dhe SHBA në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë me kushte të pranueshme nga Kievi. Macroni foli në Varshavë pas një takimi me kryeministrin polak Donald Tusk.

13 Dhjetor 2024, 16:21 Nga N.F
Macron në Varshavë për të bindur Poloninë, Tusk refuzon
Takimi

POLONI- Presidenti francez Macron ishte të enjten në Varshavë për të bindur Poloninë që të krijojnë një forcë mbrojtëse për Ukrainën. Tusk e refuzoi këtë kërkesë.Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë midis Evropës dhe SHBA në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë me kushte të pranueshme nga Kievi. Macroni foli në Varshavë pas një takimi me kryeministrin polak Donald Tusk.

"Ne duhet të punojmë shumë ngushtë me amerikanët dhe, natyrisht, me Ukrainën për të gjetur një mënyrë që merr parasysh interesat e Ukrainës, sovranitetin e saj, si dhe interesat e evropianëve dhe sigurinë e tyre”, tha Macroni.

Ai foli në mbështetje të "një paqe të negociuar nga ukrainasit dhe që u ofron atyre siguri e qëndrueshme”. Macroni vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e koordinimit midis vendeve evropiane në formulimin e garancive të sigurisë për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Plane për një koalicion të vullnetarëve


Përfaqësuesit e disa vendeve të NATO-s kanë zhvilluar bisedime konfidenciale për javë të tëra se si mund të monitorohet një armëpushim i mundshëm i ardhshëm në Ukrainë, mësoi dpa. Franca dhe Britania e Madhe po përgatisin plane për një koalicion të vullnetarëve që do të monitoronte ushtarakisht një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

Që nga fundi i vjeshtës, Macroni ka udhëtuar në Britaninë e Madhe, Skandinavi dhe në Shtetet Baltike për të gjetur partnerë për këtë trupë. Presidenti francez ka deklaruar se një prani e tillë mund të bëhet e nevojshme edhe nëse forcat e armatosura ruse depërtojnë linjat ukrainase dhe i detyrojnë mbrojtësit të tërhiqen.

Tusk kundërshton qartë pjesëmarrjen në një trupë për Ukrainën
Donald Tusku konfirmoi se mundësia e dërgimit të një kontigjenti ushtarak në Ukrainë ishte ngritur në takimin e tij me Emmanuel Macron, por saktësoi se "për momentin" Varshava "nuk parashikon asnjë veprim të këtij lloji". Kjo ide ishte ngritur tashmë në shkurt nga kreu i shtetit francez, por nuk kishte fituar terren.

"Unë do të doja (...) të ndërpres spekulimet në lidhje me praninë e mundshme të trupave nga një vend ose një tjetër në Ukrainë pasi të jetë vendosur një armëpushim ose paqe. Presidenti (Macron) është i vetëdijshëm për këtë, ne kemi folur," tha ai.

Në informacione të pakonfirmuara të mediave më parë thuhej se bisedimet mund të përfshinin konsiderata të tilla. Gazeta polake Rzeczpospolita citonte një ekspert nga Instituti Francez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili tha se një mision mund të përbëhet nga pesë brigada me një total prej rreth 40.000 ushtarësh. Polonia mund të merrte komandën e njërës prej tyre.

Të martën Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz deklaroi se "dislokimi i ushtarëve polakë në Ukrainë aktualisht përjashtohet." Edhe pse tema "shfaqet në publikime”, nuk ka konfirmim të synimit për të vendosur trupa evropiane në Ukrainë, tha ai.

usku e bëri të qartë se Varshava ofron ndihmë ushtarake për fqinjin e saj dhe gjithashtu strehon qendrën më të rëndësishme logjistike për ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin.

Për më tepër, ai vuri në dukje se vendi i tij vazhdon të investojë burime të konsiderueshme për të mbrojtur kufirin e jashtëm të BE dhe NATO-s me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë, me 10.000 ushtarë polakë të stacionuar në kufi.

Vendosja e një kontigjenti ushtarak evropian mund të jetë "një nga garancitë" për një paqe të ardhshme me Rusinë, konfirmoi një zyrtar i lartë ukrainas për AFP. Është "një ide e evropianëve" dhe jo e Kievit, dhe Emmanuel Macron është "qartësisht lideri", shtoi ai.

Përgatitja për Trump 2.0


Presidenti ukrainas sugjeron se ai është i gatshëm të presë përpara se të rimarrë zonat e pushtuara nga ushtria ruse (pothuajse një e pesta e vendit të tij). Por kjo kërkon garanci "efektive" të sigurisë nga aleatët e saj për të shmangur një sulm të ri rus në Ukrainë.

Disa liderë evropianë druhen se Trump do të përpiqet të ushtrojë presion ndaj Ukrainës dhe Rusisë në negociata, duke kërcënuar se do të ndërpresë ose do të rrisë ndihmën ushtarake për Kievin, nëse secila palë refuzon të negociojë./DW

tusk macron polonia lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj