LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi ndalon transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”

Të gjithë transmetuesit u urdhëruan t’i ndërpresin programet e mediave ruse dhe të pezullojnë çdo marrëveshje për transmetimin ose shpërndarjen e përmbajtjes së tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve do të dënohet me gjobë deri në 40 mijë euro, sipas Agjencisë për Media Elektronike në Mal të Zi.

11 Korrik 2024, 22:41 Nga N.F

Mali i Zi ndalon transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron

MAL I ZI- Autoritetet në Mal të Zi ndaluan transmetimin e përmbajtjes së 20 mediave ruse, përfshirë Shërbimin e Ballkanit të RT-së (ish-Russia Today) dhe Sputnikun. Me këtë vendim, Podgorica zyrtare vazhdon të harmonizohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, përkatësisht me masat e BE-së kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Të gjithë transmetuesit u urdhëruan t’i ndërpresin programet e mediave ruse dhe të pezullojnë çdo marrëveshje për transmetimin ose shpërndarjen e përmbajtjes së tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve do të dënohet me gjobë deri në 40 mijë euro, sipas Agjencisë për Media Elektronike në Mal të Zi.

Ndërsa Delegacioni i Bashkimit Evropian në këtë vend e përshëndeti përafrimin me politikën e jashtme të bllokut, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cilësoi veprimin e Podgoricës zyrtare si “armiqësor”.

“Këto veprime armiqësore nuk do të kalojnë pa një përgjigje asimetrike”, tha ajo. RT Balkan dhe Sputnik thanë se vendimi i autoriteteve në Mal të Zi është i turpshëm.

Kush është në listën e zezë?

Ndalimi i mediave shtetërore ruse filloi pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje, në shkurt të vitit 2022. Dy muaj më vonë, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve që ndërmori BE-ja kundër Rusisë, por ndaloi edhe transmetimin e disa shërbimeve të RT-së dhe Sputnikut.

Nga ajo kohë, Qeveria e zgjeroi listën, e cila tani përfshin shtatë shërbime të RT-së dhe dy të Sputnikut - në mesin e tyre edhe ato në gjuhën arabe. Në listë janë edhe: Rossiya RTR, Rossiya 24 dhe Rossiya 1, pastaj NTV, REN TV dhe TV Centre International, si dhe Pervyi Kanal, Oriental Review, Tsargrad dhe New Eastern Outlook.

Në fund të listës gjendet grupi për analiza strategjike, Katehon. Disa nga këto media janë edhe nën sanksionet e SHBA-së, përfshirë Oriental Review dhe New Eastern Outlook.

Përhapje e propagandës dhe dezinformatave

“Rusia i përdor të gjitha këto media për të përhapur qëllimisht propagandë dhe për të kryer fushata dezinformuese, përfshirë edhe për agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës”, tha Delegacioni i BE-së në Podgoricë për Radion Evropa e Lirë.

Për t’iu kundërvënë kësaj, BE-ja pezulloi transmetimin dhe licencat e disa mediave të mbështetura nga Kremlini që përhapin dezinformata. Ajo vendosi, gjithashtu, sanksione kundër disa organizatave mediatike dhe individëve përgjegjës për propagandë dhe dezinformim.

Si reagoi Moska?

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se vendimi i Qeverisë së Malit të Zi është “akt armiqësor i censurës së pamaskuar”.

“I projektuar, në njërën anë, për t’u dhënë një pamje të ligjshme shkeljeve të rënda të lirisë së medias dhe, në anën tjetër, për të fituar mbështetjen e Brukselit, me shpresën se do të arrijë ndonjë përparim të vlefshëm në rrugën evropiane”, tha ajo.

Kur bëhet fjalë për lirinë e mediave, në indeksin e Reporterëve pa Kufij, Mali i Zi renditet në vendin e 40-të, ndërsa Rusia në të 162-tin në mesin e 180 vendeve në botë.

Sipas Reporterëve pa Kufij, që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022, pothuajse të gjitha mediat e pavarura në Rusi janë ndaluar, bllokuar ose shpallur “agjente të huaja” dhe “organizata të padëshirueshme”.

Një nga “organizatat e padëshirueshme” është edhe Radio Evropa e Lirë.  Zakharova tha se Mali i Zi është i gatshëm “t’u mohojë qytetarëve të tij të drejtën për të pasur qasje në informacion, me qëllimin e vetëm për t’iu përshtatur agjendës rusofobe transatlantike”.

Vendimet e Qeverisë respektohen

Më 3 korrik, Agjencia për Media Elektronike (AEM) e Malit të Zi u bëri thirrje operatorëve që t’i ndërpresin programet dhe përmbajtjet e mediave ruse dhe “të pezullojnë çdo marrëveshje për transmetimin ose shpërndarjen e përmbajtjeve të tyre".

Marrë parasysh rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të masave kufizuese, përfaqësuesi i AEM-it, Damir Nikoçeviq, i tha Radios Evropa e Lirë se “ne e monitorojmë me vëmendje të veçantë përmbajtjen e shpërndarë dhe të transmetuar”.

“Mund të konstatojmë se transmetuesit dhe operatorët kabllorë i respektojnë vendimet e Qeverisë”, tha Nikoçeviq.

Nga viti 2022 deri në korrik të këtij viti, AEM zhvilloi disa procedura kundër transmetuesve dhe operatorëve kabllorë për shkelje të vendimit të Qeverisë.

“Në të gjitha procedurat e iniciuara deri tash nga Agjencia, subjektet e mbikëqyrjes e kanë harmonizuar punën e tyre me vendimin e Qeverisë”, tha Nikoçeviq.

DFC: Mediat e kontestueshme, të qasshme në internet Sipas Qendrës Digjitale Forenzike (DFC) në Mal të Zi, Sputnik dhe RT Balkan luajnë rol të madh në përhapjen e dezinformatave dhe propagandës ruse midis qytetarëve të këtij vendi. I njëjti rast është, sipas DFC-së, edhe me vendimin e fundit të autoriteteve të Malit të Zi.

“Kështu, në portalin e RT Balkan, që e transmetoi portali IN4S, vendimi për anulimin e transmetimit të mediave ruse cilësohet si ‘fashizëm’, kurse Mali i Zi si ‘krahinë e paktit të NATO-s’ që ‘bën gjithçka që i kërkohet’. Thuhet, po ashtu, se ‘Mali i Zi pranoi të mos mendojë me kokën e vet’”, thuhet në deklaratën e DFC-së për Radion Evropa e Lirë.

Aty, megjithatë, theksohet se qasja në portalet Sputnik Serbia dhe RT Balkan është ende e mundur, sepse në Mal të Zi nuk ka asnjë institucion që është përgjegjës për portalet dhe funksionimin e tyre.

“Agjencia e Mediave Elektronike mund të urdhërojë ndalimin e transmetimit të përmbajtjes televizive propagandistike ruse, por jo edhe të qasjes në portalet e internetit të të njëjtave media”, theksoi DFC-ja.

Agjencia për Komunikime Elektronike (EKIP) e Malit të Zi tha për Radion Evropa e Lirë se ky institucion “për momentin nuk është kompetent për të kontrolluar përmbajtjen në faqet e internetit, e as operatorët e komunikimeve elektronike nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë”.

Kjo çështje në Mal të Zi duhet të rregullohet përmes zbatimit të Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (Digital Service Act - DSA), i cili u miratua nga Parlamenti Evropian në vitin 2022. Kjo rregullore nuk vlen për Malin e Zi, sepse nuk është vend anëtar i BE-së./ REL

 

mal i zi rusia media ruse

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje