LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi në prag të zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviç: Rizgjedhja ime garanton se vendi s'do hyjë në errësirën e botës serbe

Zgjedhjet presidenciale të 19 marsit në Mal të Zi do mbahen ndërsa vendi mbetet i mbërthyer nga një bllokim politik 1-vjeçar. Banorët e Malit të Zi e kanë të qartë se çfarë i duhet vendit, por nuk janë shumë optimistë nëse kjo do të arrihet me këto zgjedhje.

16 Mars 2023, 17:44 Nga k.m.
Mali i Zi në prag të zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviç:
Milo Gjukanoviç

Mali i Zi voton të dielën për presidentin e vendit me shpresën se zgjedhjet do të hapin rrugën për të dalë nga kriza njëvjeçare gjatë së cilës dy qeveri të ndryshme humbën votëbesime në parlament. Ndërkohë ligjvënësit dhe presidenti Milo Gjukanoviç u përplasën lidhur me kandidatin për kryeministër të ri. Qytetarët vendit anëtar të NATO-s, shpresojnë që votimi të përshpejtojë rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet presidenciale të 19 marsit në Mal të Zi do mbahen ndërsa vendi mbetet i mbërthyer nga një bllokim politik 1-vjeçar. Banorët e Malit të Zi e kanë të qartë se çfarë i duhet vendit, por nuk janë shumë optimistë nëse kjo do të arrihet me këto zgjedhje.

“Unë pres fitoren e një Mali të Zi shumëetnik, civil, me barazi dhe që ne të jetojmë një jetë normale”, tha Nada Antiç, pensioniste 72-vjeçare nga Podgorica.

“Nuk pres asgjë të re nga këto zgjedhje. Mendoj se e njëjta gjë do të vazhdojë pavarësisht se kush vjen në pushtet”, tha Vlado Gjurishiç, nga Podgorica.

“Ka shumë konfuzion dhe për këtë arsye, ka një pasiguri të madhe. Nëse disa gjëra do të ishin pak më të sakta, ndoshta do të kishte më shumë udhëzim ose drejtim, por kështu si jemi gjithçka është me të vërtetë e pasigurt”, tha Dragan Mandiç nga Podgorica.

Milo Gjukanoviç, presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi, i cili ka mbajtur poste të larta politike në vend për më shumë se 30 vjet, po rikandidon për një mandat të ri.

“Rivalët e mi janë më të fiksuar me iluzionin e humbjes sime se sa me fitoren e tyre ” tha presidenti Gjukanoviç. Zgjedhja ime si president është një garanci se Mali i Zi nuk do të hyjë në errësirën e 'botës serbe'" Ata nuk ngurrojnë të thonë se unë jam i vetmi që i pengoj planet e tyre për ta ‘çliruar’ Malin e Zi. Por ata duan t’ia dorëzojnë një Mal të Zi, ekonomikisht dhe institucionalisht të rrënuar dhe të turpëruar kombëtarisht të ashtuquajturës ‘botën serbe’. Zgjedhja ime si president është një garanci se Mali i Zi nuk do të hyjë në errësirën e 'botës serbe', sepse rruga jonë evropiane ndriçohet nga drita e një Mali të Zi civil, antifashist, shumëetnik dhe evropian”.

Kundërshtarët kryesorë të Gjukanoviç janë Andrija Mandiç, kreu i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus dhe Jakov Milatoviç, një politikan pro-perëndimor dhe nënkryetar i lëvizjes ‘Evropa Tani’. 

“Ne nuk duam të jemi si presidenti Gjukanoviç! Ju kujtohet që nga viti ‘97, ata shkelën mbi të gjithë që nuk donin të bashkoheshin me ta. Ata larguan njerëzit nga puna, diskriminuan një komunitet të tërë kombëtar dhe persekutuan, rrahën, arrestuan dhe dënuan njerëz në gjykatë. Ne nuk do të sillemi kështu,”-tha Andija Madic kandidati pro-serb dhe udhëheqësi i Frontit Demokratik.

Presidenti Gjukanoviç thotë se nuk ka vjedhur asgjë. Ai në fakt na vodhi mbi 30 vjet!"

“Presidenti thotë se nuk ka vjedhur asgjë. Ai në fakt na vodhi mbi 30 vjet! Na vodhi shansin, qetësinë, harmoninë, pasurinë, unitetin dhe na vodhi suksesin. Sa i paaftë dhe egoist duhet të jetë një person që nga një vend me burime të tilla, det dhe male, lumenj e liqene, të arrijmë në pikën ku nuk kemi pothuajse asgjë?,”- tha Jakov Milatoviq, udhëheqësi i lëvizjes “Evropa tani”.

Me kalimin e viteve, Mali i Zi është ndarë mes atyre që identifikohen si malazezë dhe atyre që e shohin veten si serbë dhe kundërshtojnë pavarësinë e vendit nga ish-federata me Serbinë fqinje. Posti i presidentit është kryesisht ceremonial në Mal të Zi, por një fitore e zotit Gjukanoviç mund të sjellë zgjedhje të parakohëshme parlamentare sepse ai deri më tani ka refuzuar kandidatët e propozuar nga shumica parlamentare për postin e kryeministrit.

Kundërshtarët e akuzojnë presidentin Gjukanoviç dhe partinë e tij për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe për drejtimin e vendit me rreth 620,000 banorë si pronë të tyre personale, akuza këto që zoti Gjukanoviç dhe partia e tij i mohojnë. Mali i Zi u bashkua me NATO-n në vitin 2017, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shteti një vit më herët për të cilën Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde. Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore./ VOA

milo gjukanovic zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj