12 Prill 2024, 15:30
Nga M.B
Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci.
KOSOVA- Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, kërkoi nga NATO-ja që të trajtojë me seriozitet vendosjen e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën. Gjatë një takimi me shefen e divizionit për operacione në Shtabin e Përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore, Ariella Viehe, Maqedonci tha se dislokimi i trupave serbe përreth kufirit me Kosovën “përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit” Perëndimor.
Maqedonci tha po ashtu se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke shtuar se objektivi i shtetit është anëtarësimi në NATO. Që kur janë rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pas një sulmi të armatosur të një grupi serbësh ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit shtatorin e kaluar, zyrtarët në Prishtinë disa herë kanë akuzuar Serbinë për vendosjen e trupave ushtarake pranë kufirit me Kosovën.
Në mars të këtij viti ishte hera e fundit që Kosova pretendoi se Serbia kishte dërguar njësite ushtarake pranë kufirit, por këto pretendime të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u hodhën poshtë nga autoritetet serbe. Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra. Që nga ngjarjet në Banjskë, KFOR-i ka rritur praninë ushtarake në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë./ REL
kosova nato
Bota
12 Prill 2024, 15:28
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Dy palestinezë janë vrarë mëngjesin e 12 prillit gjatë përleshjeve me forcat izraelite në...
Bota
12 Prill 2024, 14:40
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi kosovar të premten, të cil...
Bota
12 Prill 2024, 14:22
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Ekipet e shpëtimit dhe kërkimit në veri të Italisë kanë gjetur dy trupat e fundit t&eu...
Bota
12 Prill 2024, 14:13
N.F
IKSHPK
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se ka regjistruar raste të reja me...
Bota
12 Prill 2024, 13:50
N.F
Alexander De Croo
BRUKSEL - Kryeministri belg, Alexander De Croo njoftoi të premten se ka nisur një hetim mbi ndërhyrjen e dyshuar ruse n&eu...
Bota
12 Prill 2024, 13:20
N.F
Përmbytjet
RUSI- Gati 12,000 shtëpi janë përmbytur në një rajon rus në kufi me Kazakistanin pasi nivel...
Bota
12 Prill 2024, 13:05
S.B
pamje nga ngjarja
TAJLANDË- Një politikane tajlandeze është në qendër të një skandali pasi u publikua një...
Bota
12 Prill 2024, 13:01
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Policia në Teheran ka thënë të premten se do ta fillojë një fazë të re të zbatimit ...
Bota
12 Prill 2024, 12:50
N.F
Ingvild Kjerkol
NORVEGJI- Ministrja e Shëndetësisë në Norvegji ka dha dorëheqjen të premten duke u bërë anëta...
Bota
12 Prill 2024, 12:48
S.B
Norfolk
ANGLI- Njëqind skulptura prej hekuri me përmasa reale të trupit të njeriut janë shfaqur në mjediset e një s...