LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Britaninë

Zëvendëskryeministri Nikoloski, siç njofton Qeveria, do të takohet në Londër edhe me Dame Angela Eagle, ministre për Sigurinë Kufitare dhe Azilin e Britanisë, përgjegjëse për trajtimin e emigracionit të parregullt.

21 Maj 2025, 14:17 Nga N.F
Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje
Starmer dhe Mickoski

ANGLI- Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe. Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski.

Megjithatë, hollësitë e këtij partneriteti dhe kushtet sipas të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë burimet financiare nga Britani, nuk janë bërë të ditura ende. Autoritetet maqedonase dhe Londra e mohojnë se marrëveshja përfshin pranimin e emigrantëve në Maqedoni, të cilëve nuk u është pranuar azili në Britani.

“Është diçka që nuk na ka shkuar kurrë në mendje dhe askush nuk na e ka kërkuar”, u tha kryeministri Hristijan Mickoski anëtarëve të partisë së tij VMRO DPMNE në Shkup, të dielën.

Për të, marrëveshja është “historike”, sepse qasja në 6 miliardë euro kredi të favorshme, “do të sjellë një revolucion investimesh në vend, një cikël investimesh vërtet historik, që do të thotë punë, ndërtim, zhvillim”, tha Mickoski, duke përmendur ndërtimin e hekurudhave, autostradave, spitaleve dhe konvikteve studentore.

Ambasadori britanik në Shkup, Mattheë Laëson, gjithashtu mohoi spekulimet për dërgimin e emigrantëve në Maqedoni, duke theksuar se bashkëpunimi në këtë fushë do të lidhet me luftën kundër rrjeteve kriminale dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës.

Zëvendëskryeministri Nikoloski, siç njofton Qeveria, do të takohet në Londër edhe me Dame Angela Eagle, ministre për Sigurinë Kufitare dhe Azilin e Britanisë, përgjegjëse për trajtimin e emigracionit të parregullt.

Ambasadori britanik e konsideron marrëveshjen një "moment historik" në marrëdhëniet dypalëshe dhe shpjegoi se Britania është tashmë investitori i dytë më i madh në Maqedoninë e Veriut, me rreth gjysmën e investimeve britanike në të gjithë Ballkanin Perëndimor të vendosura këtu.

Një marrëveshje për një partneritet strategjik u arrit në një takim midis kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë, Hristijan Mickoski dhe Keir Starmer, në margjinat e samitit në Tiranë më 16 maj.

Marrëveshja që do të nënshkruhet të enjten synon të krijojë mbështetje për projektet e infrastrukturës në shëndetësi, transport, teknologji, energji, transformim digjital dhe sektorë të tjerë jetikë. Për këtë qëllim janë planifikuar rreth 6 miliardë euro, ndërsa buxheti vjetor i Maqedonisë së Veriut është 6.5 miliardë euro.

Projektet e planifikuara, siç tha Qeveria, janë ndërtimi dhe rindërtimi i korridorit hekurudhor 10 nga Tabanovca në Gjevgjeli, i cili vlerësohet të kushtojë deri në dy miliardë euro, ndërsa ndërtimi i Spitalit Klinik, Fakultetit të Mjekësisë dhe Konviktit të Studentëve në Shtip, rindërtimi i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë, si dhe ndërtimi i një spitali të ri me një qendër të re shëndetësore në Kërçovë do të kushtonin rreth 200 milionë euro.

Aleanca Social Demokratike në opozitë njoftoi se do të votonte për ratifikimin e marrëveshjes me Britaninë në Parlament, por udhëheqësi Venko Filipce kritikoi Qeverinë për mospublikimin e hollësive të marrëveshjes.

“Është shumë e rëndësishme të dihen të gjithë parametrat e marrëveshjes me Britaninë, sepse ajo përfshin “shuma të mëdha parash, interesa që nuk e dimë se sa janë dhe të cilat do të paguhen nga brezat e ardhshëm”, tha Filipche.

Hollësitë e kredive të reja nuk dihen, por si kryeministri ashtu edhe ministrat sigurojnë se ato nuk do të kalojnë kufirin kritik prej mbi 60 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Para nisjes për në Londër, zëvendëskryeministri Nikolovski tha të martën se, sipas tij, "kushtet e ripagimit dhe normat e interesit për fondet nga marrëveshja do të jenë më të mira se çdo huamarrje e mëparshme" dhe "fillimisht është e mundur që të lëvizim nën normën e inflacionit, por hollësitë do të zbulohen pas një muaji, deri në një muaj e gjysmë”.

Nga gjashtë miliardë eurot në kuadrin financiar me Mbretërinë e Bashkuar, rreth 2.2 miliardë euro do të tërhiqen në ciklin e parë pesëvjeçar, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Kochoska, në emisionin "360 Gradë".

"Dy miliardë gjatë pesë vjetëve janë 400 milionë euro. Kjo është rritja vjetore e borxhit publik krahasuar me këto investime, të cilat, nga ana tjetër, do të kontribuojnë në rritjen ekonomike", thotë Dimitrieska-Kochoska.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Nikolovski njoftoi se fondet e para priten deri në fund të verës, dhe punimet e ndërtimit mund të fillojnë në fillim të tetorit. Kompanitë vendase pritet të marrin pjesë deri në 70 për qind në zbatimin e projekteve të infrastrukturës./ REL

starmer mickoski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj