LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut publikon të dhënat e personave të dënuar për abuzim seksual, shënohen 353 persona në regjistrin e pedofilëve

Në regjistrin e pedofilëve, i cili tani për tani është i disponueshëm vetëm në gjuhën maqedone www.registarnapedofili.mk  janë publikuar deri tani emrat e 353 personave, 14 prej të cilëve janë gra.

16 Mars 2026, 14:58 Nga E.d
Maqedonia e Veriut publikon të dhënat e personave të dënuar
Foto ilustruse

Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajon që me qëllim parandalues u ka mundësuar qytetarëve qasje online në identitetet e personave të dënuar me vendim përfundimtar për vepra që lidhen me pedofilinë, përfshirë fotografitë e tyre, pseudonimet, adresat e vendbanimit dhe veprat për të cilat janë dënuar. Kushdo mund t'i shikojë këto të dhëna me vetëm disa klikime.

Në regjistrin e pedofilëve, i cili tani për tani është i disponueshëm vetëm në gjuhën maqedone www.registarnapedofili.mk  janë publikuar deri tani emrat e 353 personave, 14 prej të cilëve janë gra. Burime nga Ministria e Politikës Sociale thonë se po punojnë që faqja të jetë e qasshme edhe në gjuhën shqipe.

Krijimin e këtij regjistri e mundësoi Kuvendi i Maqedonisë me miratimin në vitin 2012 të një ligji të posaçëm që përcakton qartë 11 vepra penale që çojnë në përfshirje në regjistër.

"Regjistri përditësohet rregullisht me të dhëna të reja. Personat e dënuar përfshihen në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga drejtoria kompetente për zbatim të sanksioneve, në përputhje me ligjin”, thanë për DW përfaqësues të Ministrisë së Politikës Sociale.

Në regjistër përfshihen persona të dënuar për vepra penale seksuale ndaj të miturve, përfshirë sulmet seksuale, veprat që lidhen me pornografinë me fëmijë, prostitucionin e fëmijëve, joshjen e fëmijëve, incestin dhe trafikimin e të miturve.

Megjashi: Hap i mirë por i pamjaftueshëm

Përfaqësues të organizatës joqeveritare "Megjashi”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thonë se regjistri i pedofilëve është një hap i mirë, por jo i mjaftueshëm. Mbrojtja e fëmijëve sipas tyre nuk mund të mbështetet vetëm te regjistri dhe kërkon masa të tjera konkrete.

"Regjistri i pedofilëve ka rol të caktuar parandalues dhe informues, por regjistra të tillë nuk duhet të shihen si zgjidhje e vetme, por vetëm si pjesë e një strategjie më të gjërë, serioze dhe të udhëhequr institucionalisht për parandalimin, sanksionimin dhe mbojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual. Pa një qasje sistemore, asnjë mjet i tillë nuk mund ta përmbushë qëllimin e vet” thonë përfaqësuesit e "Megjashit”, ambasada e parë e fëmijëve në botë.

Nevojitet edukim sistematik dhe i vazhdueshëm

Sipas Megjashit ka një rritje serioze të rasteve të sulmeve seksuale ndaj fëmijëve. "Shifrat e larta të këtyre rasteve janë si rezultat i një dështimi serioz të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Të dhënat tregojnë qartë se shteti ende nuk po bën mjaftueshëm, veçanërisht në fushën e parandalimit. Nevojitet edukim sistematik dhe i vazhdueshëm, ndërhyrje e hershme, koordinim më i mirë dhe mbështetje për viktimat” thanë nga "Megjashi”.

"Megjashi” prej vitesh mban të hapur linjën "Alo Bushavko”, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë kur ndihen të rrezikuar ose u janë shkelur të drejtat.

Në pesë vitet e fundit përmes kësaj linje janë regjistruar nëntë raste që lidhen me pornografi të miturish, dhunë online, hakerim profilesh dhe shfrytëzim seksual të të miturve.

Rëndësia e parandalimit
Sipas ekspertëve dhe statistikave personat e dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, kanë tendencë të përsërisin veprën, prandaj parandalimi është i rëndësishëm.

Sipas profesoreshës së të Drejtës Penale, Vedije Ratkoceri, këto krime njihen si "oportune”, pasi kryerësit shfrytëzojnë rrethana të favorshme pa planifikim paraprak. Andaj, sipas saj, regjistri luan rol kyç në parandalim.

"Kur një prind ka dyshime ose dëshiron të verifikojë nëse personi me të cilin fëmija i tij është në kontakt, qoftë fqinj, mësues apo trajner, ka qenë më parë i dënuar për vepra që lidhen me abuzimin seksual apo trafikimin e të miturve, ai mund të konsultojë regjistrin dhe ta marrë këtë informacion në çdo kohë. Kjo pa dyshim do të ndihmonte për parandalimin e abuzimit të mundshëm ndaj fëmijëve”, tha Ratkoceri.

Ndryshimi i ligjit shton numrin e denoncimeve

Përfaqësues të Ministrisë për Punët e Brendshme thanë për DW se pesë vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2021 deri në vitin 2025, janë denoncuar gjithsej 472 raste që lidhen me abuzim seksual të fëmijëve.

Të dhënat tregojnë për një shtim të denoncimeve ndër vite: në vitin 2021 janë denoncuar 67 raste, në vitin 2022 u denoncuan 93 raste, ndërsa në vitin 2023 numri i tyre ka arritur në 116 raste. Në vitin 2024 janë regjistruar 91 raste, ndërsa në vitin 2025 u regjistruan 105 raste.

Shtimi i denoncimeve lidhet edhe me ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2023. Sipas tyre kufiri i moshës për përcaktimin e viktimës në këto vepra penale u rrit nga 14 në 15 vjeç, sepse pjesa më e madhe e rasteve lidhen me sulm seksual ndaj fëmijëve që nuk kanë mbushur moshën 15 vjeç dhe bashkëjetesë me të mitura. Legjislacioni i Maqedonisë së Veriut e parashikon edhe mundësinë e kastrimit kimik për personat e dënuar për këto vepra penale, një masë që nënkupton trajtim hormonal me qëllim uljen e dëshirës seksuale./DW

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj